NDRYSHE NGA DJE

NDRYSHE NGA DJE
(E përgjithshme)

Unë nuk mërzitem me bindjet tuaja,
është e drejta jote të mendoshë or mik,
e dimë se kemi bindje të kundërta,
ndryshe nga dje ti më thoje armik.

Nuk mërzitem dhe kur nervozohesh
është e drejta jote or miku im i mirë,
s’mërzitem kur bindjen tënde mbron,
ndryshe nga dje ti më tregoje qelinë.

Nuk mërzitem as do mërzitem me ty,
ti fol sa të duash për bindjen tënde që ke,
unë do të mbroj bindjen time pa frikë,
sot fjala nuk lidhet me zinxhirë si dje…

Bindjet le ti lemë në një anë,
Unë dhe ti o miku i mirë,
atdheun ta mbrojmë nga barbarët,
mos t’ja shesim votën lukunisë së hajdutërisë!

@Xhavit Gasa

1 Like