Në botën e Lindës

Një nga këngëtaret me stilin më unik në skenën shqiptare, Linda Rukaj, e njohur për publikun si kitaristja dhe vokalistja e grupit “Linda në botën e çudirave,” një artiste e talentuar që e ndanë jetën në mes Tiranës, vendlindjes së saj dhe Parisit ku është duke i vijuar studimet, pa lënë anash as Prishtinën, të cilën e viziton shumë shpesh. Këtë herë e sjellim në Flatra në një intervistë përmes së cilës zbulon planet dhe projektet, që e karakterizojnë karrierën e saj artistike.

Filluat karrierën tuaj si ”Linda në botën e çudirave” si e kujtoni atë periudhe ?

Jam marr me muzikë shumë më përpara se të krijohej grupi ”Linda në botën e çudirave”, por me këtë grup patëm më shumë sukses dhe shumë dalje televizive, koncerte etj. Ka qenë një periudhë tepër e bukur, e vrullshme dhe rebele punk ! E nisëm këtë grup thjesht për tu kënaqur me njëri-tjetrin dhe jo për të bërë karrierë në muzikë, por sa herë që bënim koncerte apo merrnim pjesë nëpër evente të ndryshme kishim gjithmonë sukses. Kjo gjë na shtyu që ta shihja këtë grup më seriozisht dhe të punoja më shumë mbi kompozimet dhe performancat, që të ishin sa më të veçanta, por gjithmonë duke mos harruar që gjëja më e rëndësishme ishte që në të kënaqeshim dhe të dëfreheshim.

Po sot cila është ”bota” juaj e re si ne aspektin akademik edhe atë artistik ?

Në tërësi vazhdon të jetë e njëjta bote, e çuditshme ! Por pak më shumë kompetitive dhe kërkuese, por gjithmonë mundohem të ruaj anën e argëtimit kur krijoj ose luaj muzikë sepse e di tashmë që nëse unë ndjehem mirë dhe kënaqem në skenë, edhe njerëzit do kënaqen. Është një çlirim energjish dhe një marrëdhënie që ndjehet edhe nëse nuk kuptohet.

Në albumin tuaj të parë ”Jam” ishit si protagoniste në vokal dhe kitarë, ndërsa studimet i ndiqni për kontrabas jazz. Si ndërthuren me njëra-tjetrën këto disiplina dhe cila mbetet pika juaj më e dashur ?

Mua më pëlqejnë të gjithë instrumentet muzikore, dhe jam kurioze që të provoj gjëra të reja, por sigurisht që kitara është ajo, e cila më hapi shumë fantazi dhe më bëri të kuptoja se si të kompozoja dhe të shoqëroja veten ndërkohë që këndoja. Ndërsa kontrabasi është një instrument ende shumë i ri për mua, pavarësisht se që në momentin e parë që kam luajtur, më ka përfshirë të gjithën sepse ka tërësisht tjetër ndjesi dhe të ndez të tjera dëshira muzikore. Për mua tani është bërë i pandashëm bashkë me kitarën, edhe ukulelen. Nuk mendoj se jam person që ka pika të dobëta, në përgjithësi me pëlqen shumëllojshmëria dhe larmia në muzikë dhe në jetë. Mendoj se është shumë qejf kur kupton se ka kaq shumë gjëra për të mësuar e për të bërë dhe se në fund të fundit të gjitha këto duhet në radhë të parë të shërbejnë që të na bëjnë të ndjehemi të lumtur.

Si do ta përkufizonit veten në art ?

Arti është kaq i gjerë dhe i shumëngjyrshëm, saqë nuk di të jap një përkufizim përfundimtar se si mund ta shoh veten aty, e në këtë rast në muzikë. Mund të them që më pëlqen të luaj shumëllojshmëri rrymash dhe instrumentesh dhe të eksperimentoj me zërin dhe se asgjë nuk më tremb. Përkundrazi më shijon edhe më shumë kur gjërat bëhen edhe më të vështira. E vetmja arsye pse merrem me muzike është fakti që kjo gjë më bën të krijoj, të mësoj, zbuloj veten, aftësitë e mia, deri ku mund të shkoj, edhe sa mund të mësoj, dhe më jep pasion për ta jetuar jetën në maksimum ! Ky është një proces dhe udhëtim shumë i bukur sepse takon dhe njeh njerëz të ndryshëm dhe e vendos veten në situata që nuk kishe menduar se mund të ndodheshe, dhe je gjithë kohës në lëvizje dhe udhëtim.

Sipas jush cili është misioni i artistit në shoqëri, ndërsa kam parasysh revoltën, që ju bëtë për mbrojtjen e Valbonës?

Mendoj se në radhë të parë është misioni i të gjithë njerëzve, që të kontribuojnë në një shoqëri më të civilizuar, të paqshme dhe të ndërgjegjshme. Të gjithë mund të japim diçka nga vetja çdo ditë për të bërë rrethin shoqëror më të mirë dhe funksional. Nuk është vetëm detyrë dhe mision i artistëve. Revolta për mbrojtjen e Valbonës u mbështet nga shume njerëz dhe ndoshta arti, muzika në këtë rast, ndihmoi që njerëzit të bëheshin më të bashkuar dhe të ndërgjegjësoheshin më shumë dhe të kuptonin që kauza të tilla janë të drejta. Arti ka forcën që t’i bëjë njerëzit edhe më pasionante dhe të ndjeshëm.

Cilat janë planet për të ardhmen?

Për momentin jam shumë aktive në koncerte të ndryshme në Paris, por edhe në Tiranë së fundmi. Kohët e fundit duke ardhur shpesh në Tiranë kam bërë njohje të reja me muzikantë të rinj shumë të talentuar, siç janë grupi All In Band. Një grup i formuar nga pesë djem shumë të talentuar, që mendoj se janë ndër grupet më të mira tani për tani në rrethet muzikore në Tirane. Këtë vit jam duke u marrë me shumë projekte të ndryshme muzikore si dhe me albumin tim, që shpresoj të dalë dikur nga shtatori. Gjithashtu jam duke përfunduar studimet dhe shumë angazhime të tjera muzikore në Paris, Tiranë dhe Prishtine.

– Intervista u be per Revista Flatra

4 Likes

urime sa nji mal per linden dhe rrofsh gjergji se na u bo koka_rama, masha, basha, kama, sutra, _

2 Likes

ahaha :grinning:

Linda eshte shume e talentuar, na mungon ne Shqiperi.

Lina bella Linda, ka pas qene nje kenge italiane dikur.


Urime Linda dhe sa me shume krijimtari dhe argetim per vehte dhe per ata/ato qe te pelqejnel.

1 Like

Mos e shiko kete se mund te te pelqeje dhe me shume z. berber.

Urime goces, dhe sa me shume koncerte :yum:

suksese por gjynof qe ka zgjedhun instrument te gabum

https://www.youtube.com/watch?v=-rPOS4GQD50&list=PLSg77wZFrogDW2H_QALDYJ4IsLIPAiDxb&index=6