Në Itali, shakaja me "futje duarsh" hap një debat serioz

“Ishte një shaka”. Ky ka qene justifikimi i vetem qe stafi i Maria Di Filipit ka dhene deri tani, pas transmetimit te videos qe ngjalli reagime te forta proteste ndaj programit te talenteve mjaft popullor ne Itali. Idea e shakase eshte e thjeshte, njeri nga balerinet do t’i “fuse duart” kengetares Ema Marrone ndersa ajo kendon ne skene. Ne video mund te shihet sesi djaloshi i prek kengetares te pasmet, e pastaj gjoksin edhe pse ajo qartazi e kundershton duke e shtyre e duke i folur nen ze tek kendon.

https://www.youtube.com/watch?v=IrdSbPXkmAc

Megjithese shume njerez e kane gjetur fyese shakane e organizuar nga producentet e Amici, duke grumbulluar edhe mbi 10,000 firma ne nje peticion online, ne Itali keto gjera shihen disi ndryshe nga menyra anglo-saksone. Il Corriere della Sera, gazeta me e madhe ne Itali, dukej se e merrte lehte incidentin, duke shkruajtur se shakaja shkoi pak larg, dhe “kengetarja reagoi keq”.

Ne televizionin transmetues te “Amici”, nje tjeter program, “Stricia la Notizia” i dha Ema Marrones cmimin “Tapiro d’Oro” (Milingonangrenesin (?) e arte), nje vleresim ironik qe u jepet cdo jave njerezve te famshem qe kane bere gafa te ndryshme. Teksa e pranonte cmimn Ema Marrone qeshte por tha “ne ate moment ndjeva emocione shume te forta.”

Jo te gjithe e kane marre me kaq sportivitet. Ne faqen zyrtare ne Facebook te “Amici” komentues te shumte kane shprehur indinjate ndaj “ngacmimeve seksuale” qe iu bene Ema Marrones. Mbi te gjitha, shqetesimi i tyre qendron ne faktin se prekja e padeshiruar e nje gruaje, duke u kthyer ne nje “shaka” behet dicka e pranueshme. Por nga sa duket, per nje pjese te mire ne Itali, e tille eshte.

“Pervec kengetares, nje shaka e tille prek edhe te gjitha viktimat e dhunes dhe abuzimeve, duke i bere te besojne se abuzimi eshte normal - aq normal ne fakt, sa ne duhet te qeshim me te,” - thote Cristiana De Lia per gazeten “The Local”. De Lia eshte themeluesja e organizates “La Malafemmina” qe ka si objektiv mbrojtjen dhe edukimin kunder dhunes seksuale ndaj grave.

Italia ka nje problem me dhunen seksuale ndaj femres, gje qe e ben situaten me alarmante per disa nga organizatat e perfshira ne debat. Sipas statistikave, 1 ne 3 gra italiane raportojne te jene dhunuar ne nje forme apo nje tjeter, te pakten 1 here ne jete. The Independent shkruan se ne Mars, nje burre ne Itali u shpall i pafajshem per perdhunim, pasi viktima nuk bertiti. Ndersa 1 nder 4 te rinj italiane thone se dhuna kundra grave eshte e jusfifikueshme kur behet per “dashuri” apo kur, sipas tyre, provokohet nga veshjet seksi.

hajde tashti, jepi, u hap bordelloja me komente morale demokratike: “çte duhet ty mer jau pse i futi dyret! nuk eshte se t’i futi duret ty mer jau!”

O dio mio, me ça merret peshku i Blendit, te ishte Saliu ne vend te Rames KM do kishte materjal te bollshem nga Shqp.

2 Likes

Epo italianet njihen per gastronomi, jo per humor.
Il Corriere paska ik per wool.

Shikoni more djema, eshte gjithcka qeshtje perpecioni.

Po ti kishte pelqy emes do ishte nje akt romantik, kurse tani quhet abuzim. Gjithcka e vendos truri i femres

2 Likes

Gjetja e qelluar. I paska shku ne vend scoop-i e marketingu produksionit.

…Italia ka nje problem me dhunen seksuale ndaj femres, gje qe e ben situaten me alarmante per disa nga organizatat e perfshira ne debat. Sipas statistikave, 1 ne 3 gra italiane raportojne te jene dhunuar ne nje forme apo nje tjeter, te pakten 1 here ne jete…

Jo bre e keni gabim!
Ja u prishet humorin snobisteve te PPU me kete statistike.
Ne Shqiperi ndodhin keto gjera jo ne Ital ku ka vetem njerez te kulturuar.

Duke qene se tani tv jane te lidhur me internetin, regjizoret perpiqen te fusin edhe nga pak kripe-sheqer ne programet e tyre, qe te kene sa me shume klikime, qe dmth me shume centen/qindarka.

për të gjithë ata që e venë në dyshim a u bezdis cuca apo jo: vini nënën tuaj në vend të saj dhe imagjinoni.

1 Like

Blendi jone, ne vend qe te marri pjese tek tema tjeter, Sfida per Shqiperine, ta gjalleroje ate teme se eshte ne interesin e tij, vjen e mirret me budalliqet e Italise.
Blendo, atje tek Sfida per Shqiperine, atje ku thuhet; Klik hier, nuk mund te klikosh dot. Jo se dua te regjistrohem, por desha te shoh kot.
Edhe asaj pyetjes time, per t’ju ndihmuar, nuk iu pergjigje. E di ate shprehjen popullore shqiptare; Pordhet e medhaja, grisin breket e veta.

Nuk e di përse nuk ndërhyn prokurori, por kjo s’do me thënë se është hiçasgjë futja e duarve një femre.

Futja s’ka mbarim, po nejse. C’tu behet femrave ne indi e rasteve qe femra edhe s’ka goje e as ku te ankohet, se kesaj ketu i rrofte llogaria bankare.

Meqe eros eshte ekuivalente me thanatos, atehere perdhunimi eshte ekuivalent me vrasjen, dmth, sipas formules sy per sy e dhemb per dhemb, meriton denimin me vdekje!

Sy per sy dhemb per dhembe i bie qe perdhunuesi te perdhunohet. :slight_smile:

nga pikpamja e logjikes formale po, ndersa ne realitet jo, sepse vrasja eshte njekohesish edhe vetevrasje shpirterore, dhe njesoj perdhunimi eshte edhe veteperdhunim shpirteror.

S’barazohen kurre. Perdhunimi me vrasjen.
As 30 vrasje nuk e barazojne nje perdhunim.

Fakti qe ti mendon se “30 vrasje nuk e barazojne nje perdhunim”, eshte ekuivalent me faktin qe prokurori qe nuk denon (edhe femen humoriste zhardina me shume virgjeresha te tjera humoriste) mendon te kunderten: qe 30 perdhunime nuk e barazojne nje vrasje.

Cfare qendron mbi faktet kontroversale :stuck_out_tongue:, eshte mbifakti qe kjo shoqeri eshte e palluar, dhe nuk e kupton qe eshte, e ka gjithnje mrena, i duket normale!

Cdo doktrine (fetare etj) e pergatite njeriun per vdekjen. Si dicka “e pranueshme” ne cdo çast. Pastaj ato me kapak floriri etj.

Perdhunimi ne kuptim shpirteror e human ka ekuivalentin e bombes atomike si dëm.

Hajdegeri ka thene pak a shume se shperthimi i bombes atomike ne Hiroshime ka ndodhur kohe me pare ne kulturen shkencore, ne llojin e konceptimit te botes.

Ne kete kuptim bomba atomike vazhdon te shpertheje e kontrolluar ne studjot televizive te Maries faqekurabies dhe ne turi te dashur telespektatore te rrezatuar me rreze alfa, beta dhe gama.