Ne Jemi Femije

Ne jemi femije,
Nga ata qe rrine strukur ne lumturine e dhimbjes se perditshme.
Me faqe te cjerra,hunden e kuqe,floket kacube,me gishtat me gjak.


Ne jemi mëditës.
Nuk flasim shume ngaqe jemi te uritur.
Rrime e presim prinderit cdo muzg.
Ata kurre nuk na perqafojne.
As veten.


Ne jemi femije
Nga ata femije,qe femijet e tjere i shohin nga rrjetat e lojrave me topa shumengjyresh.
Nuk dime akoma asnje perralle.
Kemi vetem nje vegim te degjuar copa-copa.
Per borebardhen dhe 7 xhuxhat,Pinokun,Hirushen dhe Harri Poter.
Thone se ne fillim i vizatojne.
Pastaj u veshin rroba te pastra,te bukura,qe ne fund ata t’na lumturojne.


Ne jemi femije
Dhe presim me padurim te zbardhe.
Te lind’ dielli.
Qe me pas ne te fluturojme
Nder dite te arta.


Cerrik, 29 maj 2017.

3 Likes

Dhimbshmerisht e bukur.