NËSE KËNDEJ JU BIE RRUGA
Mos më pyetni sa vjeç jam e ku kam lindur,
mos më thoni e vogël që thur ëndra foshnjore,
nëse ju hmubet rruga shihni sytë e mi të ndritur!
Në ju mungofshin fjalët vështroni tokat pjellore!
Nëse këndej ju bije rruga zotërinj nga qyteti,
mos ecni majë gishtash t’i shmangeni baltës,
unë e di vini rrallë vetëm për karrike deputeti,
me fytyrat të pispillosur me kostum e kollare!
Dëgjojeni fjalën time nëse ju bie rruga këndej,
jam n’moshën engjëllore duart i kam me baltë,
unë fik televizorin kur flisni ju në parlament,
m’tremb fjalori juaj më shumë se ujku në mal!
M’shani sa të doni kur t’lexoni këto vargje,
m’thoni poeti flet me vete s’flet fotografia,
ju lutem mos shkelni mbi këto mesazhe,
askush t’vërtetat s’i thotë kristal si fëmija!
@Xhavit Gasa