Nisma, ja si u bënë bashkë të rinjtë, që mbrojnë lumin Shkumbin

Ndërkohë që, ushtria po pastron rrugët kombëtare nga mbetjet, ata kanë vendosur që të pastrojnë shtratin e lumit Shkumbin. Të gjithëve u ka rastisur të shikojnë në verë një pamje skandaloze të lumenjve pa ujë, ku të qeset plastike, veshje dhe mbetje, varen nga degët dhe rrënjët e shkurreve përgjatë shtratit. Të rinjtë e Librazhdit janë angazhuar që të paktën në territorin e kësaj bashkie, lumi të mos ketë më këtë imazh të keq.


Nisur nga kjo situatë një grup studentësh të Inxhinierisë së Mjedisit nga Librazhdi i vunë vetes një qëllim: të mbrojnë lumin Shkumbin nga ndotja. Arlis Alikaj, Enxhi Albrahimi dhe Serxho Koçi me banim në Librazhd nisën nëpërmjet një faqeje në rrjetet sociale grumbullimin e të rinjve. Arlisi thotë se vite më parë lumi ishte argëtim për ta, atje laheshin, luanin, madje kapej dhe peshk. Tani Shkumbini thuajse është braktisur dhe mbuluar nga mbeturinat. “E filluam duke postuar sa më shumë foto për situatën në të cilën ndodhet lumi dhe duke denoncuar abuzuesit. Shfrytëzimi pa kriter i inerteve, hedhja e mbetjeve buzë lumit nuk duhet të vazhdonin”.

Grupimi i të rinjve filloi të zmadhohej edhe me nxënës të gjimnazeve. Nëpërmjet disa aksioneve u larguan shumë mbetje plastike nga brigjet e lumit, por nuk mjaftonte vetëm kjo. Tashmë do të duhej ndërgjegjësim. Çdo javë takimet me komunitetin buzë lumit kanë pasur si qëllim mbrojtjen në të gjitha format ligjore të kësaj hapësire. “Nuk mjaftonin vetëm nisma pastrimi, por duhej ndërgjegjësim e po kështu sensibilizim i vetë institucioneve, që nuk e kishin në asnjë listë mbrojtjen e lumit sidomos nga hedhja e mbetjeve. Pas disa përpjekjeve është arritur që të gjitha bashkitë buzë lumit të kenë një vëmendje të veçantë për të pavarësisht forcës politike që e drejton”.

Mbrojtja e lumit Shkumbin nuk është i vetmi objektiv i këtij grupi. Në bashkëpunim me gjimnazin “Ibrahim Muça” do të organizohen çdo javë orët e gjelbra për të nxitur të rinjtë ta duan mjedisin dhe të kontribuojnë për ta mbajtur pastër. Sot janë 45 aktivistë vetëm në Librazhd që ndërsa patrullojnë lumin dhe raportojnë për çfarë dëmton rrjedhën e tij, kanë vendosur qëllime të tjera në mbrojtje të mjedisit jo vetëm të zonës së Librazhdit.

Për të rinjtë mbrojtës të lumit Shkumbin është realizuar një dokumentar, që mbështet vullnetarizmin e tyre për një çështje që i përket të gjithëve, mbrojtjen e lumenjve.

Konica.al Bardha Nergjoni, Arlis ALIKAJ

5 Likes

Bravo! Ja ku dolem prape te puna vullnetare.:blush:

le te enderrojme per nje te ardhme ku nuk ka te huaj qe marrin iniciativa per te pastruar mjedisin shqiptar e ku resortet e turisteve nuk do bejne dallim racor duke i mbajtur larg pushuesit shqiptare, te etiketuar si “zhulsa”

Cfare do me thene “prape?” Po i referohesh te kaluares kur behej “pune vullnetare” cdo te djele? Nese po, atehere vertete ishte “pune vullnetare” por ishte e detyruar, pa vullnet. Per me shume pyesni disidentin nr. 1 te atij regjimi.

Me behet qejfi qe shikoj kete lloj ndergjegjesimi, sidomos qe po punojne per te ndergjegjesuar banoret te mos e demtojne lumin. Ishalla vazhdojne keshtu se zakonisht keto lloj nismash nisin me zulm te madh po veniten shpejt.

1 Like

Jo jo nuk e kam aty. E kam fjalen per nje debat qe u hap para ca kohesh me Edvinin rreth Estonise dhe punes vullnetare.

1 Like

Rasti i Edvinit ishte sherbimi vullnetar ushtarak , grumbullimi ne grupe rezerviste

Shqiptarët po rizgjohen në mbrojtje të atdheut.

1 Like

Ne mbrojtje te atdheut nga vete shqiptaret qe hedhin plehrat si tu vije, si lopa bajgen.:grin:

Shtetas shqiptarë. Ata që hedhin mbeturinat e shkatërrojnë mjedisin nuk janë shqiptarë, por armiq të atdheut të shqiptarëve.

Jane sabotatore thuaj.

1 Like

Videoja ishte mospëlqyer nga 8 vetë dhe pëlqyer nga 10 të tjerë…D.m.th., 8 mbetje njerëzore, që duhen shfarosur, janë shqetësuar shumë nga veprimi i këtyre të rinjve, sepse është fillimi i ndalimit të aktivitetit që ata bëjnë përditë, me qëllim shfarosjen e Shkumbimit e jetës. Ata 8 duhen lidhur me një gur e duhen hedhur në Shkumbin…

1 Like

Persa kohe nuk krijohet Bursa sipas parimeve te mia ose sipas principeve perendimore, gjendja keshtu do vazhdoje, terhiq e mos e keput, mizerje.

1 Like

Si do rregullohet gjendja e lumit Shkumbin nga Bursa z. Pjer? Apo do te shitet pjese pjese?

Nepermjet obligacioneve te CO2 e dashur, ke material boll per kete pune tek VQ e Intervista e dhjetorit te 2014.