Një CV e mirë apo?

Mundësi punësimi për një konsulent vendas… vend i lirë pune… tre mundësi punësimi për trajnues.
Kriteret: Duhet doemos me shumë vite eksperiencë në fushë, kurse ti sapo ke mbyllur studimet dhe pardadoksi i gjithë kësaj… mosha duhet të jetë, 24-30. E natyrisht… preferohen femra.

Këto janë disa kritere për tu punësuar sot në Shqipëri që ofrohen për të rinjtë, të cilët pas studimeve trokasin në çdo derë me një CV dhe disa referenca që as vete punëdhënsit nuk i kuptojnë. Me një mesatare të ekselences, me disa gjuhë të huaja të mbrojtura dhe për më shumë trajnime prej vendasve dhe të huajve. Një cv, ku çdo punëmarrës do ta gllabëronte, për ta pasur pjesë të stafit.

Mirëpo, ne jemi të gatuar pak si keq, një brum i thartuar, që të zë dhimbja e stomakut me çapën e parë. Ah si jemi të gatuar ne!
Kërkohen të mirët, por si për dreq, humbasin gjatë rruges. Seç përzgjidhen, ca çupka të bukura, ca djem të kryetarit, të zvendëskryetarit. Kushurira e deputetit. S’ka lidhje me konsulencen se ka mbarura për modeling në Bosnje, por ka prezenc, stil në të veshur, jane kritere dhe keto.

Dyer që na përplasen në fytyrë. Kërkon një vend pune, por përtej, janë disa elemente, që jo të gjithë mund ti zotërojnë. Duhet të jesh miku I dikujt, mbesa e një prokurori, servili I një deputeti, ose me keqja dashnorja e shefit.
Klaudia, vajza nga Malësia e Pukës, “ekselente” në studime dhe zotëruese e 3 gjuhëve të huaja, nuk i ka këto kritere. Një mik deputet, apo me linjat perfekete. Mbronë me dinjitet djersën e këtyre viteve teksa thot :”U bënë tre vjet që kam mbyllur studimet 3 plus 2, për Financë-Kontabilitet me mesatare 9.9 dhe ende nuk më kanë dhënë mundësin për një punë. Maksmumi që më kanë ofruar janë praktika dy apo tre mujore, që unë i kryej me suksesë dhe në fund, dikush tjetër e zë vendin tim”

Kjo është (sh)vlera e CV-së së mirë në këtë vend! Të kthehemi në kërminj të vegjël, për t’u zvarritur pas çdo peme, për pak hije.

Kështu idealet thyehen gjatë rruges, bashkë me të humbet vlerën dhe CV-ja, përpjekja e madhe e jetës, mbuluar nga djersa e lodhjes dhe ndershmërisë. Por jo vetëm, humbasim të gjithë, duke kultivuar paditurin dhe injorancën. Duke e lën vlerën e dijes të flej në gjumin letargjikë!

Enida Vërça

1 Like
  1. perfekete
  2. Mbronë
  3. mundësin
  4. paditurin
  5. lën
  6. flej
  7. letargjikë
  8. pardadoksi
  9. punëdhënsit
  10. zvendëskryetarit
  11. Kushurira
  12. mbarura
  13. prezenc

Ekselencë hesapi. (Kushedi si eshte perpiluar CV-ja…)

Persa i perket temes, kudo ne bote, per cilindo vend pune, njeriu duhet te “prostituohet”. Jo vetem per te fituar vendin e punes, por edhe per te ruajtur vendin e punes. Perndryshe behuni sipermarres.

2 Likes

Ne rrethin tone shoqeror, se me gjere nuk na e mban, kemi nje batute “nuk behesh drejtor po nuk pate mesataren e shkolles se larte 5” Ata miqte, mire qe futen, po te futen per me te mirin e fisit apo shoqerise, sille ketu, por jo, ata futen per me torollakun. Ne Shqiperi nuk pi uje CV-ja, kjo eshte vertetuar ne cdo institucion, si shteror, ashtu dhe privat. Shqiperia ende eshte ne tranzicion vlerash, meritokracie. Per sa kohe partite politike do kene ende pushtet ne zgjedhjen e titullareve, por dhe te nepuneseve te thjeshte deri ne rang sanitaresh, CV-te do jene thjesht trofe te pavleresuara, te shkuara dem.

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

as ketej resumeja nuk eshte absolutja per nje vend pune.
Te pakten keshtu eshte tani.
Dikur ndoshta ka qene me ndryshe.
nuk e lexova shkrimin, though

Perse nuk pi uje resumeja?
Po kush pi uje?

Per koincidence, po me tregonte dikush ne Albanie. Se c’kishte bere nje sherr me nje ne pune dhe e kishin “share”: ty te mban ne pune vec CV-ja, dmth nje me Hodo leckamanin, pa krahe, miq etj etj.:smile:

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

2 Likes

Ndertoni biznesin tuaj, mundesisht jashte sistemit.

2 Likes

resumeja nuk eshte absolutja, thame.
por duhet, se duhen mbuluar krahet.
qe dmth, per formalitet.
Vleren pastaj e ka ‘jointly’ me elemente te tjere (personaliteti, njohjet - aka referral i kujt eshte, elemente CASUAL per kompanine dhe kandidatin. etj)

E vertete kjo fjalia e fundit.

Kërkohen të mirët, por si për dreq, humbasin gjatë rruges. Seç përzgjidhen, ca çupka të bukura, ca djem të kryetarit, të zvendëskryetarit. Kushurira e deputetit. S’ka lidhje me konsulencen se ka mbarura për modeling në Bosnje, por ka prezenc, stil në të veshur, jane kritere dhe keto.

Te miret humbasin rruges sepse punesohen militantet first

3 Likes

tant e lexova…
ku eshte ai djali qe thote, epo i ka kapitalizmi keto…
Dhe ne shq. kapitalizmi eshte ai i llojit me te eger fare, sa per reference

Jo, se kerkesat jane te tilla, qe i shkojne pershtat ose politikave te majta fare (tip socialdemokracia skandinave), ose ekonomi e zhvilluar (usa).

Ska ndonje vend pune ketu tek peshku?

Po ka per karrem, per me shume pyt adminet.:stuck_out_tongue:

:smiley: karremi ca eshte?

Une pyetjet I kam shume te sinqerta dhe aspak provokuese :stuck_out_tongue:

ha ha

1 Like

Po ti nuk ke degjuar te tjerat qe thuhen ketej lol. Kam nje kushurire, nje nder mesueset me te mira te nje gjimnazi, punon si dreqi dhe perseri shprehet “nuk me mban ne pune as diplloma, as vleresimet, as puna qe bej, por burri qe vete i kap drejtuesit sa here qe hedhin vickla” Kjo eshte Shqiperia.:triumph: Nuk vleresohet puna ketej, o jo. Ta bejne qejfin me goje, por kur vjen puna per te te mbajtur ne pune, mbajne te tjere, edhe pse nuk bejne as gjysmen e punes tende.

Jo po i vene faj z. Trump pastaj, e kujtohen mbas 10 vjetesh …Jo jo nuk kompromentohem, ja Trumpi shkrete per nje te kapme po i iken presidentlleku.:stuck_out_tongue: