(Dhe një rifreskim për ju të tjerët)
Franca do zgjedhë një president të ri së shpejti. - Shumë mirë, - thoni ju, - por ne jemi ende duke marrë veten pas lëvizjeve tektonike të 2016-ës. (Brexit! Trump!) Megjithatë, duhet t’u kushtoni vëmendje zgjedhjeve në Francë. Njëri ndër vendet më të rëndësishme të Europës mund të përfundojë nën drejtimin e ekstremit të djathtë, apo dikujt që nuk është zgjedhur kurrë më parë për asgjë. Në çdo rast, pasojat do të ndihen në të gjithë globin.
Ja gjithçka që ti duhet të dish në lidhje me zgjedhjet që po vijnë.
Pse duhet t’ia dish?
Nëse je brenda BE-së:
BE-ja është boll e zënë duke u marrë me divorcin me Mbretërinë e Bashkuar, ama dy nga kandidatët e këtyre zgjedhjeve janë betuar se do ta nxjerrin Francën nga Bashkimi gjithashtu. A mundet bashkimi 28 kombësh t’i mbijetojë largimit të dy prej vendeve më të pasura dhe më të populluara? Me gjasa, jo. “Një qeveri franceze që braktis euron do ishte një tronditje politike më e fortë se Brexit,” thonë dy analistë.
Nëse je në Amerikë:
Ka një ndjesi që po forcohet se këto zgjedhje presidenciale, njësoj si në Amerikë, do sjellin ndryshme që askush nuk është në gjendje t’i parashikojë. Një vëzhgues i politikës franceze thotë se frëngët janë lodhur më të majtën dhe të djathtën këta 30 vjet, e tani duan të përmbysin tavolinën. Një botë akoma më e paparashikueshme nuk është e mirë për amerikanët. Dy garat, ajo në Francë dhe ajo e vitit të shkuar në ShBA kanë shumë ngjashmëri të frikshme: kandidatë që s’të mbushin syrin dhe nga ata që të alarmojnë. Akuza për korrupsion dhe shumë. shumë gafa.
Nëse je diku tjetër në botë:
Emigrancioni është njëra ndër çështjet më të rëndësishme që do të trajtohen në këto zgjedhje, dhe çdokush që synon Francën sidomos nga vendet islamike, mund të shohë sesi dera mbyllet dhe kyçet. Një ndër kandidatët kërkon ndalimin edhe për emigracionin e ligjshëm.
Nëse interesohesh për tregjet:
Dy kandidatët kryesorë kanë vizione shumë të ndryshëm ekonomikë. Njëri do që Franca të braktisë monedhën e përbashkët dhe të mbrojë vendet e punës në Francë. Tjetri është mbështetës i fuqishëm i idesë për një integrim akoma më të ngushtë europian. Tregjet e urrejnë paqëndrueshmërinë. Shihni sesi reaguan pas zgjedhjeve greke në vitin 2012. Pas largimit të Britanisë, Franca është ekonomia numër 2 në BE dhe sigurisht, largimi i saj do kishte ndikim të madh.
Kur janë zgjedhjet?
Roundi 1 është më 23 Prill. Pastaj dy kandidatët me më shumë vota do të përballen në Raundin 2 në datën 7 Maj. Po, është proces me dy faza. Është ndryshe nga ShBA, ku fati i një kandidati vendoset në një ditë të vetme (ditë që mezi vjen në fakt). Është gjithashtu ndryshe nga sistemi indian, ku zgjedhjet presidenciale zgjasin 5 javë.
Kush janë personazhet?
Marine Le Pen
http://i2.cdn.turner.com/cnn/2017/images/04/17/le_pen.png
• Kush është: Drejton Frontin Nacional, partinë e e ekstremit të djathtë dhe është në krye të garës në raundin e parë. Është kontroverse, për shkak se partia e saj ka një histori ksenofobie dhe anti-Semitizmi. Ajo është përpjekur ta zbusë imazhin e partisë me sukses të pjesshëm. Në prill psh. ajo tha se Franca nuk kishte përgjegjësi për herën kur hebrenjtë e Francës u grumbulluan dhe u dërguan në kampet naziste. Kjo deklaratë nuk u pranua aq lehtë.
• Çfarë premton: Do që Franca të dale edhe nga BE, edhe nga NATO. Do që emigrimi të jejojë vetëm 10,000 “hyrje” të reja çdo vit. Ajo e sulmon globalizimin dhe është betuar të luftojë “islamin radikal”. Ngan si fytyrë e parë? Nëse ajo fiton, do jetë e para presidente e ekstremit të djathtë në historinë e BE-së.
• Interesante: Pasi mbaroi juridikun ajo punoi si avokate dhe mbronte në gjykatat franceze emigrantë pa dokumente.
• Shokuese: Në moshën 8 vjeçare ajo i shpëtoi një atentati me bombë që shkatërroi shtëpinë e familjes së saj. Sulmuesit kërkonin të vrisnin të atin e saj që themeloi Frontin Nacional.
Emmanuel Macron
http://i2.cdn.turner.com/cnn/2017/images/04/17/macron.png
• Kush është: Ky është surpriza më e madhe ndër pesë personat që garojnë. Është një politikan centrist të cilin askush nuk e merrte seriozisht në fillim. Nuk kishte mbështetjen e asnjë partie të rëndësishme, ndaj formoi partinë e tij. Dhe… Voila! është i dyti në sondazhe pas Le Pen-it.
• Çfarë premton: Ai mbështet masat liberale por miqësore ndaj biznesit, të cilat mund të ngrejnë ekonominë. Ai do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe policinë. Ai do paga më të mira për mësuesit dhe bashkim në një kohë kur Franca është e përçarë në shumë fraksione.
• Interesant: Kur ishte 17 vjeç i tha mësueses në gjimnaz se një ditë do martohej me të. Dhe ashtu ndodhi.
Francois Fillon
http://i2.cdn.turner.com/cnn/2017/images/04/17/fillon.png
• Kush është: Fillon përfaqëson Partinë Republikane dhe është quajtur edhe Thatcheri i Grancës për politikat e tij konservatore. Në fillim ai kryesonte garën presidenciale, por pastaj shpërhteu një skandal mbi mënyrën sesi familjarët e tij paguheshin për punë ku nuk shkonin fare, dhe kjo i nxori gjërat nga binarët për Thatcherin francez.
• Çfarë premton: Kërkon që Franca t’i japë fund javës së punës me vetëm 35 orë. Të ulë shpenzimet publike dhe të heqë taksën mbi pasurinë e të ulë emigracionin. Dhe njësoj si Margarita, ai nuk ka frikë të ndeshet me sindikatat.
• Interesant: Jeton në një kështjellë të shekullit të 12-të.
Jean-Luc Melenchon
http://i2.cdn.turner.com/cnn/2017/images/04/17/melenchon.png
• Kush është: Përfaqëson Frontin e majtë, një koalicion mes ish komunistësh, të rinjsh të pakënaqur dhe revolucionarë në moshë madhore. E kanë quajtur Bernie Sanders i Francës. Është oratori më i mirë ndër kandidatët për president dhe sondazhet e tregojnë në ngjitje.
• Çfarë premton: Premton të ngrejë pagën minimale dhe të ngrejë taksat për të pasurit për të ndihmuar shtresën e varfër franceze.
• Interesant: Ka përdorur hologramet gjatë fushatës, duke u shfaqur në disa sheshe qytetesh të ndryshëm, në të njëjtën kohë.
Benoit Hamon
http://i2.cdn.turner.com/cnn/2017/images/04/17/hamon.png
• Kush është: Është kandidati i Partisë Socialiste dhe është i fundit ndër pesë kandidatët në sondazhe. Të jesh socialist në kohën e Francois Hollandes është kosto e rëndë për një politkan në Francë pasi francezët e përçmojnë Fransuanë. Aq i papëlqyer është Holldande sa nuk kandidoi për herë të dytë.
• Çfarë premton: Do që të krijojë “të ardhurën bazë universale”, të legalizojë kanabisin, dhe të aplikojë “taksën robotike” që do t’i vihej teknologjive që marrin punën e njerëzve.
• Interesant: Dikur e quanin “Beni i vogël” për shkak se është vetëm 1.62 m.
Cilat janë çështjet kryesore?
Ekonomia
Franca është në telashe ekonomike. Papunësia është në nivelin 10%. Rritja e PBB është e dobët. Franca ka nevojë për një shkundje por kandidatët, sigurisht nuk bien dakord me njëri tjetrin se ç’lloj shkundje duhet të jetë. Njëri prej tyre, Melenchoni, do që t’i taksojë të pasurit 100%. Një tjetër, Le pen, do që të dalë nga euro.
Debatet
KA SHUMË
• Gruaja dhe dy nga fëmijët e rritur të Filloniit akuzohen se kanë përfituar mbi 1 milion dollarë për punë si asistentë në parlament, për të cilat as nuk janë shfaqur ndonjëherë të punojnë.
• Le Pen postoi imazhe të dhunës së ISIS duke kryer vrasje (gjë që në Francë konsiderohet tabù). Parlamenti europian tha se ajo mund të ndiqet penalisht për këtë.
• Macronit i është dashur të tërheqë fjalët e rënda që tha ndaj së kaluarës kolonialiste të Francës dhe gjithashtu të mohojë një aferë jashtëmartesore.
Emigracioni
Është çështje shumë e rëndësishme këto zgjedhje. Shumë besojnë që politikat emigratore e kanë përkeqësuar situatën e papunësisë në Francë dhe kanë kontribuar në sulmet vrastare që ndodhën dy vitet e fundit atje. Dhe si në shumë vende të tjera në Europë, e djathta ekstreme po e kalëron këtë çështje duke fituar popullaritet me votuesit.
Pra, kush ka shanse reale për të fituar?
Le Pen dhe Macron kanë gjasat më të mira për të kaluar raundin e parë. Pastaj, Macroni mund ta mundë nëse bashkon forcat e majta dhe ato konservatore të cilat ndjejnë neveri nga idea e Frontit Nacional në drejtimin e vendit. Por, le të mos harrojmë se deri natën e votimeve, askush nuk mendonte se Donald Trump kishte një shans real, por tani e quajmë Presidentin e Botës së Lirë.
Ç’ndodh pas zgjedhjeve?
Për Francën Pas këtyre zgjedhjeve Franca do të mbajë zgjedhejt parlamentare në Qershor. Shumica e punëve në Francë kryhen nga Qeveria dhe Kryeministri të cilët zgjidhen nga ata që kanë shumicën parlamentare. Ndaj, kushdoqoftë President, nuk mund të bëjë shumë pa patur një mbështetje të fortë me deputetë në parlament. Ndaj drama politike në Francë nuk mbaron me zgjedhjen e presidentit.
Për pjesën tjetër të Europës
Në shtator kemi zgjedhjet në Gjermani. Kancelarja Merkel, e cila tashmë konsiderohet gruaja më e fuqishme e botës, përballet me një mundësi reale për t’u mundur për shkak të politkave të saj pranuese ndaj refugjatëve. Merkel ka 11 vjet në pushtet. Por edhe ajo vetë e ka pranuar se politkat e emigrimit e kanë lënduar politikisht partinë e saj.
Nga Doug Criss, CNN
I, Ilustrimet Alberto Mier dhe India Hayes, CNN.
Përgatiti për Peshkupaujë.com, Blendi Salaj.