Një në tre parashkollorë zotëron një Smartphone

Një e treta e parashkollorëve dhe dy e treta e fëmijëve në shkollë fillore një smartphone apo tablet, dhe 50% e tyre po i përdorin të pambikqyrur, tregon sondazhi më i fundit i Australian Child Health.

Doktoresha pediatre Anthea Rhodes, drejtuesja e këtij sondazhi kombëtar, tha se ishte diçka shqetësuese se e dinim që shumë fëmijë po kalonin tepër kohë në këto pajisje. Kishte pak prova se përdorimi i një smartphone e zhvillonte trurin e këtyre moshave të vogla, por nga ana tjetër kishim shumë raste që përdorimi i madh i këtyre mjeteve sillte probleme tek shëndeti për fëmijët e vegjël, veçanërisht probleme me gjumin, me shtimin e peshës dhe gjendjen emocionale.

Një prej zbulimeve më të rëndësishëm të sondazhit ishte se pothuajse gjysma e fëmijëve përdorin rregullisht këto pajisje në kohën e gjumit, gjë që i sjell probleme me orarin e gjumit. Ndërsa akoma më shqetësuese ishte shifra, se 85% e prindërve e pranonin se i jepnin fëmijëve të tyre telefonat apo tabletët për t’i mbajtur të zënë, kur kishin punë për të bërë.

The Guardian - https://www.theguardian.com/technology/2017/jun/21/one-third-of-preschoolers-own-smartphones-or-tablets-child-health-poll-finds#img-1

Femijet jane problem I gjithe shoqerise jo vetem I prinderve. Nese shoqeria nuk nderton mundesi ku keta femije te kalojne kohen ndryshe prindi pak ka ne dore. Mesoje si te duash ne shtepi do dali jashte do shikoje te tjeret me smartphone dhe do kerkoje. Duhet te jete prindi jo vetem me kulture po dhe I ngeshem, dhe ne keto ritmet e jetes sot veshtire te jene bashke keto karakteristika.