“Një personalitet i dyfishtë i femrës shqiptare”

Nga: Enida Vërça

Tashmë dhuna është një fenomen i njohur në çdo cep të kësaj Shqipërie të vogël, por me bëma të mëdha. Në momentin që del jashtë derës së shtëpisë, asgjë nuk është më e sigurtë, sepse është e pamundur të mbështjellësh frikën me sigurinë. Kur ndodhesh jashtë derës së shtëpisë çfarëdo të ndodhi, kapërdihet me pak vështirsi. Por, ajo që nuk përballohet dhe nuk kapërdihet as më lehtë se kafshata e mjerimit, është kur dhuna ka zënë rrënjë brenda familjes tënde. Kur ti përshëndetesh me të çdo ditë. Kur zgjohesh dhe fle me një realitet, që të zgjon nga çdo ëndërr. Kjo është e padurushme.
Femrat janë ato që i prek më shumë ky fenomen që po ecën me ritme të shpejta duke mbërthyer fort shumë familje shqiptare. Dhe një prej tyre është familja H në qytetin e Vlorës. Zonja e shtëpisë Sh, e ka të përditshme një të rrahur nga bashkëshorti i saj F. Është për të ardhur keq se si ai e keqtrajtonë dhe ajo që nuk mud të ndryshoj asgjë.
Por, ky është realiteti i hidhur që si znj.Sh, e jetojnë dhe shumë femra të tjera. Ato janë nënat tona, motrat tona, shoqet tona, dhe shpesh jemi edhe ne, që ndonjëher nuk e kuptojmë, ose ka raste të tjera që nuk duam ta pranojmë. Punë mentaliteti kjo e fundit. Znj.Sh. Është rreth të 45-ve, shtëpiake dhe nënë e tre vajzave, ndërsa F me profesion është polic. Duket ironi e fatit se si një polic rreh gruan e tij, spse polici në gjakun e tij ka rendin, sigurinë dhe jo panikun e frikën. Një herë e ka rrahur aq fort dha kaq shumë sa ra pa ndjenja. Sapo u kthye nga puna, nën efektin e alkoolit, ndërsa ajo po kthehej nga dyqani. E tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e lagjes, duke sharë dhe ofenduar. Grushtat njëri pas tjetrit binin në trupin e saj thatanik dhe vocrrak. Por, jo vetëm grushta, por shkelma kaq të fortë, që më shumë të dhimbin në shpirt.
Ajo nuk ishte prej guri e as prej druri, por prej mishi dhe gjaku, i cili po i rridhte në fytyrë. Asaj nuk i interesonte veprimi i bashkëshortit, por sytë tanë që nuk e shmangnin dot jë situatë të tillë.
Sh. nuk rezistoj dot më, ashtu e përhumbur, duke kërkuar me ngurim që ai ta lëshonte, ra pa ndjenja në tokën e pluhrosur e të thatë. Vajzat rënkonin pas saj të lemerisura dhe duke u mbështetur njëra-tjetrën. Ai, “babai” i tyre dhe “bashkëshorti” i saj ndihej i lumtur, i plotësuar, ndoshta i kishte munguar një veprim i tillë prej ditësh.
Kjo grua i jeton këto situata çdo ditë. E përse nuk nuk ngrihet ta denocojë këtë njeri? Përse nuk kanë një mbrojtje këto fema? Përse kanë frikë të tregojnë realitetin që jetojnë, t’u çjerrin maskën e t’i hedhin tutje bashkë me vuajtjet e tyre? E kanë të vëshitrë dhe besoj se është e vëshitrë. Babai im njëherë e ka qëlluar nënën time me një shuplakë të lehtë, por më shumë rëndoi veprimi. Unë asnjëherë nuk kam thënë që babai im e ka rrahur njëherë nënën. E kam të vëshitrë ta pranoj. Sepse e cilësoj atë si heroin tim dhe busullën e orintimit të familjes sime. Dhe Sh. nuk e ka denoncuar asnjëherë burrin e saj, sepse ai është burri i shtëpisë, pra është burrë dhe burri e rreh gruan. Sepse është preh e paragjykimeve. Sepse jeton në një metalitet ku shoqëria është maskiliste dhe gruaja konsiderohet si “shtojcë’’ e burrit edhe në vitet e kësaj demokracie të lartë. Sepse Sh. mendon për vajzat e saj, duke e duruar për kaq vite burrin e saj. Ka frik të tregojë realitetin në të cilin jeton, sepse dhe ndoshta nuk e pranon dot pavarsisht se ka vite që është e dhunuar. Ajo ecën me një shprehje të urtë që populli ka thënë dikur: “Sa vrima ka muri, aq halle ka burri”, kjo vjen si pasojë e botëkuptimit të saj, arsimimit të munguar dhe kushteve jo të favorshme ekonomike për një mjedis të ngrohtë familjar. Vazhdon më tej me faktorë të tjerë, ku sipas psikologeve këto femra kanë një vetëvlersim të ulët për veten.
Kjo është situata në të cilën jetomë. Jetë e hidhur, e vështirë, e papërballueshme, por ekziston, është aty ku jemi dhe ne. Nuk e ndryshojmë dot? Sigurisht që e ndryshojmë, por vetëm zëri i znj.Sh nuk mjafton, sepse është i pafuqishëm dhe i padëgjueshëm i vetëm. Nësë do t’i bashkangjiteshin dhe zëra të tjerë do të bëhëj i fuqishëm. Nëse media do të punonte për t’i zbardhur këto ngjarje, nëse shteti do të merrte masa, nëse shoqëria do të ndërgjegjësohej, por mbi të gjitha nëse këto gra do t’i bënin të dukshme këto ngjarje të jetës së tyre, gjithçka do të ishte ndryshe.
Dhe nëse këto gra nuk do të jetonin me një personalitet të dyfishtë, ku ndryshe jetojnë në familje dhe ndryshe shfaqen në shoqëri. Rastet do të ishin të pakta në numër, për të mos thënë inekzistentë. Por, nëse ne si shoqëri do të ecim gjithmonë me këtë “Nëse” çdo gjë do të jetë aty ku është. Asgjë nuk do të ndryshojë, sepse ne nuk jemi të fortë t’a përballojmë. As znj.Sh, as femrat e tjera nuk meritojnë të jetonë nën petkun e dhunës. Njeriu, nëse e mbështjell vlerën e tij në këtë guackë të ashpër dhune, është i padukshëm edhe pse mund të jetë gjigand.
Dhe këto femra do të jetojnë në këtë guackë të kufizuar të veprimatrisë së dhunës dhe janë të padukshme, kur nuk e shfaqin hapur guackën në të cilën jetojnë, sepse thejstë është e vëshitrë që organet kompetente t’i identifikojnë. E nësë znj.Sh do ta shfaqte, realiteti ndoshta nuk do të ishte më i bukur, por ky burrë nuk do të ishte ai që është sot!

1 Like

Qe te behemi shtet duhet te fusim nje lende te re ne xhimnaz. Ne moshen 15 vjecare shtti duhet ti dhuroje cdo femre nje pistolete, e ne shkolle ta mesoje ta perdore. Vetem femrave duhet tu lejohet armbajtja dhe ligji te mos e denoje kir vret nje qen.
Qeni mund te jete ne familje apo ne rruge. Sa me pak nga keto kafshe e aq me shpejt behet shqiperia.
Kanuni e ka pas mbroj gruan nga gjakmarrja, e gruaja ka pas akses relativisht te lehte tek arma ( cdo familje ka pas pushke).
Derri do plumb, kushdo qofte derri!

Andej nga Berati a ku di nga c’zone perreth kam nje kusho e cila ka lene te fejuarin pa i marre leje prinderve dhe s’ka ngrene hic dajak as nga ata as nga ai. S’eshte pra aq e gjithandejshme ceshtja.

Zaho Koka

Yje Te Pashuar Vellimi I

Femer e dashur, mesohu t’ia dalesh vete , dhe mesohu me idene qe çfaredo lloj gjeje qe te besh per nje pjese gjithmone do jete e gabuar , pikerisht sepse je femer. E nese je dhe e bukur akoma me keq.
Nese vishesh keq, do thone s’di.
Nese vishesh bukur do thone do qe te dukesh. Nese nuk arrin diçka do te te thone e paafte dhe akoma me keq nese arrin diçka , do thone " kush e di ç’ka bere qe arriti aty". Je gjithsesi e denuar nga fjalet e njerezve. Do te flasin per ty te gjitha femrat qe te kane zili e ne thelb duan te jene si ty por nuk e arrijne dot. Do flasin per ty dhe ato pseudomeshkuj qe nuk kane shansin me te vogel me ty dhe e dine, dhe e vetmja gje qe ju mbetet eshte perseri te flasin. Dhe me ndyret jane ata te cilet te qeshin ne sy e bejne sikur te duan, e mezi presin te vjellin vrer prapa shpine. Mos u merzit . Jane pikerisht aty ku dyhet te jene. Mbrapa teje. Jeta eshte shume e shkurter , dhe shume e bukur per te menduar per tjeret. puno per veten , vishu per veten, mendo per veten , jeto per veten. Pra ne thelb. Duaj vetem veten.

I dobët fare shkrimi po ashtu edhe statusi i gazetares në dt 27 / 10. 2016

-po ça e padukshme, se po na habit ?! ju vete po thoni ne rrefimin tuaj qe bashke me mehallen dini gjithcka per zonjen. Sh nga qyteti N… -ju e ditkerkeni mire qe kjo e ngrata e paska racion drurin njehere ne dit (para apo pas buke ska rendesi)… ju madje paskeni asistuar si deshmitare live gjate dhunimit qe i eshte bere zonjes.Sh. -atehere cfare keni bere ju , perse nuk e keni denoncuar kete ngjarje ??
-zonja Sh nuk mund ta beje kete,. ska kurajo, e ka pranuar fatkeqesine e saj sepse mentaliteti, sepse mendon qe eshte e papune, sepse mendon femijet etj etj… -po ju…ju, shoqeria, ku jeni ??

1 Like