Njihuni me katër studentët shqiptarë, që do të punojnë deputetë

Një nga risitë e parlamentit të ri që do të mblidhet në Shtator për herë të parë, janë numri i lartë i të rinjve. Por për herë të parë në historikun e jetës parlamentare shqiptare, në karrigen e rëndësishme të “përfaqësuesit të popullit” do të ulen edhe katër student.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve referuar dokumentacionit të deputetëve të rinj, deputetë-studentë janë dy vajza nga Lëvizja Socialiste për Integrim; Kejdi Mehmeti dhe Floida Kërpaçi, ndërsa studentja e tretë është deputetja e PDIU-së në Dibër, Reme Lala.

Edhe pse Mehmeti zgjidhet për herë të dytë deputete, ajo ende vazhdon studimet për Inxhinieri. Kurse ligjvënësja tjetër nga radhët e LSI, Kërpaçi, e cila ulet për herë të parë në Kuvend dhe që është njëkohësisht edhe kryetare e LRI-së, vazhdon studimet për mjekësi, dega Farmaci. Deputetja Reme Lala që fitoi nën siglën e partisë së çamëve në Dibër është vetëm 22-vjeçe dhe vazhdon studimet, për degën Financë

Studenti-deputet i katër dhe që ka marrë sërish mandat nga radhët e PS-së është Anduel Xhindi, djali i ish-deputetit të ekzekutuar në vitin 2009, Fatmir Xhindi. Sipas CV-së që ai vetë ka dorëzuar në KQZ, Xhindi ka deklaruar se po vazhdon fakultetin e Ekonomisë që prej vitit 2006, por ende nuk e ka përfunduar atë

Kjo qenka vertet nje risi, dhe uroj te japin me te miren, me te llogjikshmen, jo si disa te stazhionuar tej mase qe flasin rruma per tuma.

U be parlamenti si kopesht pa dreke .

2 Likes

çe put, do te marrin fund shpejt e shpejt siç e kane nisur. demagogji e gjalle.

Se mos e keqja eshte tek keta te katert. Ajo eshte gjithandej, ngado qe te lexosh emrat e deputeteve. Ja po e filloj me nje dhe pastaj vazhdoheni ju me te tjere: Edi Paloka- idiot i lindur!

qe do punojne deputete

mire eshte te mos punojne ne ate pune

Urime, urime

1 Like

Creme de la creme nuk ke ci thua.

1 Like

ai mund te kete me vlera si njeri, nga keto tre gocat. nuk njihen njerzit nga CV as nga shkolla qe bejne.
kapiteni mire duket ne stuhi, e jo ne kohe me diell, ku anija ecen vete. fakti sot qe fusin ne pune e ne poste gjithandej femrat, eshte qe anija ecen vete, s’ka nevoje per kapiten.
shtrengata e pare keta do te jene te gjithe ne fund, siç dhe koha e ka treguar vazhdimisht.

Ky Xhindi e ka pas Plakun Deputet po ja vrane tek dera e shtepise dhe sja kan kap ala Vrasesin prandaj tallen Vrasesit me te.

Kurse kjo Lemja eshte Come dhe arriti fitore spektakulare ne Diber ku nuk ka kom Cami. Ymeri, Plaku i vet eshte me shume lek, dhe kish shku tek gjithe dyqonet e zonet ku te varferit kishin lista ushqimore…dhe i kish pagu te gjitha borxhet e zones qe ta bonte Gocen Deputete.
ne kete zone nuk ka mo lista ushqimesh te papagume te fukarenjve, e thon qe nuk ka permiresime per zgjedhje.

1 Like

dmth e meritojne postin.
pastaj deputet s’ke asgje ne dore. ti ndjek direktivat e partise qe ta ka vene emrin ne liste.

puna me e mire, eshte te jesh Konsull diku. merr ate rroge qyl dhe merresh me aktivitetin tend. shumica artistve te medhenj te shekullit 19-20 ishin konsuj. Stendal, Balthus, etc.

Se di, Josephina akuzon se posti deputeti shkoji deri 500 000 evro…noi gjo ne dore duhet ta kene ose noi gjo me dore duhet ta kapin.

4 parazite plus per ate vend te varfer