Shkencëtari japonez Jeshinori Ohsumi u bë fituesi i çmimit Nobel për mjekësinë, falë punës së tij me qelizat “vetëngrënëse”. Qelizat kur vdesin nuk hidhen poshtë, por zhvishen nga materialet e përdorshme, ashtu si një makine të shkatërruar mund t’i përdoren pjesë të padëmtuara. Ky proces quhet autofagia, nga greqishtja, vetë-ngrënës. Kur autofagia nuk ndodh në nivelin e duhur, kemi plakje të shpejtë, ndërsa kur ky proces i shfrytëzimit të qelizave të vdekura është tepër agresiv, mund të shkaktojë rritje kancerogjene. Por njohja e mirë e ketij procesi mund të na ndihmojë të luftojmë sëmundje si kanceri, alzhaimeri etj.
Këtë javë, çmime edhe për fizikën, kiminë dhe paqen. Javën tjetër shkencat ekonomike…
opo per ate pune, plakat labe meritonin cmimin nobel ne mjeksi me kohe… dhe vetem per faktin se me nje shprehje te vetme, kane spjeguar ne menyren me te thjeshte te mundshme se cfare eshte semundja e “leuçemisë”. … -ku ishe o shejtan, se “ma bere gjakun ujë”.