Nobeli për ekonominë për Hart dhe Holmstrom

Një “bravo” e madhe Prof. Anastas Angjelit për nivelin profesoral dhe njohuritë e tij të thella speciale që arriti të na prezantojë aq jetësorë ata dy ekonomistët e nobelizuar 2016!

Sikur një tekst i ngjashëm të kish qenë redaktuar nga një student ende kandid në ekonomi - larg qoftë nga një peshk i zakonshëm, besa vështirë se do të kishim patur rastin të mëtonim se përsëritja e paragrafëve të tërë mbetet nënë e dijes ekonomike ; apo më mirë ende, të shijonim ato shprehjet aq mirë të përzgjedhura lidhur me kontributin madhor të dy myteberëve anglo-finno-amerikanë në lëminë e kontratave në ekonomi.

Edhe një herë, falemnderit nga thelbi ekonomik i zemrës, Prof Angjeli.

P.S: gjynah që antarët e komisionit Nobel nuk arrijnë të kuptojnë këtë “shqipe të mallkuar” - sikundër thoshte ai Karnavaleve - dhe nuk englendisen duke lexuar Panoramën, pasi ndoshta… në mos Nobel, do të kishin shpikur ndonjë çmim tjetër për këtë shkrim kontribut madhor- ndoshta atë “të vulgut ekonomik më të arrirrë!”.

1 Like

Akademiku Angjel Bananja na ndricoi per c’ka nuk arrin ta kuptoj vete. Kjo kerkon aftesi te vecanta. Si te percjellesh gomarin nga veshet.

Prej atij moskuptimi te mallkuar s’po e merr Nobel dhe ekonomisti i shquar shqiptar Pjer Thomas. :disappointed_relieved:

… dhe pikërisht, prej këtij shkëmbimi fjalësh po aq “të mallkuar” i përfoluri nobelizues Pjer Thomas nuk i qaset më këtij PPU të ri!

Fajin e ka Sistemi! Sistemi i ri i juaj nuk eshte i mire per Nobelistin e pazgjedhur.