Nuk do shpërqëndroheni më në makinë

Së shpejti, Apple do hedhë bashkë me iOS 11, një opsion të ri për iPhone, i cili nuk do ju lejojë të hiqni vëmendjen nga makina, e të shikoni mesazhet në telefon.

Opsioni i quajtur “Mos Më Shqetëso Gjatë Ngarjes së Makinës”(Do Not Disturb While Driving), do jetë i mundur për telefonat që do përditësojnë sistemin e operimit në iOS 11. Çdo herë që telefoni do jetë i lidhur me makinën nëpërmjet Bluetooth apo me një kabllo, kur makina të jetë në lëvizje, telefoni do ndalojë çdo mesazh apo njoftim të ri. Nëse dikush ju shkruan, telefoni do kthejë një përgjigje automatike duke thënë se jeni në timon dhe nuk mund të përgjigjeni për momentin.

Ekrani i telefonit do jetë i fikur, dhe do ju largojë dëshirën e rrezikshme për të kthyer përgjigje menjëherë, dhe do ju bëjë udhëtimin më të sigurt. Por, gjatë rrugës mund të shikoni programet e hartave apo navigimit.

Përditësimi i ri i iPhone, sistemi iOS 11 do jetë i mundur vetëm për pajisjet që operojnë me 64-bit, duke bërë kështu që iPhone 5 dhe 5C nuk do jenë më të përdorshëm.

1 Like

Edhe ti mendon se njerezit prape nuk do ta prekin cellin gjate kohes qe I japin maqines??! Mah asnjehere se perdor ate opsionin ‘don’t disturb’ lol

Lajmi eshte qe molla po forcon vjetersine ne aparate celulare jo aq te vjeter.