Nxënësi i klasës së 5-të ndihmon të moshuarën të kalojë rrugën

Te Premten ne oren 16:23, ne kryqezimin Bulevardi Dyrrah dhe Rruga Fetah Ballanca ne Durres, e moshuara 67 vjecare me iniciale S. D. u mundua disa here te kalonte ne trotuarin tjeter por u nderpre nga 2 makina me targe DR dhe 1 me targe FR qe pershpejtuan krahe saj tek pane te moshuaren t’u zinte rrugen. Madje njeri nga automjetet u ferkua me trasten qe mbarte patllexhane dhe qepe te njoma, te sapo blere ne tregun fshatar.

Tek pa situaten, nxensi i klases se 5te ne shkollen lokale Jusuf Puka, u hodh ne veprim, duke kapur te moshuaren me njeren dore, dhe me tjetren u beri me shenje makinave te ndalojne. Pas 2-3 provash te pasukseshme, me doren pepara, i vogli hodhi hapa te guximshme kundrejt trafikut duke e detyruar kete te fundit te ndalonte per disa caste.

“Qyqja, qyqja qen t’u m’shtyp e s’i boni syni terr” - tha e moshuara S.D. per gazetaren tone. Mos kish qon ai cuni vogel, do kisha vdek sone! Nuk kalojm dot rrugen se t’shtypin. Jan bo njerzit ujqer. Qyqja mi non, po lene plaken t’kaloj rrugen se s’u bo qameti se u vonut 2 minuta. " - tha qytetarja teper e indinjuar. “Nuk do me ja dit mo njeri per ne pensionistet!” - shtoi ajo.

Kur e pyetem heroin e vogel se c’e shtyu te bente kete akt trimeror, ai tha per agjensine tone se i erdhi keq si per nenen e tij. Kur e pyetem nese kjo ishte dicka qe kishte mesuar ne shkolle, ai u pergjigj se jo – aty kete vit sapo kishte filluar Fiziken. “Mu m’ka pas thon babi qe kur ka qen mosha ime kan pas i lond per edukate sociale qe i msoshin nxonsit me ndihmu pleqt kur kaloshin rrugen, por tani kemi lond ma t’veshtira edhe msojm ma shume se atehere.” - tha djaloshi me krenari, tek puhiza e eres i rrihte baluket. “Po ka ngaqe kam nigju babin qe m’thoshte qe ndihmonte pleqt kur ishte i vogel, edhe prandaj edhe une thash te ndihmoja kete nonen sot.” - shtoi heroi.

Pensionistja ne shenje falenderimi i ofron djaloshit nje domate te fresket nga trasta e saj, pasi nuk i kishte mbetur asnje qindarke ne xhep nga pensioni minimal qe kishte marr 10 dite me pare. Heroi i vogel buzeqesh me mirsjellje teksa i ngul dhembet domates se lengshme. Ishte nje perfundim teper i embel per kete ngjarje te rralle dhe pak te raportuar nga mediat lokale dhe kombetare.

“Oj nuse, para se t’hikesh, ma shpjego icik nones formulen e pensioneve per 2017-ten, …boja nones kabull!” - na thote e moshuara S. D. tek po largoheshim pas reportazhit.

Korrespondentja ne rrajon A. F. per PeshkuPaUje.com

2 Likes

Te lodh e te vret syte pjesa ne dialekt. Duket pak e sajuar. Gjithsesi, te marrin shembull dhe andej

pikerisht ne Durres… trotuaret per bukuri t zotit,vijat e bardha sado me kursim po gjisesi gjinden dhe normalisht ske nevoj per akrobacina. po kembsoret durrsak e kan per ters me ec n trotuar, i terhek xhadja si me magji. dhe t shofin ne shtremet kur do me kalu me makin.kryesisht gjenerata 50+

none, l po deshe me e honger pensionin luje bythen deri te vijat e bardha se ndryshe ste bojn fajde as formulat.

ta marte dreqi kohen ku jetojme !

erdh dhe momenti qe lajm kryesore theksohet dhe hero dite te shpallesh, nese ndihmon dike te truposh rrugen !
Kijameti , afer…

Duke lexuar storien, pastaj edhe komentet nen te, mendoj se vozitesit ne shqiperi duhet te jene te pashpirte, sepse eshte e kjarte se skane mbetur edhe shume njerez normale, le t’i mbysin edhe keta pak qe kane ndergjegje dhe te bjere rehat ai vend, sdo kete me te atille qe ankohen per te keqen.
Mire eshte qe edhe kriminelet ne shqiperi te mos kursehen, sepse edhe fare pak u ka mbetur qe te zhdukin faren e se mires.
Me shume telashe e neveri jane duke shkaktuar ata pak qyqare qe ankohen e ngrisin zerin ndaj se keqes.