OAZI

Ne mes te shkretetires eshte nje oaz, dhe shume prane oazit tre palma bejne hije.
Poshte palmave, nen hije dremit nje arab, dhe ashtu ndersa dremit shikon ne enderr pothuajse gjithcka qe ndodh ne bote. Shikon nje gare demash, nje zgalem qe gjuan peshk, nje druvar qe po pret dru, shikon malet, lumej, kafshe te rralla dhe njerzine anekend botes me veshjet dhe zakonet e tyre te cuditshme.
Pasi nuk ndjen me as vapen dhe as lodhjen ai ngrihet i mahnitur nga enderra qe ka pare dhe pyet veten nese vertet ekzistojne gjithe ato gjera te bukura, apo oazi eshte i magjepsur, dhe magjia e ka pushtuar ndersa flinte ne hijen e palmave.
Nuk di a duhet ti besoje enderres, e per me shume nuk di nese vazhdon te jete i njejti njeri me ate qe ishte perpara se te flinte. Mos valle dielli e kishte fandaksur dhe tani ishte i marre, apo akoma me keq, i magjepsur.
I pamundur te gjeje shpjegim, hypen mbi deve dhe niset per ne shtepi. Ndersa lekundet mbi shpinen e kafshes, mendon per ate qe dikur kishte qene.
Ne mbremje mberriti ne fshat.
Gruaja dhe femijet qe nuk e prisnin te kthehej kaq shpejte i dalin perpara dhe e pyesin se c’i kishte ngjare?
Pse ishte kthyer nga pazari?
Dhe ai i rrefen gjithcka ka pare ne enderr, i rrefen per vargun e makinave, garen e demave, lumejte dhe liqenet per druvarin, malet dhe boren qe mbulon majat e tyre, per akullin dhe trenat, per njerzit, kuajt dhe lendinat.
Dhe ata e degjojne gojehapur rrefimin e tij.
Aq shume i pelqen gruas ajo qe degjon sa i kerkon qe heren tjeter ai ta marre me vete, por burri druan.
I thote se vendi eshte i magjepsur, dhe se gjithcka mund te ndodhe nese shkojne bashke, por gruaja mendon se ai e genjen, i bie ne gjunje, shkul floket, i pergjerohet.
Ajo kerkon patjeter te shikoje me syte e saj ate qe i rrefeu burri.
Te nesermen ata lene femijet ne tend, hypin mbi gamile dhe shkojne tek oazi.
Pasi freskohen me ujin e tij, burri i kerkon gruas qe te shtrihet nen hijen e palmave dhe te flere.
Dhe ashtu ndodh.
Gruaja shtrihet nen palma, dhe gjumi e merr menjehere.
Burri e shikon qe fle, mbyll syte dhe perpiqet te imagjinoj vendet qe ka pare ne enderren.
Por ngasherimat e gruas i prishin mendimet.
Ajo ngrihet e trembur nga gjumi, e mbytur nga makthi i nje enderre te frikshme ngasheren ne te qara.
Ne enderr ka pare vdekjen e tij.
Kjo e tremb burrin qe sakaq fillon te mallkoj gruan dhe kembenguljen e saj per te ardhur ketu.
Arabi shkul floket dhe mjekrren, perplas callmen ne rere, dhe qan me ngasherima, deri sa lodhet.
Pastaj vendos te shtrihej nen hijen e palmave dhe te shoh edhe ai vdekjen e vete.
Dhe gjumi e merr menjehere.
Fjeti si femije, dhe u zgjua si femije, i qete dhe i lumtur.
Enderra e kishte cuar ne nje vend perrallor ne nje vend te bukur aq sa nuk thuhej me fjale.
Ai bente be se kishte para parajsen, dhe se i vinte plasja qe ishte zgjuar.
Atehere te dy i menduan edhe njehere mire gjerat dhe kuptruan se ishte shkruar qe ai do vdiste dhe do te shkonte ne parajse.
Pastaj mbremja ja zuri frymen diellit.
Po errej, por arabi nuk donte te kthehej ne shtepi.
Ai vendosi ti kalonte ditet qe i kishim mbetur ne oaz, gruaja do ti sillte ushqim nje here ne jave, deri sa ai te vdiste.
Dhe keshtu u ndane me lot ne sy.
Ajo e gjalle dhe ai I gjalle.
Gruaja i hypi gamiles ndersa ai u ul nen palma dhe priti ta zinte gjumi.
Por gjumi se mori.
Dhe ai mendoi per jeten e tij, per femijet dhe per zotin, per tregtine ne pazar dhe vendet qe kishte pare.
Pastaj mendoi per fatin, per oazin, per enderrat dhe parajsen qe e priste.
Ishte kaq i qete.
Nuk kishte frike nga asgje.
Nuk kishte asnje dyshim se gjithcka do te ndodhte si ne enderr.
Keto mendoi deri sa u zbardh.
Ne agim arabin e zuri gjumi, dhe pa ne enderr mendimet e mia, dhe lexoi gjithcka kisha shkruar per te gruan dhe vdekjen e tij.
Qeshi nje hop i cuditur, pastaj u ngrit, i hypi gamiles dhe shkoi ne shtepi.
Kur e pa e shoqja u habit, por ai e siguroi se nuk do te vdiste.
E siguroi se nuk kishte as magjepsje dhe as vdekje.
E gjitha kishte qene vetem nje sajese.
Dhe gruaja nuk e pyeti me per asgje, por e lumtur qe ishte kthyer e perqafoi dhe ata u futen ne tende.
Ne shkretetire, ne mes te hicit, ne mes te asgjese, eshte nje oaz dhe ne breg te tij tre palma bejne hije.
Poshte tyre eshte gjithmone dikush qe shikon enderra te bukura.

1 Like

Endrra te bardha paste per te gjithe ishallah.

Ishalla jarebi!!!