Olio: Programi që të mos hidhni ushqimet e mbetura

Familjet amerikane hedhin çdo vit në kosh ushqime me vlerë 165 miliardë dollarë. Tani, falë këtij aplikacioni të ri, ato mund ta ndajnë me fqinjët e tyre më mirë.

Olio u nxorr për herë të parë në fund të 2015 nga Tessa Cook dhe Saasha Celestial-One. Qëllimi është të lidhë më shumë komunitetin, bizneset dhe dyqanet e ushqimit. Përdoruesit vendosin një foto dhe përshkrimin e ushqimit që nuk e duan më, dhe kohën e vendin ku të tjerët mund të vijnë ta marrin. Për shumë përdorues, ky program shërben për tu njohur akoma më shumë me pjesëtarët e tjerë të komunitetit, por të shumtë janë ata që falenderojnë programin e dy vajzave, pa të cilin do kalonin shumë netë pa ngrënë.

Ideja ishte e Tessa Cook, në 2014, kur u zhvendos me shtëpi. “Kisha ndërruar vendbanimin dhe një ditë kisha shumë ushqim me vete që nuk po e mbaroja dot. Personat që pastrojnë koshat, më thanë se mund ta hidhja në kosh. Por për një moment mendova se pse duhet ta shpërdoroj gjithë këtë sasi ushqimi. Dola rrugëve për t’ia dhënë dikujt që mund të kishte nevojë, por atë ditë nuk gjeta askënd. Mendova me vete, pse nuk ka një aplikacion për këtë motiv?”

Aplikacioni është shkarkuar më shumë se 180.000 herë, dhe vendet që po e përdorin më shumë janë Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Programi është i suksesshëm për zona të vogla, por sfida e dy krijueseve është ta bëjnë të përshtatshëm edhe për rajone shumë më të gjera.

U prish dynjaja , ca spo na shohin syte .

Pra kush s’ka leke per ushqim, duhet te bleje nje celular, te paguaje nje tarife mujore, qe pastaj te gjeje ushqim falas. lol