Opozita duhet të ishte Sexy

Nëse do të tregoheni të durueshëm për vetëm pak çaste, le ta përfytyrojmë Mazhorancën si një partnere me të cilën jemi martuar katër vjet më parë. Ishte dasma e 23 Qershorit, ku u ftuan mbi një million dasmorë, për të kurorëzuar martesën tonë me Mazhorancën Socialisto-LëSëIste që premtonte asokohe “Rilindje”, ndarjen e dy botëve, një Shqipëri tjetër.

Por gjërat shkuan ashtu siç shkojnë zakonisht në martesat ku të shtyn halli (që askohohe ishte ndarja me Saliun). Pas atyre javëve të para pasionante nëpër plazhe, erdhi vjeshta, dhe nusja e re pati përplasjen e parë me ne, dhëndurët, kur deshi të fuste armë kimike në shtëpi, pa na thënë ne asgjë, me kokën e saj dhe me besimin që ne ishim aq të marrosur në dashuri, sa pak sarinë do t’ia falnim nëse kishte vendosur ta mbante nën shtrat. Të gjithë e mbajmë mend sesi u zumë atëherë, sa dhe ajo u habit kur ngritëm zërin atë nëntor, aq shpejt pas muajit të mjaltit.

Ama, veç një rast ishte ai, kur qytetarët mund të ngriheshin aq fuqishëm ndaj pushtetit të Mazhorancës, ne jemi popull pa traditë demokratike, ndaj pjesën tjetër të këtyre katër vjetëve Mazhoranca shumcën e kohës ka bërë si ka dashur. Kundër asaj që premtoi, korrupsionin nuk e grushtoi dot, përkundrazi, sot ai fle në një shtrat bashkë me ne. Veç tij në dhomën e gjumit Mazhoranca futi dhe të fortët e lagjes, ca narkomanë e trafikantë, si dhe gjithë dashnorët e Mazhorancës së vjetër, me të cilët, u miqësua shpejt. Koncesione, PPP-ra dhe Demokracia që na mbeti hibride, media e censuruar, shoqëria e varfër, vendi i braktisur nga rinia.

Ca punë i kam bërë thotë Mazhoranca kur e qortojnë dhe nuk pranon të pranojë faje pasi është tepër fodulle, arrogante dhe siç u kuptua, jo fort e zgjuar. Por ne këto i mësuam të gjitha pas dasmës, siç ndodh zakonisht. Ndaj dhe si njeriu në një martesë të palumtur, po kërkojmë diçka tjetër, më të mirë.

Dhe vijmë tani tek Opozita e sotme, “Ishi” ynë i vjetër me të cilën kishim kalaur tetë vjet para se të njihnim Rilindjen. Në një vend si ai që dëshirojmë, Opozita duhej të na shfaqej si një alternativë tunduese tanimë. Krahasuar me Mazhorancën do dukej si një vajzë plot hire, karshi një plake të ngjirur. Ajo duhet ta kishte përdorur kohën pas ndarjes sonë për t’u transforuar, për të na ofruar ato që Mazhoranca nuk i ka, e nuk na i jep dot. Opozita duhet të ishte fine, aty ku Mazhoranca është harbute, e vërtetë aty ku Mazhoranca gënjen, e guximshme aty ku Mazhoranca ka frikë. Opozita duhet të ishte pranë shtëpive tona kur Mazhoranca humbi rrugën në udhëtimet jashtë shtetit.

Opozita, që të na tundonte për tu ndarë nga kjo martesë zhgënjyese, duhej të ishte më e mirë se Mazhoranca, më inteligjente se ajo, më moderne, më e lirë, më e sinqertë. Por kjo, fatkeqsisht nuk ndodhi. Partia Demokratike nuk e përdori shansin e saj për të bërë atë që bëjnë partitë pasi humbasin zgjedhjet. PD nuk u hap për njerëz të rinj, por mbajti fort ata që e çuan drejt humbjes së thellë. Nuk gjeti guxim të pushtojë të ardhmen por u turr të mbrojë të kaluarën. Nuk formoi një aleancë me qytetarët, por shpresoi (dukshëm) për një të tillë me Metën. E sot, Opozita duket njësoj si ditën kur u ndamë, vetëm se katër vjet më e plakur, më e thinjur nga hallet që i kanë rënë, që nuk janë tonat.

Opozita sot janë po ata burra me dhëmbë të këqinj dhe fjalor të cunguar, që dikur drejtonin ministritë dhe institucinet e shtetit të korruptuar të asaj kohe, e që sot lexojnë nga letra deklarata të frymëzuara me pak raki e ngasin makina të shtrenjta nëpër qytet. Opozita nuk zgjjodhi rininë por pleqërinë, nuk zgjodhi intelektin por kërcënimin, nuk zgjodhi hapjen ndaj publikut por mbylljen (në çadër), nuk pa asnjë moment për gabime të korrigjueshme tek vetja, por nguli këmbë të mbetet po ajo, e pandryshueshme, kokëfortë, aspak fleksibël. Opozita nuk pranon të dëgjojë psh. se 93% e shqiptarëve duan Reformën ne Drejtësi, por i ka zënë rrugën kësaj reforme, sipas saj aksidentalisht, duke e kthyer Ramën në reformator përmes dritëshkurtësisë së saj.

Ka shumë shqiptarë që janë të lodhur, madje edhe të neveritur nga mënyra sesi qeverisin socialistët dhe LSI-stët e korruptuar të Ramës dhe Metës. Ka shumë që e votuan atëherë nga e keqja e nuk do donin t’i jepnin kurrë një votë tjetër ca fytyrave të këqija në Mazhorancë. Por si t’ia bëjnë këta votues të pakënaqur kur në anën tjetër qëndrojnë me lugën ende në brez ish-Ministrat milionerë të PD-së, që në fakt, ashtu si dhe plot socialistë, dhe të LSI-së, vendin e kanë në burg?

Ku janë, pyes me keqardhje, vajzat dhe djemtë e rinj të Partisë Demokratike? Pse shoqërohet me barkëderra? Ku janë të djathtët e rinj, të shkolluar e të europianizuar? Ku janë zërat demokratë? Figurantët nuk quhen. Të mos bëjmë shaka! Ç’ndryshime ka bërë në katër vjet Opozita? Pse nuk shohim goca e çuna në përfaqësimin e PD-së, por të njëjtat fytyra shekullore që na janë bërë derr? A mos duhet derrat t’i përmendim me emër, që të kuptohemi për se po flasim? Apo duhet derrit, t’i themi dajë?

Të gjitha këto i shkruaj për të thënë se kasta politike në Shqipëri, Mazhorancë a Opozitë qoftë, ka humbur kontaktin me ralitetin njerëzor, dhe sheh vetëm si të ushtrojë pushtet e forcohet ekonomikisht mbi jetët e njerëve të thjeshtë. Politikën e kanë mësuar si Mashtrim, e aplikojnë atë si Sundim. U pëlqen vetja shumë për të parë përtej hundës, e adhurojnë zërin e tyre ndaj flasin pambarimisht.

Me shpresë, edhe pse më ngadalë nga ç’duhet, edhe në Shqipëri njerëzit do arrijnë të shohin, se të lidhësh fatin dhe votën me partitë politike tradicionale, është një marrëzi. Kur mjaftueshëm shqiptarë ta kuptojnë këtë, ndoshta do shpëtojmë nga Mazhorancat dhe Opozitat e padenja me të cilat na është dashur të jetojmë deri tani.

Blendi Salaj
Peshkupaujë.com
Kopjimi i pjesshëm apo i plotë i këtij shkrimi pa lejen e shkruar të autorit nuk lejohet. Në rast se e kopjoni pa leje, duhet ta dini se jeni duke na dëmtuar. :wink:

4 Likes

Me te vertete ka shume shqiptare te lodhur me kete lloj politike, por cuditerisht ka edhe shume shqiptare e kryesisht te rinj qe shpresat i mbajne te lidhura ngushte me partite.Jo me larg se 2-3 jave me pare , ne nje te diele plot me diell kur po kaloja per ne Durres, pashe se si ishin dyndyr te rinjte te Pallati i Sportit Asllan Rusi…ne nje moment u gezova se mendova qe kjo kishte te bente me nje aktivitet sportiv,por ne te qinden e sekondes e kuptova se kisha qene shume naive ne gezimin tim.Behej fjale per nje organizim nen siglen e LSI.
Rikthimi te ish-i…gabim.Shume sexy me duket SFIDA.

1 Like

Sipas Wikipidjas, ne leksikonin e perbotshem, kjo quhet 'Sindroma e Shukriut’
Si me thon, edhe brekgris edhe filothong :smile:

5 Likes

Sikur edhe si Jessica Alba te ishte opozita juve prape me Lajen do te ishit martuar.
60% e populit ka nostalgji per kohen e Hoxhes, cfare opozite seksi kerkon ti.
Juve grate i kerkoni si tek ato qe dilnin tek kopertina e revistes “Shqiptarja e Re”.
Mos beni kot sikur ju qan zemra per opoziten,por shkoni e hidhni voten per ata qe keni votuar qe ne 1944 dhe mos na hidhni hi syve me artikuj te tille qesharake.

1 Like

60% e popullit ka nostalgji per kohen e Hoxhes??? Plako, as kot nuk ia ke fut. Mosha mesatare e shqiptareve eshte 30 vjec, qe do te thote se shqiptari mesatar nuk ka jetuar njekohesisht me Enver Hoxhen. Une do ta rishikoja kete bindje qe me ke. Dhe, per Jessica Alben do kisha votuar plak. Laja s’ma merr dot voten mu.

1 Like

Injorant, dembel, drogagji, hajn, genjeshtar, mashtrues, ish-dashnor i stalinit leninit enverit… na dashka nuse te re me plot hire, te menqur e seksi, pale. :slight_smile:

Nuk e thashe une por OSBE ne sondazhin e saj.
Pas rendesi ka sa vjec je,edhe Erion Veliaj i ri eshte por pa shaja pak Enver Hoxhen.
Ne gryke te hidhet se babin oficer e ka pasur…
Njesoj edhe me juve te tjeret.
Shko pak tek zyrat e PS dhe guxo te thuash ndonje fjale te keqe per Enverin dhe ta shohesh ku do te perfundosh.
Ata qe donin opozita sexy ja kane mbathur jashte ne 1990-1997 dhe tani nen rregjimin e Rames.
Pastaj mos shkojme me larg por ne zgjedhjet lokale 2015.
Kandidatet e PD-se ishin shume me lart,por populli enverist shqiptar ja dha voten Gjush Dakos,Elvis Rroshit apo Qazim Sejdinit me shoke.

Keshtu qe sic e thashe mos genjeni veten se gjoja ju vjen keq per opoziten por shkoni e votoni per partine e 1944 se ajo ju solli nga malet dhe ju beri me prona duke vrare te tjeret.

Duhet se pari te biem dakort per i gjo, kjo eshte qeveria me e suksesshme e tranzicionit, duke konsideru rrethanat e trashwgimine qe gjeti. Thyerjet e medha nuk jane tw lehta te ndodhin, mjafton te shohesh rwzistencen per reformen ne drejtesi per ta kuptu kete qe po them.
Reforma administrative ka sjell rezultate te ndjeshme, territorailja po, ajo ne shendetsi po ashtu, ka me pak perceptim per korrupsion, ekobomia dhe borxhi jane stabilizuar, qa doni me, doni dhe nuse ne shtrat e doni dhe te virgjer
Kriminalizimin nuk e solli kjo qeveri, ka qene e do jete sa kohe qe nuk ka ekonomi te mirefillte.
Sot per sot ne skenen e politikes shqiptare nuk shoh alternative me te mire se rilindjen e ps.

3 Likes

Ne fakt edhe literalisht me seksi duhej te ishte. Nder shume sukseset e Rames eshte qe ka mbledhur afer vetes qejflinj. Lajme pikante dite-per-dite nga politika albaneze.

Shiko blendo se ndoshta do pare ne tjeter kendveshtrim çeshtja. Shqiptaret e dun grune ( qeverine) ne shtepi se ben ca pune dhe opoziten dashnore ( thjesht me u hargalis po jo ta fusin ne shtepi).

1 Like

Paralelizmi midis binomit pozite- opozite me nje cift te dashuruarish, ku opozita nenkuptohet si femra qe duhet te shfaqet edhe sexy, eshte jashtezakonisht i dobet. Pozita dhe opozita jane gjithmone gati antagoniste, sidomos ne Shqiperi, nuk ka dashuri mes tyre, sepse smund ta kene pushtetin te dyja, qe eshte dhe qellimi per te cilin ato egzistojne qe ne krye te heres.

opozita jone eshte sexy, por eshte bagjelle

duhet me ndejt ca kohe single per mos me perserit te njejtat gabime ne marredhenie te ardhshme.

1 Like

@ACDC, ky lloj antagozimi ndaj votueseve potenciale e ka rrudhur PD-ne deri ketu. Ne vitet 90 ishte Partia e shpreses per te gjithe. Tani, sipas ketyre qe shkruan ti, i bie qe ajo te mos fitoje zgjedhjet KURRE.

Nevojiten kendveshtrime me te fresketa.

Maks, nuk eshte krahasim kushedi se cfare, por me duket se e ke keqkuptuar. Nuk eshte fjala qe opozita dhe mazhoranca te dashurojne njera tjetren. Jane shemra.

Makso lexoje edhe njehere, ose mere detyre shtepie, sepse nga sa komenton apo llogjikon ttregon se nuk ke kuptuar gje. Mos u bej dhe ti devolli si ADCD -ja. Boll e kemi nje sylesh! lol

Nuk ka si te fitoje kur votuesit i ka jashte shtetit.
Eksodi 1997-2001 ka qene vdekjeprures per PD qe e coi nga parti e pare ne parti te dyte.
Nuk e shikon,PD beri gjithe rruget dhe coi internetin ne cdo shkolle te Shqiperise,hoqi vizat,futi vendin ne NATO dhe mezi kapi 70 deputete ne 2009.
Jam i sigurte qe do te me sjellesh si kundeshtim koston dhe korrupsionin e perfolur,por ne cilin vend te botes se zhvilluar nuk ka patur akuza per korrupsion kur jane ndertuar vepra te medha?Ti e njeh mire Ameriken dhe e di historine e Big Dig ne Boston qe u nis me nje fature 2 miliard $ dhe afat kohor 10 vjet dhe mbaroi me 15 miliard$ per 17 vjet.
Rama vec ka bere ca lulishte neper qytete asnje km rruge dhe asnje vend pune dhe i merr shume lehte 80 deputete.

Ti e di shume mire qe Basha ka afruar shume te rinj tek PD dhe sot jane drejtues ne departamentet e saj,por nuk ke qef ti permendesh se nuk te shkon pas bindjeve te tua.
Cdo dite mesoni dhe recitoni traktet e Mero Bazes,ja kjo eshte mazhoranca dhe populli qe ka mbetur ne Albanistan.

Ke te drejte, tani e lexova artikullin.

Sigurisht I kap deputetet, se Ps e votojne gjithe pleqte qe e ndjejne detyrim e zgjohen qe ne 5 per te votuar. Keta as I shohin as I duan ndryshimet, nje lulishte te lozin domino se per para mendojne kalamajte qe jetojne kapitalizmin ne te tjera vende. S’eshte budalla ai qe me LSI josh te rinjte me festa e vende pune se keta jane krejtesisht pa orientim e pertojne te votojne kot. Pjesa ne mes jane ata qe punojne ne administratat e Pd ose Ps.

2 Likes

Bring sexy back me nje llaf😄