PA KANDARË
Ka ca njerëz,
rritur me frymën
mykur të kohës vjetër!
Ngrohur me rrezet,
e diellit imagjinar,
që pjellte vetëm mjegull!
Që partisë i thonin nënë,
për të cilën bënin lanet
dhe nënën që i kishte pjellë!
Sot çirren poshtë e përpjetë,
me zërin e tyre të mykur,
mallkojnë ata që ju prishën folenë!
Sot si dietarë hiqen,
ofendojnë pa kandarë,
këta zemër mykur,
shpirt merimangë!
@Xhavit Gasa