Fati e ka sjelle qe ta kaloj jeten jashte atdheut tone te dashur dhe kafene e mengjesit e shoqeroj me shfletimin e gazetave te vendit ku jetoj. Megjithate interesi i pashpjegueshem me ben qe shpeshhere, sidomos per tema qe me interesojne te vozis ne internet e te lexoj te perditshmet shqiptare. Pak kohe me pare lexova deklaraten e kryeministrit i cili i neveritur deklaroi epitetin: mediat e kazanit. Perpara se ta kritikoja u perpoqa ta ka merrja shtruar. Dhe bashke me nje kolegun tim jurist joshqiptar analizuam shkrimet e nje jave te vetme. Skandaloze per te, dhe pas shpjegimit te tij edhe per mua.
Eshte fare e qarte se pervecse ne nje terren ku nuk ekziston morali, media shqiptare punon ne nje terren ku nuk ekziston as ligji. Emra kriminelesh, perdhunuesish, hajdutesh, viktima vetvrasjesh e perdhunuesish qarkullojne cdo dite ne median shqiptare. Te gjithe te dyshuar, asnje me vendim perfundimtar gjykate. Ne asnje vend te botes demokratike nuk mund ti permendet emri nje personi privat per cfaredolloj krimi te dyshuar. Nqs nje gazete, pas nje pune te gjate investigative, me informacion te besueshem dhe te provuar, boton tituj te tille, ajo eshte e detyruar te perdore iniciale nqs personi nuk eshte nje person publik. Perjashtim bejne rastet kur policia dhe prokuroria del vete me komunikata publike, por edhe ne keto raste prokurori duhet te kete kujdes te permende inicialet sepse demi per njeriun qe i del emri eshte i paimagjinueshem. Aq me teper per emrat e viktimave qe pervecse pergjigjesise ligjore, ekgziston edhe nje kodeks etike, kodeks qe sic duken nuk njihet ose injorohet ne menyre cnjerezore ne median tone. Rasti i fundit skandaloz i krimit te ndodhur ne fier eshte nje shembull me shume per gazetarine mocalit. A e dine keto matrapaze lajmesh se emrat nuk zhduken me nga interneti? A e kuptojne keta pena te ndyra me gjak e llum se femijet e ketyre viktimave do te lexojne pas 5 vjetesh ne internet cdo felliqesi mbi prinderit e vdekur?
E cuditsshme- me tha miku im_ qe ne shqiperi asnje person privat nuk con ceshtje te tilla ne gjykate, ketu do te kishin fituar miliona. Dhe ne fakt eshte nje pyetje qe me duket e drejte. Perse nuk shkon asnje qytetar ne gjykate kur gazeta ia nxjerr emrin e mbiemrin per nje krim te caktuar, pamvaresisht se deri ne momentin qe gjykata e denon, ai eshte nje person i pafajshem?Perse nuk e hedh ne gjyq gazeten prindi i nje vajze te vetvrare i cili pervecse me dhimbjen e vdekjes duhet te jetoje edhe me fotografine dhe emrin e vajzes cdo dite ne gazete? Si nuk shkon asnje pjestar i familjes se shullazit apo balilit ne gjyq kur portalet flasin perdite per kriminelin emiljano dhe krye banditin klevis te padenuar nga asnje gjykate deri ne kete moment? Nuk eshte se dua ti mbroj apo shfajesoj, por jetojme ne nje shtet te se drejtes ku ekskluzivitetin e denimit e ka gjykata dhe jo media. Pa folur pastaj per ate anen Tjeter po aq te rendesishme te moralit.
Zoti kryeminister, nqs kete duf ndaj medies nuk e ke per arsye personale hakmarrese, atehere behu i guximshem dhe trokit ne gjykate. Sepse qytetari i thjeshte nuk as mundesite e as domethenien qe keni ju. Perndryshe beheni dhe ju pjese e kesaj llumnaje te paligjshme e te pamoralshme
Po paligjeshmeriai ka rrenjet e thella se nuk filloi ne diten qe lexove ti , gazeten!