Ne Republiken e “Riqepur” nuk mund te mungonte dhe pamja me dron…. A jane shqiptaret nje popull “ guardonesh ”?
Ne çdo mbledhje apo proteste kohet e fundit po behen te modes pamjet me dron. Nuk dihet se kujt i jane, nuk dihet se perse perdoren, nuk dihet kush i ka urdheruar perdorimin e tyre. Nuk dihet as se per se per çfare u duhen imazhet tona…Problemi eshte se keto drone as nuk shihen. Kostoja e tyre eshte modeste, me 500 dollare mund te gjesh nje model te mesem edhe online….
Kam qene gjithmone i idese se ne nje vend si Shqiperia, jne forme lufte ndaj krimit mund te jete kopjimi i modelit londinez persa i perket telekamerve. Londra eshte qyteti me me shume telekamera ne bote. Mendoj se te mbushesh qytetet shqiptare me telekamera te lidhura me policine , do ndihmone ne identifikimin e krimeve ose ndonjehere pse jo dhe ne parandalimin e tyre. Shkenca po ecen aq perapara sa kamerat kane filluar te njohin fytyrat e njerezve dhe eshte natyrisht e thjeshte ne kete menyre per te njohur dhe fytyren e nje krimineli te kerkuar e keshtu policia ka nje ndihme me shume ne luften kudner krimit. E perseris jam nje mbeshtetes i perdorimit dhe instalimit masiv te kamerave vetem nga forcat e policise, dhe keto kamera te mos kene mundesi te kapin pamje brenda banesave por vetem rruget e perbashketa ku ecin njerezit….
Ndryshe eshte perdorimi i droneve…Rasti me i dobishem: Amazon, nje web market boteror, po tenton per shembull ta perdore per te shperndare pakot e saj, duke kursyer perdorimin e postjerit dhe duke shpejtuar dergesen e mallit te blere online.
Ndersa ne Shqiperi, si gjithmone gjerat jane me komplekse… Mungesa e rregullave dhe ligjeve ben qe çdo person me pak leke te perdore dronet per çfardo lloj motivesh…Imagjinoni nje manjak qe don te shohe komshien, apo nje parti politike qe paguan dike per te ndjekur rivalet. Mungesa e ligjeve kthehet dhe ne mungese privacy … Ti mund ta ndjekesh tjetrin duke ndenjur qindra metra larg, nga lart me telekamer. Shihni pak, hapni faqet e gazetave dhe televizioneve online: te gjitha bejne me gare per te treguar pamjet me dron… E shikoj si nje gje te rrezikshme kete mode te pamjes me dron….