Pamundësia e ngjarjeve përballë gjendjes së pashpresë

https://teza11.org/pamundesia-e-ngjarjeve-perballe-gjendjes-se-pashprese/

Jo rastësisht në të katër anët e jetës sonë hasim një logjikë të mbrapshtë – që nga familja, kopshti, sidomos gjimnazi dhe universiteti – sipas të cilës individi i suksesshëm është më i dobishëm për shoqërinë se çdolloj organizimi shoqëror e politik. Sot njerëzit e kanë më të lehtë të besojnë në një lider mbinjeri se në një sindikatë ose në një protestë. Madje e kemi më të lehtë të besojmë se ministri, biznesmeni dhe këngëtari i njohur janë njerëz të mirë vetëm se i shohim tek shpërndajnë pako me ndihma për të varfrit në prag festash, sesa të kujtohemi që dy të parët kanë në dorë më shumë gjëra se kushdo tjetër për t’i nxjerrë ata nga ky zgrip, kurse i treti minamilisht ka për detyrë të denoncojë gjendjen përmes veprimtarisë kulturore, gjëra që nuk i bëjnë kurrë. Krejt kjo si rezultat i një propagande konsistente për disa dekada rresht nga qarqet e mendimit liberal. Sakaq nuk reshtet së trumpetuari bamirësia si akt humanizmi dhe mëshira si virtyt i lartë. Të mos harrojmë se fundja bamirësia shërben vetëm për një gjë: t’i mbajë të pastër ndërgjegjen atij që e kryen, ndërsa të varfrit nuk i thotë asgjë më shumë se një lehtësim i vogël i gjendjes së pashpresë në të cilën ndodhet. Nga sa më sipër, prirem të përbuz secilin akt bamirësie a shfaqje mëshire dhe i konsideroj që të dyja hipokrizi. Që të jemi të qartë, më lini t’ju kujtoj se nuk e kam harruar për asnjë moment atë që quhet solidaritet.

Po nuk ndodhi para kamerave, nuk ka ndodhur. Njeriu kur jep, jep per tu ndier per vete me mire, jo per te ndihmuar tjetrin.
Ne kete jete jemi te gjithë lypsare

Shkrimi ka dale jasht funksionit primar te shkrimit: te sqaroje. Pa sqaruar mire, kerkon te paralajmeroje ngjarje ose akoma me teper: te krijoje ngjarje.

Prandaj u ndala ne kete paragraf me poshte, qe eshte shum interesant, por eshte mosperfillur si ide dhe sqarim, e leximin me tej e vazhdova per inerci dhe pa interes:

E kam fjalën për ngjarje sipas përkufizimit të Alain Badiou-së: Ngjarje quajmë thyerjen e ligjeve të situatës. Një ngjarje është e tillë vetëm kur ka potencialin e krijimit të një mundësie të re.

Në të vërtetë në Shqipëri nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë ngjarje, të paktën jo në këto 20 vitet e fundit. Si situatë të vetme me potencial për t’u bërë ngjarje, së fundmi, nuk ka të dytë përveç 21 Janarit 2011.

Në anën tjetër, Badiou-ja quan gjendje sistemin e kufizimeve, i cili pikërisht e kufizon mundësinë. Pra, një ndodhi pa potencialin e ndryshimit të gjendjes dhe të balancave shoqërore është vetëm një fakt i thjeshtë. Kështu në Shqipëri është gjendja ajo që duhet përmbysur në kërkim të ngjarjeve të reja.

Pyetja qe duhet sqaruar eshte: Cila eshte vertet ngjarje?

Sepse ka shum ngjarje dhe shum vend per shume sqarime ngjarjesh. Ngjarje eshte psh Rev. i Madh i Tetorit, por eshte ngjarje edhe Renia e Murit te Berlinit. Cila eshte me e madhe si ngjarje? Si ndodhi qe ngjarja u kthy ngambrapa si petulla ne tigan?

Ngjarje eshte edhe lindja e Gesù Bambino ne stalle, ngjarje eshte edhe udhetimi i Muhametit ne Meke, por jane ngjarje qe si vuri re njeri ne kohen kur ndodhen, e megjithate akoma sot festohen gjeresisht, ndersa Rev. Tetorit pirdhi ne te si ngjarje.

Ne vazhdim pirdhi ne te edhe kesaj vjershe te Kadarese qe lavderon stallen ku lindi Partia:

Kjo shtëpi prej qerpiçi,
e thjeshtë e me baltë,
më e madhërishme ngrihet se sallat e mbretërve!
O shtëpi tiranase,
o mure me baltë,
baltë nga kjo tokë e zhuritur, e lashtë!

Mbasi te sqarohet mire se çfar quhet ngjarje e vertete?, pastaj mund te lajmerojme dhe te krijojme Ngjarjen e Vertete, ndryshe mund te bejme nje mut tjeter akoma me te madh ne mutin mullar te historise.

Bukur, me pelqeu si koncept.

" … Duke e njohur lidhjen e ngushtë të oligarkisë ekonomike me kastën politike, ku bëhen bashkë dy forca në dukje të pamposhtshme, fuqia politike dhe ajo ekonomike, venitet shpresa për një zgjidhje të thjeshtë. Ndërrimi i pushteteve, ku njëra parti zëvendëson tjetrën, nuk do të thotë ndryshim i gjendjes; për pasojë, është vetëm një fakt i thjeshtë krejt i parëndësishëm…"

Mese e vertete, ndonse e hidhur.

do isha per ta sjelle te plote, jo vetem ate paragrafin .
megjithese ky vend ku e solle nuk eshte i hajrit kurkund per shkrime si ky.
Me perjashtim te paragrafit qe ke shkeputur e sjelle ti. Ai po, mund t’i shkoje ketij mexhlisi.
Per vete nuk merrem fare me te sepse e qarte e gjitha dhe s’ka ndonje iluzion.
Tjeterkund do doja te qendroja brenda atij shkrimi.

Pamundësia e komentimit përballë gjendjes së pashpresë, kompesohet nga mundesia e komentimit përballë gjendjes gjith shpresë ul ne kolltuk te sinemase duke ngrene kokoshka e duke thith pipzen e coca cola-s.