Pandemia e absurdvirusit

Tani që në skenën tragjike të pandemisë u shfaq edhe ushtria, gjëndja policore e deritanishme merr trajta akoma më të jashtëzakonëshme si “gjëndje lufte”. Në fakt nga komentet e politikanëve dhe reagimet e njerëzve, çfarë po ndodh perceptohet si luftë kundër një armiku - ani pse armik i padukshëm - që kërcënon për vdekje, e prandaj lufta kundër tij justifikon natyrshëm pezullimin e lirive. Teoriku i kësaj gjëndje vërtet të jashtëzakonshme është juristi gjerman Carl Schmitt, i cili i referohej një situate të kohës, alias krizës së Republikës së Weimarit, me rezultat Rajhun e Tretë dhe figurën e Fyhrerit (Sovranit). Por teoria e tij shfaqet në bejleg të diskutimeve përgjatë krizave të herë pas herëshme të terrorizmit (më të kujtuarat rëndom: gjëndja e jashtëzakonshme e Anni di Piombo dhe Kullat Binjake) siç e kërkon mekanizmi i modës: moda të vjetra rishfaqen në mënyrë ciklike, por gjithmonë me dizajn pak më ndryshe, sepse me kohë ndryshon konjuktura dhe konteksti (esenca mbetet e njejtë).

Teoria e Schmitt mund të paraqitet në mënyrë të koncentruar me shprehjen e famshme:

Sovran është ai që vendos për gjendjen e jashtëzakonshme - Schmitt, Teologjia Politike

Ndërsa thënë më zgjeruar sipas Schmitt: urgjenca e përballimit të situatës së jashtëzakonshme implikon se të gjitha rregullat, praktikat dhe garancitë e “gjëndjes normale” duhet të zerohen (rezetohen). Kur norma dhe ligji dështojnë, atëherë pushteti manifestohet plotësisht: pushteti vendos jashtë sistemit juridik, por vendimi i tij ka vlerë juridike. E për më tepër - gjithnjë sipas Schmitt - pushteti nuk konsiston vetëm në vendosjen e “gjendjes së jashtëzakonshme”, por konsiston edhe në aktin e marrjes vendim se kur duhet emërtuar situata e përjetuar si “gjendje e jashtëzakonshme”. Pa një pushtet të tillë shoqëria është e kapërthyer nga lufta civile, e cila është e keqja më e ligë e të gjitha këqijave të mundëshme.

Teoria në fjalë është paradoksale dhe absurde në thelb, sepse përbën një kontradiktë termash: kërkon vendosjen e një pushteti absolut jashtë drejtësisë, për të rivendosur - me dhunë - po vetë drejtësinë. Por fatkeqsisht teoria është e tillë sepse vetë realiteti faktikisht është paradoksal dhe absurd, madje realiteti hë për hë rezulton akoma më absurd dhe paradoksal se kaq po të merret parasysh se çfar ka thënë Walter Benjamin (hebre komunist, kundërfigurë e Schmitt krishter nazist) për të njëjtën çështje:

Tradita e njerëzve të shtypur na mëson se “gjendja e jashtëzakonshme” në të cilën jetojmë është norma dhe jo përjashtimi. Ne duhet të arrijmë në një koncept të historisë që korespondon me këtë përfundim. Kur kjo ndodh, atëherë duket qartë se detyra jonë është që të prodhojmë një gjendje të jashtëzakonshme të vërtetë, e cila do ta forcojë pozicionin tonë në luftë kundër fashizmit - Walter Benjamin, Illuminations

Pra Benjamin e shtron të njëjtin problem përkundrazi: “gjendja e jashtëzakonshme” është gjëndja normale që përjetojmë çdo ditë.
Që të dy, si Schmitt ashtu dhe kundërfigura e tij Benjamin, rikthehen përsëri e përsëri në modë si figura mesianike absurde, e do rikthehen vazhdimisht në modë përderisa realiteti do të mbetet absurd, gjë që përbën një tjetër dëshmi e Fundit të Historisë të manifestuar si rikthim i përjetshëm i të njëjtës.

2 Likes

Kisha kohe pa e ndje lezetin e te vjedhmes se shkrimeve ne internet. Jom i modh vallaj per te vjedh, vallaj.

shkrimi me pelqeu, per gjermanet gjendja e jashtzakonshme, eshte vertet si gjendje e zakonshme, ata nuk jane si anglezet, qe edhe se e kane virusin ne shtepi, mbushin rruget, baret duke u defryer akoma,

ho mer mo se per t’vdek kena, boj qef sa t’jesh gjall!

javen e kaluar, me dhjetra turiste angleze ne spanje, defreheshin dhe gazetari i habitur i pyeste se, a nuk kishin frike nga virusi, nderkoh qe gjith bota po mbyllet ne shtepi,
dhe pergjigjia e tyre ishte pak a shume si thenia jote, i modho,

Shprehja nuk eshte e imja, eshte “e tyre”, une vetem e trasmetova ne eter.

Dhe kjo shprehje nuk eshte vetem e dhjetra turisteve angleze ne Spanje, eshte shprehje e miljarda turisteve ne planetin Toke, qe ja ka fut Marloni me gjith brek mrena, dhe hingellijne nga ngazellimi.

na se e ka perkthy prifti turist (shqiptari mo i modh n’bote) per ty dhe per shoket e tu turiste te ngazellyer:

Natën kur flija, më tha shpirti: “Pi!
Në gjumë dhe në Varr s’ka lumturi.
Ngreju! Sa rron, zbras Kupa dhe puth çupa;
se ke shekuj që të flesh në qetësi”.

:rofl: :star:

mir jam edhe une Manjola, vetem se nuk jam ne Tirane, dhe ndodhem midis Daktorr Jekyll dhe Zotnijajote Hyde, nuk di kujt t’ja prish e kujt t’ja nreq.

(dmth ndodhem midis Schmitt dhe Benjamin) :smiley:

2 Likes

nuk e kuptoj si i bohet (dhe si bon tina) me i fut te dy me 1 brime?

https://scontent-lht6-1.cdninstagram.com/v/t51.2885-15/e35/s240x240/34820268_184503029068136_252163650276556800_n.jpg?_nc_ht=scontent-lht6-1.cdninstagram.com&_nc_cat=108&_nc_ohc=fpUzcv9FwNwAX96_eng&oh=6afd5006216f3ffba45a745e39debe78&oe=5E8F7EA6&ig_cache_key=MTgxMDQ1NzM4NjUxMTU2MTIyMg%3D%3D.2

@Mirejam_Tirana (mir jam desh zoti, po çar ti bejme shejtonit qe kerkojne me i fut te dy ne nje brime)

e pashe pelqimin qe ke dhene (dhe te falenderoj) ne temen e Subliemerungut te tempullit indu qe i fut te dy ne nje brime, por kujdes se ka nje dallim fundamental midis kohes se Nuhut dhe koheve qe perjetojme, bashkekohesise.