Para se të vdes

Before I Die (Para se të vdes) është një projekt artistik global i cili i fton njerëzt të mendojnë për vdekjen dhe të reflektojnë mbi jetët e tyre. Muri i parë “Before I die…” u krijua nga Candy Chang në një shtëpi të braktisur në New Orleans ku të varurit nga heroina shkonin të shpoheshin. Chang montoi tabela të zeza si ato të shkollave dhe shkroi fjalinë e lënë përgjysmë, Before I Die… dhe la njerëzit ta plotësojnë me shkumsa ashtu siç e ndjejnë vet. Dhe rezultati është intresant, mund të lexosh në mure mendime nga më të ndryshme. Dikush shkuran se para se të vdesë, do të pajtohet me të atin, dikush tjetër do të ketë një fëmijë, apo provojë ç’është dashuria. Sot ka mbi 2000 mure të tillë, nga Kalifornia, deri në Japoni, duke i rënë gjatë. Së shpejti, nëse ia dal, edhe në Tiranë.

5 Likes

Me kujton filmin The Bucket List.

1 Like

Perpara se e vdes
Dua te behem drite
Qe vdekja s’ka ç’te me marre
Asaj le ti ngelet
Trupi​:sunglasses::pray:

3 Likes
  1. para se te vdes, dua te shoh gjithe videot ne liveleak
1 Like

aman, ngapara se te vdes, dua qe, kur te me quani fuks 5-leksh, te merrni parasysh inflacionin e lekut ngambrapa, sepse 5 lek ne kohe te Zogut ishin goxha shume.

Budallenjte e shtyjne jeten duke shkru ne mur, ne vend qe te realizojne endrrat e tyre

Ne shqiperi duhet bere nje mur i tille per qe fillon: para se te shes voten

Ky projekt “artistik”, eshte arti i atyre qe duan gjithe njerezimin ne deshperim, te trembur nga fenomene natyrore, duke larguar vemendjen nga babezia, qe eshte faktori kryesor i deshperimit ne bote.

1 Like

Si shpjegohet qe njerezve idete me te mira u vijne gjithmone para se te vdesin,

1 Like

sepse, siç me plasi xhani duke thene, ngapara eshte shume me mire se ngambrapa. Ngambrapa (vdekjes) nuk ke ç’thu hiç, sepse tashme e ke honger, maje n’tullumt.

mir e ke, sakte fare, por konsidero edhe faktin qe eshte perseri babezia qe nderton mure per te mbajtur larg meksikanet e babezitur.