Parku kombëtar i Karavastasë

Ambasada e Suedisë në Tiranë komunikon në mënyrë shumë interesante në Facebook përmes faqes zyrtare me tema infromuese dhe sensibilizuese. Këtë rradhë kanë ndarë me ndjekësit këto foto të mrekullueshme të parkut kombëtar të Karavastasë dhe informacion mbi planet për të ndërtuar një kompleks të madh turistik ngjitur me të.

Teksti i postimit:

Një subjekt privat ka paraqitur një propozim “Divjake Resort Albania” qeverisë shqiptare për ndërtimin e një kompleks pushimi turistik në Parkun Kombëtar të Divjakës dhe Karavastas. Në total, ky kompleks pushimesh do të zërë një sipërfaqe prej 1,170 ha, 12 kilometra vijë bregdetare dhe do të ishte në gjendje të priste deri në 18,000 vizitorë në ditë.
Një shoqatë OJQ-je ka shprehur shqetësim për efektet e këtij kompleksi turistik në parkun kombëtar dhe biodiversitetin e saj.
Lexoni më shumë rreth propozimit këtu: https://wetransfer.com/downloads/4cc06a2e5b955633d99131e17bea712220170501134610/ac7077bba6cb9ad274ee01b8acb55e0520170501134610/0f8486
Suedia thekson rëndësinë e sigurimit të qëndrueshmërisë në projektet e turizmit, si dhe pajtueshmërinë me legjislacionin kombëtar dhe atë të BE-së.

Ndërkohë nga BIRN vjen ky reportazh që tregon hollësi mbi çështjen:

E dhjene edhe karavastane, do marrin arratine edhe pelikanet si shqiptaret nga kjo qeveri.

1 Like

Iku koha e saliut o zeqo ku njeriu shfaroste njerine dhe kafshet. Sot, edhe kafshet edhe shpendet edhe njerezit mund te rrine bashke se ka njerzillek, ka mirekuptim, ka legjitimitet.

Po mire me, a nuk ka kompromise aty, te zhvendoset pakez resorti nga pelikanet. Ajo ndertesa e bukur qe pame tek tema tjeter, fare mire mund te zhvendoset pakez me tutje, fare mire mund te ngushtohet pakez e ti rritet lartesia, te mos jete aq e shtrire, te jete pak me e ngushte e pak me e larte, e ne kete rast ruhen edhe numri i dhomave.
Pra edhe resorti turistik te ndertohet edhe parku te ruhet.

Sot ka ardhe dita e prashikuar ne Bibel qe ujku dhe qengji, luani dhe gazela, te rrine bashke ne paqe, njesoj si rrine bashke fuksi 5-leksh dhe demokrati 6-leksh.

E si te mos rrine bashke keta me siper, kur ne te njejtin njeri rri bashke ne paqe enveristi dhe disidenti qe urren fuksat 5-leksh, ekologjisti dhe brohoritesi i tregut te lire?

1 Like

I modho, une dikur i urreja fuksat, por jo tani, e ke dhe tek VQ, ku shprehem se; sherbimet e fshehta vertet kryejne veprime te paligjeshme nganjehere ndaj indivitit, gje qe duhet te rregullohet me me shume kontrroll ndaj tyre, por jo te hiqen fare. Pra te kene nje varesi nga Parlamenti e dhomat/komisionet e saja, dhe te rregullohen me ligj disa aktivitete te saja te paligjeshme.

Pjer, Vera te ben ate qe nuk e ben dot Bibla, realizon menjehere harmonine dialektike midis feleve te kundertave, midis fuksit dhe disidentit, midis kujteses dhe harreses (kot lodhet xixa ne France te beje çfare e ben tak-fak nje qilar vere ne Hollande):

Xixa ka fatin e madh qe jeton ne mes te veres dhe e blen ate shume me lire se une.

varet, situta si gjithnje eshte problematike si dyfelore, çfare mund te duket fat mund te jete mallkim:

Biles une e kam shprehur (se per pak e harrova) qe punonjesit e sherbimeve te fshehte, fuksat, siç i thonim dikur :grinning: te kene nje status qe i mbron ata nga çmendurite e politikanve per hapje e mbyllje dosjesh, pra emrat e tyre duhet te ruhen me fanatizem, per ndryshe te huajt (sherbimet e fshehta te tyre) fillojne e lozin me Shqiperine, dhe mund edhe te shkaktojne trazira etjera gjera negative per vendin tone.

ti nuk i di te gjitha Pjer, je akoma mrapa, nuk je akoma ngambrapa, nuk ke pi vere sa duhet, kur t’i nxjerresh fundin qilarit hollandez do te kuptosh se ka ardhe fundi i historise, dmth edhe fundi i shtetit si organizem kriminal ne vetvete, dmth edhe fundi i fuksave si nervi i shtetit.

Pra sipas muhabetit tend tani hapen dosjet e fuksave qe dikur nuk demaskoheshin kurre, nuk pushkatoheshin dhe denoheshin kurre, por kur kapeshin me presh ose pallosh ne dore, shkembeheshin ne ura te shoqeruar me ushtri ne kohe lufte. Kjo se natyra e fuksit deshmon me mire se çdo tjeter dyfelorine e botes, fuksi i vertete u sherben dy padroneve me dyfytyrsi absolute, eshte kanal komunikimi absolut, as ai vete nuk e di se me cile pale ose fele eshte, vetem percjell informacjon.

Prandaj fenomeni wikilaks tregon qe kemi arrit ne fund te qilarit te historise ngambrapa, ose sipas gjuhes tende “jena bo bythe me raki”. Ne fakt te paret e dhame shenje ne fuksat kur organizuam skenen pedelluese te revoltave te vitit ngambrapa 1989, ku disidentet perqafoheshin me policet duke gerthit: “Policia eshte me ne!”

"“Ne jemi popull i varfër,” tha njëri, “dhe shkojmë në plazh me bukë me vete. "

Qe kur qenka varferi te marresh buke me vete? Eshte me mire te konsumosh ushqimin e restorantit dhe te rruges? Keto nocionet e gabuara per pasurine jane jo pak fajtore per betonizimin e vendit dhe shkaterrimin e ketyre perlave te natyres. Eshte e kote te fajesohen maloket, njeri e tjetri, kur te gjithe kane gisht ne shperfytyrimin e vendit ku banojne.

1 Like

1 Like

qyqja sa mnjaka

1 Like

Parajse do bënet, berber. Do jetojne bashke shelegu me ujkun, gazela me luanin, merr vesht dmth?

1 Like

Kjo eshte e vertete, moratoriumi i gjuetise kishte shtu dhe kafshet, qe kane rilindur, kish nje lajm per parkun e shebenikut.

Lidhja Mesdhetare e Ligatinave kërkon anullimin e shkatërrimit të Parkut Kombëtar: https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Letter_Karavasta_Med-Wetlands-Alliance_April-17.pdf

Me keto fletushkat e ketyre fshin hançen Edvini o Edvin.