Partia e Macron drejt shumicës në Parlament

Partia e qendrës e presidentit francez Emmanuel Macron duket e sigurt drejt një fitoreje të bindëse pas raundit të dytë të zgjedhjeve parlamentare këtë të dielë.

Sipas projeksioneve të Exit-Poll, partia En Marche dhe koalicioni Mouvement Democrate(MoDem) me shumë mundësi do fitojnë 373-403 vende në asamblenë me 577 vende gjithsej. Diferenca e fitores do i jepte Macron shumicën që ai synon për të miratuar ligjet e reja për Kodin e Punës, rishikimin e pensioneve dhe ndihmës ekonomike për të papunët. Ndërkohë, Republikanët dhe aleatët e tyre mendohen të zënë 107-127 vende në parlament.

Macron fitoi raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në 11 Qershor, ndërsa lëvizja e tij e re, En Marche! u themelua vetëm një vit më parë, lëvizje e cila e ndihmoi të fitonte bindshëm edhe zgjedhjet presidenciale përballë kandidates së djathtë, Marine Le Pen.

CNN - http://edition.cnn.com/2017/06/18/europe/france-parliament-vote-macron/index.html

tamom Bel Ami eshte nga turini (perzi i çik me Uria Hip), protagonistit te romanit qe lexonte ne gjimnaz Moza eLlastika, e tani o tu lexu Loliten.

Kete lajm e kishin te gjitha mediat ketej

Froncezet nuk jane burdallenj si shqiptaret, tepsine nuk e ndajne partizance, por ja japin nje timonieri per te bere reforma, pra per levizje reale.
Dihet qe vullnetin per te levizur dicka ne albanie e ka Rama.

shume mire ishalla forcohet edhe Franca si Amerika:

shikoni cpo ndodh, 21500 sot ne mesdite Dow Jones, tjeter rekord, po thyhen te gjithe rekordet:

1 Like