Pas arrestimit të drejtorit të LSI, pranga ish-drejtorit të Rrugëve të Bashës

1 Like

ky ishte peshku i madh?

Ne fakt ky eshte nje nga peshqit e shumte qe e kane rrjepur kete vend cdo dite. Ka vjedhur leket pa e ndertuar fare rrugen. Ta dishe mire se si ky ka me qindra drejtor ujesllasash, Aluzmi, Hipoteke, Spitalesh, rektore etj qe vetem kane vjedhur. Ne nga keta duhet te fillojme persona te pa afte qe conin vetem zarfat tek partite.

1 Like

Edhe nje here Mero ish urithi ben kujdes te cilesoje perkatesite partiake. A thu se populli doli ne zgjedhje dhe votoi per drejtoret e rrugeve dhe te ujesjellsve. Nejse, uroj qe prokuroria ta terheqi mire parangallin, se nji menje me thote qe ne fund mund te dali nonji peshk tip Meta (jo presidenti nderuar, po ajo baxhella me kepuce Gucci).

1 Like

Nuk eshte noi gjo e re, çdo muaj arrestohen fuksionare korruptiv ne Shqiperi, Taks-forc etjera organe, fuksionojne, ndoshta jo ne ate menyre qe ne duam, por fuksionojne.

Ne burg maskarenjte .ju qe jeni atje protestoni qe Te rriten ndeshkimet e kodit penal per abuzimet me postin .bejeni 20 vjet minimum dhe do shikoni se zyrtaret do ia kalojne edhe suedezeve per nga ndercmeria .

1 Like

jo Pier e ke gabim. Kryeprokurori hajvan Llalla i kishte mbyllur keto dosje se keshtu i thoshte naltmadhnia e tij Saluk Birusha. Me ardhjen e drejtueses se re keto dosje po rihapen se aty jane ne duart e prokuroreve dhe provat/faktet jane flagrante. Paret jane marre dhe rruge nuk ka.

1 Like

Ne fakt aksioni duhet te vazhdoje pa marr parasysh ne jane me PS, LSI, a PD. Ketu kane vjedhur aq shume sa sdi nga tja nisesh. Turp i qofte po e la vetem me keta te dy. Ne Kukes u dhane 5 milion euro per ujesjellsin qe ende nuk eshte ne pune.

1 Like

sistemi eshte bere i atille qe peshqit e medhenj nuk kane nevoje te vjedhin per te fituar, privatizimet e sferes publike kane krijuar nje sistem xhvatje te ligjshem.

E vërteta është se drejtësia shqiptare nuk vuan nga dënimet e kota pa fakte, më shumë se nga mos-dënimet me fakte. Nëse nuk ka fakte për të, natyrisht që ai do të jetë i lirë. Problemi është se nëse faktet ekzistojnë dhe dosja është mbajtur tre vjet në sirtare, dhe në fund është tentuar të zhduket, atëhere hetimi duhet të zgjerohet edhe për ata që kanë bërë të mundur këtë gjë.

Unë nuk e njoh personalisht as Andi Tomën, i cili është bërë më shumë i njohur si burri i shoqes Argitës, se sa si zyrtar, dhe as Dashamir Xhikën. Nuk kam ndonjë emocion për procesin ndaj tyre, por për përpjekjet për të shmangur gjykimin e tyre në kohë, nga politika. Në këtë rast, është e pastër që së paku Sali Berisha tentoi disa muaj më parë të justifikonte “zhdukjen” e dosjes, duke shpikur një pistë tjetër, dhe sot LSI po del që është shumë e informuar që zyrtari i saj, ka tre vjet nën hetim dhe është e çuditur pse po veprohet tani.

Në këtë rast, kjo është prova më e mirë, se si politika ka penguar drejtësinë dhe se si tani drejtësia filloi të hetojë politikën.

Dhe është mirë që bashkë me autorët e dosjeve, të hetohen dhe ata që i penguan të hetohen këto dosje. Ky proces bile vlen më shumë për ata që e kanë penguar, se sa për ata që po gjykohen. Ata sekserë duket që kanë qenë.

Sigurusht qe eshte ashtu, por kjo e folur eshte pergjithesim, dhe devijon nga rastet konkrete (te shumta gati ne panumerim) qe duan vecuar per t"u goditur.

Dicka tjeter pastaj, eshte se, problemi me drejtesine ne sistem (demokraci pra) eshte se vendosja e saj merret persiper indivualisht, me emer e fytyre, nga autoritetet e drejtesise (gjykatat, prokuroret). Ata vendosin individualisht, veten e tyre, perballe njerezve te krimit dhe shkeljeve, dhe do s’do, sado te duket institucionale, ajo eshte nje beteje personale e tyre, me secilin “peshk te madh” a te vogel politik.
Ne fund te fundit beteja eshte ne duart e secilit person ne karrige drejtesie, kunder monstrave te korrupsionit, ne emer te institucionit, ne emer te drejtesise se pergjithshme. Ka ardhur koha ne kete pike, qe gjyqtare e prokurore, ata te certifikuar nga vettingu, do duhet te perballen vete, me emrin e tyre, me Berishat, Metat, Bashat, e Co.
Rama e ka bere shumicen e punes qe i takonte, dhe po i vjen fundi me duket mua, pjeses se tij.
Tani duam te shohim emrat e kaloresve te drejtesise te ndeshen.
Keshtu te pakten thote sistemi.
Keshtu po perballen gjyqtaret e prokuroret edhe ketej, me shkeljet flagrante nga Presidenti Trump, duke dale me emrin e tyre ne berje te drejtesise.

si e kam gabim, kur une shoh qe arrestohen komunare qe kane abuzuar me dosjet e pronave, kur arrestohen administratore (punonjes te pushtetit qendror e lokal) per abuzimet qe bejne, dhe kjo pune ka disa vite.
Apo ti tani u zgjove nga gjumi, ne 2018.

Ajo qe mua me shqetesom me shume eshte: A demshperblejne materialisht hajdutet dhe kriminelet kur gjykata i shpall fajtore dhe i denon? Pra, keta maskatrenj, hajdute, kriminele, depseze etj., qe kane vjedhur fonde apo kane shkateruar prona, apo vrare njerez, vetem sa jane denuar me privim lirie, apo edhe ua kane sekuestruar pasurite per te kompesuar sado pak pasurite e pervetesuara apo demet shkaktuar te treteve? Psh. e di qe Delijorgji beri pak burg per shperthimin ne Gerdec, por a i kane sekuestruar atij ndonje pasuri per te kompesuar sado pak vlerat maramendese te demit qe shkaktoje ne humbje jetesh te njerezve te pafajshem, ne shkaterimin e pronave te banoreve te zones etj? Nese jo, PSE?

Filluan shkerdhatat ti bejne rezistence gjykimit. Mafiozet!

http://www.gazetadita.al/seanca-ndaj-xhikes-dhe-tomes-terhiqet-nga-ceshtja-gjyqtarja/

Familjaret Gangestere, ish-ministri Gangestere i bojne presion gjykatesve brenda institucionit te pavaruar. O shqypni te diefsha mu ne shtet.

1 Like

aleko, kete pyetje drejtoja Palloshit.

protestat ne shqiperi konsumohen vetem per politike.

(ne 2015 rasti i Fullanit ishte ‘so gross’ / flagrant, nuk mbaj mend proteste per gjykata e drejtesi)

1 Like

Po normal qe do dalin minjte dhe gangsterat ne mejdan, poplli vetullngjit dhe pa qafe i ka etalon suksesi keta bastardet. Ja kur ta mbushin prape bulevardin me dhjetra mijra per bythen e pinokut, mongolit te pinokut, lulit, likes, mones, rames,tahos etj etj dhe mos te bejne hap jashte pragut per vjedhjet qe iu jane bere dhe po iu behen çdo sekonde.

2 Likes

ne fakt, ceshtjet e drejtesise nuk behen me populizem (perndryshe eshte thike me dy presa)
Duhet te funksionoje pavaresia e gjykatave, dhe evitohet intimidimi i drejtesise.
Ceshtja eshte beteje ligjore mes profesionisteve te ligjit.
Klani i Lsi (politika) dhe familjaret, duhet te mbahen ne distance.

vlonjato, mos e sha Palloshin, se eshte miku i mikut tat :smiley: