Pasojat e ndryshimit të klimës!

13 foto që tregojnë pasojat e ndryshimit të klimës përgjatë gjithë botës. Do mbeteni të shtangur se si Toka na ndryshuar kaq shumë, në kaq pak vite…

Florida – Një rrugë e përmbytur në Miami Beach në Shtator, 2015. Përmbytja u shkaktua nga një kombinim i baticave të larta stinore dhe asaj që cilësohet si ngritja e nivelit të detit prej ndryshimit të klimës. Miami Beach ka ndërtuar kilometra të tërë me mur përgjatë detit dhe ka nisur një program 5 vjeçar me vlerë 400 milionë dollarë për të ruajtur rrugët nga përmbytja.


Virginia – Uji i detit mblidhet para një shtëpie në Tangier, Virginia, Maj 2017. Ishulli Tangier në gjirin Chesapeake ka humbur 2/3 e tokës që prej vitit 1850. Tani, ishulli 3.1 kilometra katrorë vuan prej përmbytjeve dhe erozionit, dhe dalë ngadalë po mbytet. Studiuesit mendojnë se qytetarët e ishullit Tangier mund të jenë mes ‘refugjatëve’ të parë që do vijnë prej ndryshimit të klimës.


Austri – Akullnaja Pasterze është më e madhja në Austri dhe po tkurret me shpejtësi. Shenja tek shtegu tregon se arriti këmba e akullnajës në 2015, ndërsa kjo foto është bërë një vit më parë.


Grenlandë – Një avion i NASA-s fluturon mbi akullnajën që zvogëlohet në bregun e Grenlandës. Shkencëtarët thonë se Arktiku është një prej vendeve ku ndryshimi i klimës ka ndikuar më shumë.


Zvicër – Një shkop druri që është zhytur në akull një vit më parë, tani ka dalë nga akullnaja Aletsch teksa ajo shkrin rreth 10-13 metra çdo vit afër Bettmeralp, Zvicër.


Luiziana – Në Deltën Mississippi, pemët po thanen prej shktimit të ujit të kripur në zonë, duke krijuar në ‘pyll fantazmë’,


Kaliforni – Një rrugë është mbytur në luginën e Diellit, Kalifornia Jugore në Shkurt 2017. Stuhi të fuqishme kanë goditur Kaliforninë Jugore pas vitesh thatësirë, një cikël i cili besohet të vijë nga pasojat e ngrohjes globale.


Afrikë e Jugut – Një lopë e ngordhur shtrit në lumin Black Umfolozi, e tharë nga mungesa e ujit, në Nëntor 2015. Afrika e Jugut rënditet mes 30 vendeve më të thata në botë dhe është një vend me ujë të pakët. Ndryshimet e klimës kanë sjellë një shpërndarje të pabarabartë të reshjeve të shiut, duke e bërë thatësirën akoma më ekstreme.


Sudan – Një re gjigande pluhuri vjen mbi kryeqytetin e Sudanit, Khartoum. Duke lëvizur si një murë i madh, ajo mban me vete grimca rëre dhe pluhuri dhe shkakton avullim të ujit, në një rajon që lufton shumë për rezervat ujore. Ekspertët thonë se pa ndërhyrje të shpejta, disa pjesë të Sudanit mund të bëhen të pajetueshme si pasojë e ndryshimeve të klimës.


Maldive – Batica e ulët tregon hapësirën e gërryer prej erozionit në plazhin Maafushi, Maldive. Ky ësgtë vendi më i ulët në botë, ku nuk shkon më shumë se 2 metra mbi nivelin e detit. E ardhmja e ishullit është nën kërcënimin e rritjes së nivelit të deteve.


Argjentinë – Parku Kombëtar i Akullnajave, pjesë e akullnajave më të mëdha në botë, në provincën Santa Cruz, 27 Nëntor 2015. Shumica e pothuajse 50 akullnajave të mëdha kanë shkrirë gjatë 50 viteve të fundit për shkakun e temperaturave që ngrohen.


Kenia – Një djalosh nga fisi i largët Turkana në Kenian Veriore ecën përmes një lumi të tharë pranë Lodwar, Kenia. Miliona njerëz në Afrikë përballen me mungesë uji dhe ushqimi, një situatë e përkeqësuar më shumë prej ndryshimeve klimatike.


Indi – Një fermer indian në një fushë pambuku të tharë në shtetin e Telangana, India Jugore, në Prill 2016. Një pjesë e madhe e Indisë po rimëkëmbet nga një valë e nxehti dhe thatësire që pushtoi vendit, e cila thau bimët, vrau bagëtitë dhe la të paktën 330 milionë njerëz pa ujë të mjaftueshëm për nevojat ditore.

groenlanda do te behet perseri jeshile mnjll

Po shyqyr pra mo, do mbjellim qepe, hudhra, sallate, spec…jeshilleqe pra mo mo.

1 Like

po, po kshu tha dhe carmodhi para do kohesh kur e pyten per kte problem
s’ o problem per ne-tha. do mjellim banane, kafe , kakao n’siberi-tha

Ktu ke ne eshte permiresu goxha

po pra mo, ene ktu. po na vje plazhi ke kominati e do kursejm nodhjet lek (vajtjeardhje)

1 Like

Ate po pres edhe une sa te behet jeshile atje do iki.:blush::grin:

te drejt ka, na proven ultimative

Ja gjinia femerore e ka bere pjesen e saj per ambjentin. E reduktuar ne minimum konsumin dhe impaktin ne natyre. Tani topi eshte ne fushen e gjinise meshkullllore

lere, lere. kemi njimdhjet vjet pa brek