PD, sulm i fortë kundër LSI: Pse Meta as e rrëzon, e as del dot nga qeveria

Nard Ndoka sulmon ashpër Tahirin: Krimi frymëzohet nga ty, s’ka siguri për qytetarët

Ministri i Brendshem feston duke bllokuar trafikun ne Tirane, duke bere ‘shoë’ me makina policie me sirena, ndersa keqbersit “festojne” duke grabitur dhe plaçkitur!

Java nis si mos më keq në Shqipëri. Tre grabitje me armë nga persona të maskuar vetëm gjatë orëve të para të ditës. Grabitje në Korçë, grabitje në Fier dhe grabitje e bankës në një prej zonave më të populluara të Tiranës, te 21 Dhjetori. Dhe të mendosh që komisariati i policisë ishte vetëm 200 metra larg bankës.

Këto ngjarje tregojnë thjesht dhe qartë një përkeqësim të mëtejshëm të rendit dhe sigurisë publike në vend. Qytetarët s’kanë garanci për jetën dhe pronën. Krimi ka marrë revansh dhe aktet e rënda s’kanë të ndalur, për aq kohë sa policia është në duart e njerëzve të inkriminuar ose më së paku pengohet nga politika për të kryer punën siç duhet.

Ngjarje të tilla nuk janë aspak rastësi, pasi është kjo qeveri dhe ky ministër i Brendshëm që kanë frymëzuar krimin dhe bandat, të cilat e mbushën Shqipërinë me kanabis nga veriu në jug. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe agjensive të tjera ligjzbatuese të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë rendin e sigurinë publike për qytetarët.

pedehi ka inat me lsi-ne, se eshte si ajo ish dashnorja qe nuk te hap telefonin

lsi, nuk ja jep, por pd duhet me ja marr mezor, se tashi kjo don me e ba si e ndershme