Për romanin fitues të çmimit Kadare

Nuk e kam lexuar librin në fjalë e nuk ma do mendja

2 Likes

Me thene te drejten nuk me intereson as autori i romanit, as romani, as kritika artistike, as MaPo, asgje prej gjeje nga keto, se nuk me intereson me letersia e sotme, kudoqofte, jo vetem ne Shqiperi. Letersia (dhe jo vetem) ka marre fund me tana.

Kjo si paranteze, ndersa si teze them se te falenderoj qe u bere shkak te lexoj kete shkrim te Ypit. Kam qesh me ze duke e lexuar, gje qe se kam bere qe prej kohesh qe nuk mbahen mend. Me ktheu shijen e leximit.

I moth Ypi, shume i moth! Thene ky lavderim vetem per stilin e tij. Te tjerat nuk me interesojne.

Po ia shperdorojne emrin Te ziut kadare me keto grafomanet amatore.

kritika eshte oponence qe bazohet ne profesionalizem ndersa kjo fjala e Ypit eshte banalitet dhe mendoj duhet te kategorizohet ne fenomen populist si ai qe ka mberthyer politiken (duke synuar te smbrapse elitat).
Ypi i eshte kthyer romanit njelloj si Trump iu kthye Juncker: “brutal killer”

E para fenomeni populist nuk eshte banal meqe populist, ky eshte banalizim antipopulist i nje fenomeni qe mund te jete banal, por edhe mund te mos jete. Nuk eshte e thene qe populizmi te mos jete fenomen i rafinuar, mund te jete banal ose i rafinuar, varet kryesisht nga lloji i personit, si çdo fenomen tjeter, perfshire ketu edhe fenomenin antipopulist.

Pastaj nuk eshte e thene qe nje banaliteti i kerkuar - dhe ne kete kategeri futet arti i Ypit - te mos jete i rafinuar. Arti i Ypit eshte banalitet i rafinuar, nje teknike e njohur mire dhe perdorur shume sukses ne artin modern. Por eshte njekohesisht edhe zanat i vjeter sa bota, psh Aristofani eshte banal krahasuar me Eskilin, por asnjerin nuk e ka lene mendja - as Finisterre qe me ka mesuar si te shkruaj ne blog se me pare isha gagaç - te konsideroje Aristofanin banal.

Banale eshte kjo qe ben ti me shoke, qe gjykoni negativisht artistikisht Ypin si kundeshtar politik. Dhe jo vetem banale, por edhe kriminale, se ne çdo muhabet e degradoni ne fashist, trump, populist, zhizhek (qe per me teper eshte tipik banal, te gjej nje koment te albanoidit qe e ka quajt banalitetin e kerkuar merite te tij), dmth fraza qe permbajne potencialisht eliminimin e tjetrit. Dhe nuk lodhem duke thene qe eshte kjo arsyeja kryesore per gjendjen te Peshkut (dhe tere botes ngambrapamoderne), polititizimi me çdo kusht deri ne mani i çdo fenomeni, duket sikur ke te besh vetem me handikapate, dhe i vetmi urim me vlere qe mund t’i japesh eshte ne stil tend:

Ju rafte kanceri mu ne gurmaz!

Ypi eshte i vetmi fenomen artistik vertet gjenial i mbas 89-tes, ndoshta mund t’i afrohet deri diku Ardian Vehbiu si kunderfigure elitare e rafinuar, sa per te deshmuar strukturen dy felore te botes. Nuk ka rendesi fare gomarlleqet e tyre politike te momentit (ne fakt momenti me gomor ne histori), çfare do mbetet vertet eshte shqipja e tyre. Çfar ata kane thene ne politike do mbetet ne bote sa jarga e ligavecit ne mengjez me vese.

Nuk ka ndodh njesoj me Nolin dhe Konicen? Çfar kane mbet nga gomarlleqet e tyre politike? Asgje, vetem shqipja e tyre ka mbetur!

-----------------------------------------------------------------------

Qe ku ke dhe diskutimin me abanoid per banalitetin e Zhizhekut (shiko edhe komentet me lart):

Korrikse edhe prej teje falemneres qe me bere te lexoj perseri shkrimin, dhe ta shijoj edhe nje here tjeter. Kam per ty nje fraze gjeniale me banalitet aristofanesk:

Kur ke lexuar mbi 150 nga 200 e ca faqet e biçim romanit të Virgjil Muçit dhe bindesh se ajo çka po bën nuk është asgjë tjetër përpos një masturbim gjatë të cilit hallatin e tund ti qefin po e bën Virgjili, …:slightly_smiling_face:

ti je dijetar i madh komenton ne peshk

dijetar e moth mund te jete kush ka ambicje per kete, kurse une kam per ambicje vetem urtesine. Sa e kam arritur eshte pune tjeter, por per ta vlersuar sa e ka realizuar nje ambicje tjetri, ne kete rast sa i urte eshte, duhet te jesh vete i urte ne radhe te pare. Nuk mund ta vlersosh si duhet nje gje, pa e pasur vete.

Më ke knoq’ or Inkuiz me knoqjen tate me Ypin.
Veçse, të krahasosh Ypin me Vehbiun - anipse duke lëne mënjanë politikën, dhe duke rujt si kriter shqipoverbalizmën e tyre, është njëlloj të krahasosh - me perifrazën e mjerë ypiane laneske - Erzenin me Bunën.
ErzenYpi vërshen pendën e Ndroqit kur shkrepëtin urrejtja mbi Dajt, ndërkohë që BunëVehbiu mbush shtratin vetiu - bi apo s’bi shi MbiShkodër.

Sa për masturbimin - haletet mënjanë, Ypi mjafton të fërkojë toçin, siç ka bo gjith’ jetën dhe besa, ja arrin !

Un nuk i krahasova, un i nxorra ne dukje, midis shume te tjereve, si figura komplementare nisur me teper nga stili. Pastaj kush urren me shume prej tyre, ka lidhje me jeten tyre personale qe nuk ka qene e njejte ne raport me regjimin. Po te kishin qene ne pozite te njejte, atehere ka kuptim te behej krahasim. Gjithnje duke theksuar se nuk me pelqen te bej kesij lloj krahasimesh, sepse nuk nuk eshte shume delikate me u fut ne jeten e tjetrit, dhe nuk arrijme te dime deri ne fund per tjetrin. Edhe ne pozite te njejte, gjendja e personit mund te jete e ndryshme, plus dhe reagimet te ndryshme, njeri mund te kete me bole se tjetri.

Keshtu perseris edhe nje here tjeter, urrejtes apo dashurues, me bole apo pa bole, stili shqip i Ypit eshte gjenial, distant nga te tjeret. Kaq di me thone, e kaq du me thone, asgje tjeter.

1 Like

Nje pietje nga salla : A nuk duhet Te ishte me mire qe romanet Te kishin njefare niveli shitjesh perpara se te futeshin ne konkurrim ?

E dime merine e vjeter qe ke, nuk te ndahet, nuk t’i heqin dot citatet e Bibles dhe percmimi per shqipot ca vese si ato te shqipove. Po letersia nuk kinematografi Hollivudi dhe cilesia e saj nuk matet me shitjet.

P.S. Emigranti eshte shkrimtar i mire, pranoje dhe bjer rehat me veten.

Me cfare matet niveli i letersise nese askush nuk I lexon ato libra ?librat jane shkruar per tu lexuar nga mileti me sa di une .nese nuk shiten mileti si pelqen.

Ngaterron mollet me portokallet. Tjeter gje per ke shkruan dhe tjeter gje kush e mat cilesine e asaj qe ke shkruar. Megjithese edhe kjo e shkruara per miletin ha debat. Pyet te Mothin te te tregoje per sprovat e shumta me teme-titull “Perse shkruajme”. Po qe te mos hapemi ne vaji ne lakra, kemi nje konkurs, ku paraqiten ca vepra qe vleresohen nga nje juri, qe mendohet se jane bicim ekspertesh, qe marrin haber ca me shume nga masa. Ti je edhe antiDulle, po mendesine e ke si te tij: t’ua paraqisim veprat per mendim masave. Mire qe nuk kerkon te shikohet a e ka zbatuar vepra fituese vijen e masave.

Edhe nje gje tjeter per Ypin qe ka rendesi, sidomos per muhabetin tone. Kam pershtypjen, shume prane sigurise, qe per Ypin temat politike, ose me sakte personat qe sulmon per shkaqe politike, jane me teper nje pretekst per te shkruar, se per te demaskuar nje pozicion politik.

Siguria me vjen jo nga dituria per ndonje pohim te tij qe eshte keshtu, kam pershtypjen qe edhe ai vete nuk eshte i ndergjegjshem per kete, por nga niveli i shqipes se tij. Eshte e pamundur te arrihet nje nivel i tille artistik i motivuar kryesisht nga politika.

Tema eshte interesate, e ndoshta kesmet do ta shkruaj ndonjehere, por lidhur ngushte me muhabetin tone, mund te them shkurt: tani ne shkruajme per inerci. Ose me sakte ata shkruajne per force te inercise te kohes se qepes se Kadarese, sepse e shkruara jone ne Peshk i perket e ardhmja. E ardhmja eshte e jona, jo e tyre, pavarsisht se jemi vetem ca gjytryme; revolucionet i bejne gjithnje gjytrymet, te zgjutit hajne llokmat e momentit, presin gjithnje te fitojne momentin, te marrin çmimet e momentit.
Tani eshte forca e inercise qe ben qe gjerat te vazhdojne te shkojne perpara. E vetmja force vetvepruese tani eshte Marloni.

Dikur jepeshin cmime republike per shkrimtare qe si lexonte njeri nga juri me bicim ekspertesh .

E di, tani ti do qe te jepen cmime per libra qe lexohen nga mileti i ndricuar. Shko krijo nje cmim, pyet shtepite botuese sa kopje kane shitur dhe nxirr fituesin. E di kush jane me te shiturit ne tregun muzikor p. sh. Ata te tallavase. Jepi dhe ti cmim tallavase se letersise, e fiksuar sic je, megjithese balliste e xhaxha Ermenjit, pas vijes se masave.

The point of the writer is to be unpopular. The point of the writer is to say: “I denounce you even if I’m not in the majority.” :slight_smile:

Ars gjithmone e ka pas merak miresjelljen qekur hiqte shkrimet e tija ketu per shkak te kritikave plot xhentilese te peshqve, imagjino kur ka lexuar te botuar Ypin ne gazete, ishin lule njato komente te varfra blogu. Ja pra qe qaheshe kot nga peshku, merru me Ypin tashi.