Përrenjasi, qyteti që ka humbur fillin

Nga Olsjan Topalli

Disa rrënoja shumëvjeçare dhe dy heronj lufte na urdhëruan mire se ardhjen në qytetin e vogël të Përrenjasit. Kjo është pamja mbytëse që mirëpret çdo mysafir kjo qytezë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me rrënojat e ish-minierës së kromit të ndërtuara që në kohën e Rusisë, ku marëdhëniet ishin të mira midis dy shteteve komuniste. Sot, këto rrënoja janë lënë në mëshirë të fatit nga pushteti vendor dhe si pasojë e indiferences politike dita-ditës rrezikohet jeta e banorëve nga shembja e tyre.
Heronjtë qëndrojnë të shtrirë në anën tjetër të rrugës. Ata flenë dhe rënkojnë nga plagët e marra ndër vite, ato janë trenat e linjës hekurudhore Durrës-Pogradec, të cilës janë braktisur në stacion vite më parë dhe si pasojë mospërdorimi janë lënë në mëshirë të fatit e të zhduken nga ndryshku.

Udhëtimi

Udhëtimi drejt Përrenjasit është një labirint kthesash mbi kreshta kodrinash e malesh, duke filluar që nga Elbasani. Pas një ore e gjysëm udhëtimi mes udhës së vështirë dhe kthesave dredhacake të arnuara keqasi, gjendemi në zemër të qytetit të minatorëve siç njihet ndryshe Përrenjasi.
Një heshtje e plotë mbizotëron kudo… Asgjë nuk ndjehet veçse hapat e lodhura të banorëve, që bëjnë të ikin, por ku ?! As vetë se dine nga shkojnë… Era e ftohtë që vjen nga malet në thellësi të vendit bën që njerëzit të kërrusen të mbështjellë ende me veshjet e tyre të trasha. Dimri ka trokitur shpejt këtyre anëve. Duket sikur ky dimër do të jetë i ashpër, këtë përshtypje e mbajnë të gjithë në kurriz, kalimtarët, makinat e përbaltura, vetë qyeti, e liqeni i cili ka marrë një ngjyrë kafe të thellë. “Me dimrin nuk bëhet shaka këteja”- na bën me dije shoferi ynë, fjalëpak, i cili iu bashkua me dëshirë këtij udhëtimi në këtë qytezë.

Dikur kjo qytezë periferike gumëzhinte nga puna dhe ritmet e jetës së vrullshme, ndërsa sot, nuk ka mbetur thuajse asgjë, përveç disa lokaleve që mbijetojnë falë të ardhurve, të cilëve iu bie rruga kalimthi këtyre anëve.
I ftohti acar na e ka vështirësuar lëvizjen dhe na e ka bërë gati të pa-përballushme. Për tu ngrohur disi, futemi te një lokal rastësishëm. Sapo hapim derën disa syra kureshtarë u gozhduan mbi ne. Thua sikur të ishim një dritë shprese për ta, por më kot… Janë të rinj të papunë, shpresëthyer, të cilët dëshirat edhe ëndrrat i mbytin nën llumin e kafesë dhe tymit të cigares që mbajnë në duar. Aty mes atyre të rinjëve njohim Besjanin një djal 25 vjeçar i cili punon taksixhi në të zezë për të mbajtur familjen e tij, edhe pse ekonomia e dobët ia ka reduktuar ndjeshëm punën.
“ I shikoni këta djem- na thotë Besjani- Janë të papunë, pa të ardhme, pa shpresë, pa asgjë që i lidh me realitetin. Në kurbet s’ia hap derën askush, bujqësia nuk bëhet anëve tona dhe e vetmja mënyre punësimi janë minierat e kromit edhe të hekur-nikelit, por edhe keto i kanë mbyllur. Dhe ne përsëri jemi të papunë, pa para, pa ushqim mbi tavolinë, pa zhvillim dhe pa kurrfarë gjëje. Politika sdo t’ia dijë për ne, as marin mundimin të na i hedhin sytë, por vetëm votën tonë duan për të ardhur në pushtet dhe gjithça mbyllet pas votimeve, bashkë me shpresat e ëndrrat tona”- shprehet plot mllef miku ynë Besjani.
Është e dhimbshme të shikosh djem të tillë, kaq të dëlirë e punëtorë, kaq të bindur për të kuptuar sesa do t’u kërkojë jeta nesër, kaq të pamundur për të qenë si të gjithë të tjerët, jo për të pasur kushedi se çfarë, por thjesht mundësinë për t’u punësur, asgjë më tepër.
Pasi ngrohemi disi dhe njihemi me fatin e trishtë e të rinisë së këtij vendi, i lejmë vend një xhiroje në qytet, për tu njohur me shumë më të…

Qyteti i minatorëve

Popullsia që u vendos në qytetin e Përrenjasit në fillimet e tij përbëhej më së shumti nga banorë të ardhur nga rrethet jug-lindore të Shqipërisë. Ne fillim te viteve '90 filloi një fluks shpërnguljesh masive nga zonat rurale drejt qytetit e cila vazhdon dhe në ditët e sotme duke rritur gjithnjë e me tepër popullsinë dhe si rrjedhim sipërfaqen e qytetit.
Ky qytet i ndërtuar në fushën e shkretë të Domosdovës, sot përbëhet nga mbi 10 mijë banorë, të cilët jetojnë në qytet. Gjendja ekonomike e këtij vendi është e vështire pasi aktiviteti i industrisë së prodhimit të hekurit nuk egziston fare dhe prodhimi i kromit është minimal. Punësimi në sektoret private është i ulët, dhe papunësia kap nivele realitivisht të larta.
Edhe pse të varfër, të papunë dhe me shumë probleme që vijnë duke u thelluar në këtë tranzicion të vështirë, prrenjasit e presin mikun me dorë në zemër, shoqëruar nga shpirtbardhësia e bujaria.

Problemet

Gjatë ecjes nëpër qytet, në rrugë mbizotërojnë “Mbretëria e qenve” të cilët kanë pushtuar qytetin, e janë kthyer makth për banorët, ku shpesh-herë janë sulmuar prej tyre, ndërsa organet përkatëse dhe bashkia nuk kanë ndërmarë asnjë veprim për uljen e rrezikut nga këta qen. Këtë fakt na e pohon edhe Agron Tafani, një ish i burgosur në Spaç, banor i qytetit.

Ai na tregon se ka kryer 3 vite burg, në burgun famëkeq të Spaçit, mes vujatjeve edhe torturave pa fund. “Djalkë isha i ri kur më dënuan, lashë pas bashkëshorten edhe fëmijët, të zhytur në varfëri ekstreme. Zoti e deshi që të dilja pas 3 vitesh pasi u shemb edhe sistemi komunist. Isha mes katër rrugëve dhe mu desh të punoja shumë. Ky qytet nuk ofronte asgjë veçse, sikurse nuk ofron tani. Punova shumë kohë në minierat e kromit, aty fitova sadopak para që u stabilizuam si familje. U mundësova fëmijëve një shtëpi të ngrohtë ku të fusnin kokën, e sot falë zotit nuk jemi në rrugë”-shprehet plot qetësi Goni siç edhe e thërrasin të gjithë në Përrenjas.
Diku më matanë qëndron Jeta, një pensioniste, e cila shet me një tavolinë të vogël anë rrugës. “Jemi në pikë të hallit ju bëftë nëna, kam vajzën të paralizuar në shtëpi. Ka kaluar sëmundjen e menigjitit kur ishte e vogël dhe që nga ajo mbeti e paralizuar. Kam fuqi më unë të punoj ?! Por, pensioni nuk i përmbush nevojat e familjes ndaj detyrohem të punoj përsëri, të shes. Këtu është varfëri ekstreme… Punë s’ka… Para s’ka…Shëndetsi s’ka…Këtu asgjë prej gjëje nuk ka”-shprehet me lot në sy shitësja në moshë.

Spitali

Diku në pjesën e sipërme të qytetit të Përrenjasit ndodhet spitali i këtij qyteti, që të tillë nuk mund ta quash. Me të hyrë brënda ambjenteve spitalore, bie në sy amortizimi i spitalit dhe kushtet jo normale për një institucion të tillë. Sovatime të rrjepura, shtretër të papastër, tela energjie të zhveshura të lëna jasht mureve duke vënë në rrezik jetën e pacientëve, mungesa e ngrohjes, mungesa e ilaçeve dhe kushtet higjenosanitare të lëna në gjendje skandaloze. Kjo është pamja e pështirë që karakterizon këtë spital
.

Pacientët shprehen të pakënaqur nga kushtet edhe shërbimet spitalore që ato marrin, pasi aty ata ndonëse shkojnë për tu shëruar, u duhet të marrin me vete shtresa për tu mbuluar pasi në institucion mungojnë. Sipas tyre shumë mjekë që janë të punësuar në këtë spital posedojnë klinikat e tyre private. Kjo i ka detyruar pacientët ti drejtohen drejt këtyre klinikave, duke rënduar akoma me tepër xhepat e tyre. Po ashtu edhe të kurohen në shtet, ato mbartin mbi supe frikën së do marrin ndonjë infeksion nga gjendja e mjerueshme e spitalit. Duket absurde, por e vërtetë teksa shikon se në çfarë niveli ka rënë shëndetsia e aq më tepër në qytete si Përrenjasi, ku testohet se si jetojnë njerëzit mes vuajtjeve pa fund.
Shpresojmë që këmbanat e alarmit të bien e qeveria aktuale edhe Ministria e Shëndetsisë të kthejnë kokën pas, të shohin çfarë bëhet. Të reflektojnë e të marin masa, të veprojnë pasi edhe këtyre anëve ka jetë…

Qyeti i lavazheve

Ndryshe nga qyetet e tjera të cilët kanë edhe të veçantat e tyre që i karakterizojnë Përrenjasi njihet edhe si qyteti i lavazheve… Në të dalë të këtij qyteti, syri nuk të sheh gjë tjetër veçse lavazhe për larjen e automjeteve. Në një shtritje prej rreth 500 metrash, përgjatë rrugës së Qafë Thanës këto lavazhe janë e vetmja mënyrë jetese minimale për rreth 80 familje që jetojnë në këto anë, pasi shfrytëzojnë edhe ujin e bollshëm që buron nga mali i Qafë Thanës. Por, kjo nuk mjafton që ti mbyllin të gjithë hallet edhe problemet që ato kanë.

Ky është Përrenjasi, një qyetet i vogël që ka humbur fillin, i mbushur plot varfëri, papunësi, pa zhvillim, pa të ardhme, pa infastukturë, e pa gjallëri. Një qytet i cili në dukje me probleme të vogla, por, ti mbledhësh të gjitha përbëjnë një hall shumë të madh. Një qyetet i cili gjendet afër në pozitë gjeografike, por shumë larg realitetit. Një qytet i cili kërkon të jetojë, të ngrihet në këmbë, të gjallërohet e të ecë përpara. Por kjo duket thuajse e pamundur, që kur interesat personale janë më të rëndësishme se ato të një komuniteti.

Ky qe e ka skruajtur kete artikull duhet te jete refugjat i deshtuar qe ka 20 vjet pa shkuar ne shqiperi.

Prrenjasi, qyteti që ka humbur fillin?

Më vjen keq, por besoj që të gjithë peshqit bien dakord; se jo vetëm Prrenjasi…

Jo jo Ura vajgurore rilindi.

Po me Pishkashin di gjo njeri c’bohet ? Jetohej edhe atje,inxhinier, dhe bile jo keq … Ka qene nji konge me i Festival partie ne RTV qe fillote me : Ne rruget e Pishkashit / kalojne shume makina … etj, etj. Kush e gje ( sikur ene vetem tekstin ) ka i gjel deti shperblim. :slight_smile::slight_smile:

… meqe jena ke Pyjet me bore ka jete … ka vdek Zana, ajo qe rrite t’u fol ne telefon me Deden, ke dera e kinemase … RIP.

o peshku, le nam. Pse i boton shkrimin cdo deshtaku qe kalon ketej dhe nuk flet qofte dhe njehere te vetme per komunen e parisit ose bllokun qe lulezon e ku cdo 19 m degjon italisht?

komunizma oshte fare shume ekeqe qe nuk do I ndahet shqipove per shume kohe qe vijen…edhe dum te hyjme ne Europe ne.

po c’beri komandanti per Perrenjasin, mo kapo?

kjo qyteze ene ne 90 votoj per Ramizin :stuck_out_tongue_winking_eye:

qe dmth se komandanti lulezoi cdo qytet qe votoi per te? po ik o kapo se me solle zorret ne gryke per zotin!

Po sa e shkruajtem me.siper qe Ura Vajgurore rilindi. Berisha ka thene qe sapo te vij ne pushtet ka per ti kthyer mbrapsht te gjithe jabaxhinjte. Nuk ka arsye te rine ne Tirane, qytetet e tyre tani jane te sigurta dhe te rilindura.

dmth te na zere malli per komshinjte jevgj dhe shtepite e tyre 3 kateshe?

Po ca te marre malli. Ti e more vesh si ishte pergjigj jevgu per disa qe kerkonin shtepi me qera? Nuk du jabanxhi ne vilen time! Prandaj hiqet njeri sikur ardhja e rij ne tirane eshte rezultat i rreshqitjes se tokes, apo disa burra te mencur dhe me mjeker vendosen me vote ta sillnin ne tirane etj etj. Dmth te jete per kete ky kthehet nje ore e me pare ne UV.

po duhet te kete… te pakten keshtu thote nje koqe tjeter : eshte dukuri qe ndodh ne gjithe boten…

Prrenjasi eshte nje vrap pele larg korces e elbasanit qytetet fantazme te shba ndodhen qindra km larg metropoleve .

ti e une jemi mercenare te parase. Ky shoku nga UV bashke me jevgjit e TR, i kane dhene besen vendit si patriote te vertete. Talk is cheap, eshte moto e gjithe patrioteve shqiptare

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

…nje shoku im ne 95’ ishte drejtor I bankes bujqesore Berat dhe me ka tregu nje histori per nje fshatere nga Urra Vajgurore.Ky katnari kishte aplikuar per kredi dhe shokon nje dite ne banke per te mbushur formularet.Duke e pyetur per kerkesat e formularit I vjen rradha datelidjes se prinderve.Datelindjen e nenes te plote I thote drejtori;…katnari filloj te pertypej dhe nuk po fliste .He more…se mban mend datelindjen e nenes ,e po mire me thuaj datelindjen e babes. Katnari u skuq nga turpi qe si kujtohej as I babes dhe shpertheu ter ina duke thene se;
po ku te le rehat Saliu te mbash mend emrat e babait dhe nenes o drejtor…:stuck_out_tongue:

3 Likes

:joy::joy::joy: lere se me kete e rregullove biografine. Mbarova se qeshuri :joy::joy::joy: