Përse nuk legalizohet Marijuana në Shqipëri?

Shënim
Ky shkrim në asnjë mënyrë apo formë nuk inkurajon përdorimin,kultivimin dhe tregtimin e marijuanës.

Në prill të këtij viti sic ishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore,kryeministri kanadez Justin Trudeau i hapi derën procesit së legalizimit së marijuanës për përdorim rekreativ,proces i cili do të finalizohet në korrik të vitit 2018.http://www.cbsnews.com/news/canada-to-legalize-recreational-marijuana-by-july-2018/

Ndëkohë në Shtetet e Bashkuara janë 29 shtete të cilat e kanë legalizuar në nivel shtetëror e jo federal.

Ulja e kriminalizimit,mbrojtja nga ekspozimi i të rinjve si dhe gjenerimi rekord i taksave të cilat kalojnë dhe taksat e mbledhura nga alkooli duket se i japin një shtysë më tepër ligjbërësve ta legalizojnë marijuanën në shumë shtete https://www.forbes.com/sites/debraborchardt/2017/04/11/1-billion-in-marijuana-taxes-is-addicting-to-state-governors/#2146e8542c3b - http://www.marketwatch.com/story/marijuana-tax-revenue-hit-200-million-in-colorado-as-sales-pass-1-billion-2017-02-10

Vetëm pak ditë më parë më 3 korrik u publikua lajmi se fqinjët tanë grekë legalizuan përdorimin e marijuanës për qëllime mjekësore, duke iu bashkuar kështu listës së vendeve të Bashkimit Europian.
Edhe vendet fqinje të Ballkanit si Kroacia,Maqedonia,Serbia e kanë tashmë te legalizuar përdorimin e marijuanës për përdorim mjekësor.

Dhe si cdo herë teleskopin e kthejmë nga vendi ynë i vogël,por njëkohësisht i famshëm për prodhimin e kësaj subsctance.

Vetvetiu të lind pyetja përse nuk legalizohet edhe në Shqipëri.

A është kriminilazimi dhe damkosja e marijuanës në opinionin publik një sistem i cili fsheh veprimtari kriminale akoma më të fuqishme ?

Heroina është fantazëm në Shqipëri,kemi dëgjuar shumë pak rreth saj që në kohën e serialit “Njerëz dhe Fate”. Cuditërisht pasi Shqipëria luan rolin e portës hyrëse drejt Evropës perëndimore për transportimin e tonelatave të kësaj droge e cila ndjek internerarin Afganistan,Turqi,Shqipëri,Evropë.

Ndërsa kokaina ende shihet si cool & trendy si një antipastë për ta shoqëruar me alkol nëpër clubet shqiptare.

Por në tv,portale,gazeta si dhe nga zërat e politikanëve Shqiptarë flitet vetëm për kanabisin.

Duke parë rrugën që po ndjekin vendet më të zhvilluara të botës perëndimore si dhe fqinjët tanë më të afërt nuk mund të gjej një justifikim apo arsye reale se pse nuk legalizohet marijuana në Shqipëri.

Mendoni vetëm taksat që do shkonin në arkën e shtetit,vendet e punës apo potencialin e eksportit.

Kur them këto bëhet fjalë për biznese legjitime,të cilat prodhojne kanabis sipas standarteve dhe kërkesave të tregut dhe jo parcela trafikantësh.

Korrupsion,orë pune njerëzore,shpenzim fondesh,cështje gjyqësore,mbipopullim i burgjeve janë vetëm disa nga pasojat e kësaj lufte me parcelat e kanabisit të cilat teksa digjen diku,në anën tjetër po korren.

Ndoshta shteti shqiptar vërtetë është i pafuqishëm para kësaj lufte por në të njëjtën kohë ndoshta ky sistem mbron kupolën e mafies duke sakrifikuar tek tuk spaciatorë ordinerë,parcelat e armiqve të dikujt,shifrat marramendëse që mbushin xhepat e sistemit ë drejtësisë.

A s’do ishte më fitimprurëse dhe më mirë për të gjithë sikur të legalizohej edhe në Shqipëri ?

1 Like

Ne lidhje me keto linqet dhe shembujt nga amerika e veriut une me modesti do t’ju keshilloja te pyesnit njehere shabanin e bllogut. Ay eshte ekspert per shume gjera dhe cdo argumentim e mbeshtet me nje link.
Ne ketu ne Kanada, pavaresisht se km e ka shtyre perpara kete nisme, jemi neutro. Eshte pak heret per te patur nje mendim.

@Vlonjat Linket janë për njerëzit të cilët mund të duan të lexojnë më tepër , jo për të mbështetur argumenta.

ja e zeme se u legalizua marijuana ne Shqiperi… po pastaj ? -marijuana qe prodhohet me shumice ne Shqiperi, ka si destinacion Evropen. dhe mbase nje perqindje fare e vogel 1, 2 % eshte per tregun shqiptar. keshtuqe pak lidhje ka problemi marijuana shqiptare me shembujt e kanadase apo amerikes qe keni sjelle ju.

Legalizimi nuk sjell vetëm të ardhura nga coffe shop në Shqipëri por krijon mundësinë që X sipërmarrës të kultivojë dhe ta eksportojë atë drejt vendeve të Evropës apo kudo qoftë kërkesa, tregu sa vjen edhe rritet, Shqipëria njihet që njihet për marijuanë pse mos ta shfrytëzojë si potencial biznesi ? Ajo që prodhohet momentalisht , është ilegale dhe ato të ardhura që gjenerohen përvecse janë kriminale nuk dihet se ku përfundojnë. Si thoni ju më mirë e legalizuar dhe e taksuar nga shteti apo kështu sic jemi, se eksportin njësoj po e bëjmë…Tregu gjendet,nëse egziston iniciativa dhe politika e duhur për ta bërë,në të njëjtën kohë lehtësohen dhe ligjet aktuale për përdoruesit e këtushëm që nuk janë ndoshta sa në Amerikë apo Kanada por janë të konsiderueshëm.

nuk e di cfare informacionesh keni ju, por tregetimi i marijuanes eshte ilegal ne Evrope dhe konsiderohet si veprimatri kriminale. ok, ka vende qe e kane legalizuar, por behet fjale per sasi te pakta per perdorim personal qe eshte pak a shume nen kontroll… cdo prodhim tjeter me shumice eshte ilegal ,eshte kriminal dhe perndiqet nga policia dhe drejtesia.

shpenzohen 10-tra miljona euro nga shtetet e evropes per te luftuar prodhimin , tregetimin dhe trafikimin e marijuanes, qe thua ti.

Ide e mire por eshte shume shpejt per ne. Kur te kemi hallet e Kanadase do e shofim dhe kete muhabet. Tani per tani mendoj, do sillte vetem probleme.

Ne teori mire je, por praktika jo dhe aq mire :slight_smile: Me ate logjike cdo industri qe eshte e jashteligjshme tani do ishte fitimprurese po te legalizohej. Prostitucioni psh, kurva kemi plot pse te mos i legalizojme? Edhe semundjet kontrollohen me mjek edhe taksa vjel, edhe njerezit nuk jane me te frustruar dhe te vrasin komshiun per nje vije uji.

Nuk e komandon dot si industri me rregulla dhe ligje qe te zbatohen. Sipermarresit e kanabisit do jene ata qe sot jane prapa hekurave dhe ti pret qe ata te zbatojne ligje dhe rregullat e konkurrences ne ekononimine e tregut? Shtetit shqiptar nuk i mungojne ligjet, mungon zbatimi i tyre.

Të sugjeroj të shikosh se c’po ndodh në Nevada , apo në Kanada vitin tjetër kur të ketë kërkesë tregu mijëra herë më të lartë se produkti. Ato qe thua ti prodhohen në laboratore të licensuara , dhe natyrisht nuk kanë kapacitet që mund të kenë fusha e fusha të tëra.
Unë nuk përmenda shifra dhe as nuk thashë që në Evropë derdhet kanabisi lumë , por dhe ato që thua ti luftojnë subjekte dhe individë që operojnë në mënyrë ilegale duke e kthyer në krim,por të paktën ato shtete e kanë ndarë përdorimin vetjak nga trafikimi narkotik kriminal , ndërsa këtu njësoj dënohet si dikush me 1 gram marijuanë , si ai me 1 kg kokainë.
Unë e shoh thjeshtë si mundësi të artë për Shqipërinë , personalisht as nuk e konsumoj dhe nuk jam ndonjë aktivist i cmendur 420 për marijuanën. Unë shikoj vende pune, taksa , mirëqënie dhe ndalim të kësaj lufte të kotë me mulli ere.
Bota që e legalizon nuk është as më shumë liberale se ne dhe as më e degjeneruar si shoqëri , por thjeshtë bën llogari të thjeshta. Dhe shifrat flasin vetë.

Më probleme sjell tani, megjithëse nuk duken nga syri i lirë i publikut. Por gjithsesi Shqiptarëve gjithmonë iu leverdis informaliteti, ligji i xhunglës.

Po të mos komandohej dot si industri atëherë si ka mundësi që sot kompanitë farmaceutike që prodhojnë marijuana medicinale dhe nënprodukte të saj vlerësohen me miliardaaa dollarë në bursën amerikane ?!

Ato resurse që policia dhe shteti sot i përdor kundër parcelave , nesër shumë mirë mund ti përdorë për licensimin e bizneseve të kësaj natyre, pastaj se kush mund të jenë sipërmarrësit është cështje tjetër. Ka institucione, inspektoriate, gjykata, të dhëna,zyrë tatimore që merren me ato punë. Pastaj nëse shteti është i kalbur e lejmë fare pra , hajmë atë copë bukë e flejmë gjumë se ky vend s’bëhet me ktë lloj pesimizmi kronik.

Iku dhe mariuana per lesh, njizet mij lek kilja e gjeja aty ne albanje, po si i thone e lire eshte kripa ne Vlore po e ha qeraja rruges😅

1 Like

E o zeqo, ne kohen e Saliut edhe mariuana kishte vlere, ky palloshi e leshoj fare, a thua se nuk e njihnim ne kete business.

1 Like

Po o zeqo po

Patjeter qe po, pse nuk je dakord me ato qe komentova? mu duke pak mosbesues.

Lexo shkrimin e zeqo mos bëj vlerësimin e tregut si ka qenë e si është nuk ka rëndësi ajo…
pyetja është ku do shkojmë

E lire Krypa ne durres por s’ia vlen barra qerane!
Ne vlore nuk punojne te nxjerrin krype. Aaaa po deshe ndonje xhiro me skaf nuk ka problem. Te cojme ta piç kafen ne brindizi per gjys ore dhe te kthejm prap pa u thare kafja ne fund te fylxhanit.

1 Like

Cfare problemesh do te sjelle marijuana qe nuk i ka alkoli legal?

1 Like

Ose te cojne ne Shengjin e te thone “e shikoni Brindizin djema?”

Nuk e kontrollon dot ne Shqiperi o usta, jo ne Amerike. Ti po flet teorikisht ta thashe edhe me lart. Ne teori e di dhe une qe ja vlen.