Përse nuk mund të mos quhemi religjiozë (*)

cosmonaut-1

Jeta e përditëshme është plot me akte rituali religjioz qe kane humbur spiritualitetin dhe vertikalitetin, laicizmi është xhaketa e fetarisë e veshur mbrapsht.

Nga i Afërmi tek Tjetri, nga “duaje të Afërmin tënd” tek “respektoje Tjetrin”, nga frika prej mëkatit e krishterë tek ndjenja e fajit psikologjike, nga mëkati origjinal tek Kompleksi i Edipit, nga lutja e mëngjezit tek gjimnastika e mëngjezit, nga leximi mëngjezor i Biblës tek leximi i gazetës çdo mëngjez (thënë nga Hegeli), nga prifti tek sekretari i partisë, nga mbaj kreshmë tek mbaj dietë, nga një jetë e përkorë manastiri në jetë minimaliste (modë new-age), nga sakrificë për Zotin në sakrificë për brezat e ardhshëm, nga “në kërkim të Zotit” tek “në kërkim të vetvetes”, nga “i çmendur në Zot” (folle in Dio) tek i çmendur në vetvete (“A je në vete?”), nga çdo të djelë në meshë tek çdo të djelë në stadium, nga pelegrinazhi në vendin e shenjtë në turizëm në ishujt e Paqsorit, nga dishepulli tek fan-i, nga miliona kuadro që paraqesin Madonën me foshnjën Jezu në prehër tek miliona kuadro që paraqesin mamanë me foshnjën në prehër, nga rrëfenjëtore e priftit në pozicion vertikal tek divani i psikoanalistit në pozicion horizontal, nga krizë mistike në krizë psikopatike, nga shprehja “është e shkruar në Bibël” në frazën “kjo është shkencore”, nga besimi tek dogma fetare absurde pikërisht sepse absurde në logjikën laike që bota rezulton absurde, nga “shkuarje në të përtejmen” në “udhëtim me makinën e kohës”, nga “bota tjetër” në “universet paralelë” ose në virtualitetin digjital, nga kërkim për të gjetur Zotin në kërkim për të gjetur vetvehten.

Në thelb ndryshimi qendron: nga bërja e gjërave për Zotin, në bërje për veten. Eshtë motivacioni që ka rëndësi, motivacioni ndan shapin nga sheqeri.


(*)
(nga cristiani pa thonjëza, tek “cristiani” me thonjëza😆)

1234567890

Intelektuali që në fund të një përsiatje shkoqitëse ngjit etiketën e domosdoshme demokratike “për mendimin tim”, ka shumë mundësi që i ka bërë kalamajtë e vet me ndihmën e “mendimeve” të komshiut.

Mbreti i ndrron gratë sikur intelektuali i shquar ndrron mendim.

[Në thelb ndryshimi qendron: nga bërja e gjërave për Zotin, në bërje për un-in. Eshtë motivacioni që ka rëndësi, motivacioni ndan shapin nga sheqeri.]

ne thelb eshte bjerrje kohe per te varferin njeri si krijese ,nje qark i mbyllur qe i gjithefuqishmi absolut e krijoj qe te luan me te . Ndryshe nuk ka se si shpjegohet qe kur Uni tejkalon veteveten kerkoj prap rruge drejt Tij .
p.s. diku ishte permendur shkenca ., Hendikepi me e madhe qendron tek kjo per mua , Pse me duhet mua nje fenomen ta besoj si te sakt e vetem kur eshte i vertetuar shkenctarisht kur dij qe truri i njeriut eshte shume i vonshem konform kohes ne levizje dhe kapacitieti i tij intelektual shfryetzohet vetem 2 %,
Norma idioteske , edhe vete i paafte edhe konfuz edhe mundohet permes rregullave te kamufloj paditurin e tij …edhe kjo nje loje tjeter e te gjithefuqishmit duhet te jete …

ne thelb eshte bjerrje kohe per te diskutu per keto gjera gjithnje te njejtat gjera e gjithnje e njejta venie ne dyshim prej dy shekujsh, sepse modernja me fale tjera eshte vënie e gjithçkaje në dyshim(edhe të vetë dyshimit😛), me justifikimin se besimi i dikurshem dogmatik, kunder te cilit ngrihet krye duke e vene ne dyshim, besonte pa vene ne dyshim, gje qe vetkuptohet eshte gabim nese besimi kerkon te besohen me çdo kusht edhe çfare eshte absurde pa logjike dhe jasht evidences, shkencore dhe pertej shkencore. Por edhe besimtaret moderne, ata te dites djele ne meshe ne oren 10 te mengjezit te lare dhe hekurosur me Zot dhe ditet e tjera te javes ne laborator shkencor pa Zot, ja kan gjet marifetin ketij diskutimi, sa ju thua qe feja e shpjeguar ne menyre tradicionale eshte nje grumbull marrezish absurde, te pergjigjen me logjiken e absurdit (stil Kierkegardi): prandaj duhet besimi, besohet çfare eshte absurde. Kurse modernet laike thone te njejten gje, por si xhakete e veshur mbrapsht, qe bota eshte absurde nga pikpamja e logjikes, dmth jane besimtare persembrapi, besimtare ngambrapa:smiley: (gje qe e kam thene ne shkrim). Pra kjo sapo thashe eshte pak a shume pjesa e dyte e komentit tend qe eshte esenca e çfar thote dhe beson :smiley: intelektuali modern; kete esence gjen deri ne lodhje ne te gjitha discurset e shkrimeve, filmave (Stalker loqja), arteve moderne, filozofine moderne etj. Ky eshte besimi modern, te veje dyshim gjithçka, edhe vetveten, e filloi me venie ne dyshim te Zotit, dhe e mbaroi duke vene ne dyshim edhe Unin, qe njeriu qenkerka koqe kanari, ky eshte besimi i koqe kanarit modern, me ner me thon intelektualit. Ketu jam shume dakord edhe une qe intelektuali eshte deshmia evidente qe njeriu qenkerka koqe kanari, intelektualit te shquar, si besimtar ashtu dhe laik, as avokatin nuk mund t’i besh dot e as prokurorin, ne nje derexhee te tille eshte, fute direkt ne burg direkt nga hetuesia qe te verifikoje eksperimentalisht shkencerisht qe bota eshte absurde, shume me absurde se sistemi komunist qe eliminoi avokatin, por prokurorin e la akoma qe te bente nje gjyq hipokrit sa per sy e faqe. Prandaj une bej fuksin, kjo eshte figura me e ndershme e mbetur.:stuck_out_tongue:

falemneres dafne, perftova nga diskutimi me ty qe t’i shtoj shkrimit nje fraze te re qe permban diskutimin tone:

pra diskutimi nuk eshte bjerrje kohe, gabova rende kur thashe keshtu :joy:

Sistemi juridik, si çdo tjetër, imiton strukturën providenciale ku gjykatës është Zoti, prokuror është Satani (etimologjikisht dhe praktikisht Akuzatori), mesia është avokati mbrojtës dhe i pandehuri është njeriu. Komunizmi si sistem ateist karikaturizoi strukturën providenciale duke hequr figurën e avokatit mbrojtës, mesisë, shpëtimtarit, dhe fuqizuar tej mase figurën e prokurorit, akuzatorit, të lënë vetëm me të pandehurin, njeriun, pa asnjë mbrojtje e në mëshirë të Akuzatorit qiellor dhe mishërimit të tij toksor (prokurorit). Rikthimi postkomunist postmodern në sistemin tradicional juridik në mënyrë formale duke rehabilituar figurën e avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht duke vazhduar mohimin ateist të ekzistencës së strukturës providenciale dhe figurave që e përbëjnë, në mënyrë fatale do të krijojë sistemin totalitar të së ardhmes, ku do të hiqet edhe figura e prokurorit së bashku me avokatin mbrojtës, dhe ta do mendja për pasojë hiqet sysh edhe figura e të pandehurit. Kjo do të jetë fitorja përfundimtare e sistemit transumanist të figurës transumane të Maliqit që do të jetë vetë ligj e vetë maliq, i cili heq nga fushëbeteja e historisë figurën e Zotit, Satanit, Mesisë, Njeriut, duke sjellë paqen mbi dhe, dhe duke realizuar ëndrrën shumëshekullore të intelektualit të shquar prometeik, lirinë absolute, të cilën e realizon vetëm totalitarizmi absolut vetë zot e vetë shkop.

Ndërkohë që dëgjoja një zonjë të nderuar që rrëfente jetën e saj aventuroze dhe tragjike, më erdhi ndër mend një këngë e lashtë e Brrakës: “Haxhireja nuk do burrë, po do dashnor”; njëkohësisht për asocacion më flakëriu ideja se jeta e njeriut është një këngë jevgu, një kotësi e kënduar si litani me zë të përvajshëm.

(nga Ditar i një fuksi)

Dashuria e gjyshërve dhe e gjysheve për nipër e mbesa - dhe anasjelltas -, është më e vërtetë, më ideale, më konkrete, më e urtë, më e kontrolluar dhe më e plotë se e prindërve sepse nuk është e infektuar nga Kompleksi i Edipit.

“Filani osht bir kurve vallaj!” përdoret si kompliment kur filani e ka nënën kurvë.

Historia skandaloze zhvillohet midis ndodhisë reale dhe legjendës, e cila bëhet histori reale sepse skandali jep kënaqësi. Intriga, perversioni, flligështia, krimi me siguri duhet të ketë ndodhur sepse me to brënda historia bëhet interesante dhe e këndshme, jeta është e mërzitshme dhe e zbrazët pa skandale. Për këtë arsye - ushtje ndaj së keqes -, sido që të ketë ndodhur, e tërë historia rezulton një rrëfim fals.

Pyetja në formë dileme e ndeshur rëndom në librat e shkencës divulgative: A ndjek Natyra ligjet matematikore, apo matematika është mënyra në të cilën mendja e njeriut thjeshton Natyrën? - me pasojë tifozllëkun për njërën tezë apo tjetrën -, merr përgjigje: Sipas Natyrës dhe sipas meje, Natyra ndjek dialektikën e të kundërtave si komplementare, dmth Natyra ndjek njëkohësisht dialektikisht të dyja konceptet e pyetjes në fjalë, ndërsa njeriu ndjek konfliktin dialektik dhe sherrin ngado, pasi është një idiot kriminel që shkatërron gjithçka.

Çensura e shndërron të shkruarit nga një akt impotent, ose të paktën neutral, në një akt kurajoz.

Në Shqipëri të paraçlirimit avokati i një burri të tradhëtuar nga gruaja ja doli të fitojë gjyqin, - e për pasojë klienti i tij fitoi shtëpinë dhe kalamajtë -, duke argumentuar që gruaja në fjalë është pa shpirt sepse ka tradhëtuar bashkëshortin me 12 kalamaj, të cilët do rriten me turpin se nëna e tyre është grua e përdalë etj, etj. Burri në fillim u gëzua shend e verë (“kush u divorcua dhe s’u gëzua!” :joy:), por mbas një muaji nuk u gëzua më sepse nuk po ja dilte dot mbajtjes së 12 kalamajve. Vërc andej e vërc këndej, shkoi përsëri tek avokati dhe i shpjegoi hallin. Pa problem, i tha avokati, dhe kërkoi një gjyq pajtimi, ku argumentoi me sukses se një nënë është pa shpirt nëse lë në mes të katër rrugëve 12 kalamaj, pa nënë, pa kujdesje etj, etj.
Saktë të një njëjtën teknologji elastike llafngambrapakthyese përdorën intelektualët e mëdhenj deri në vitin 89-të kundër kapitalizmit dhe më pas pro tij; fjalët janë llastik, i kthen nga të duash

(nga Ditar i një fuksi)

Për të shpëtuar nga neuroza e Traditës, zhytje kokëngulthi në nevrasteninë e Modernes, më pas keq e më keq, zhytje në skizofreninë Postmoderne midis Skillës së Traditës dhe Karibdës së Modernes.

Dikur thuhej: “kush u martua dhe s’u gëzua!”, në bashkohësi thuhet më tepër, edhe:
“kush u divorcua dhe s’u gëzua!”

-I thashë se përgjegjsia ligjore është e jotja dhe unë ligjërisht jam i larë ligjërisht. Por çfarë është kundër ligjit është edhe kundër ndërgjegjes, kështu unë kam përgjegjsi morale po ndodhi gjë; edhe ti, të dy bashkë.
-E çfarë tha, pranoi ta bëjë?
-Oj të bërë, nuk ka trim që reziston kur frika nga policia përzihet pa ndashëm me vrasjen e ndërgjegjes.

(nga Ditar i një fuksi)

Po jo moj zemer, ta shpjegova dhe ate dite qe ti nuk je nena ime, po Xake bythqiri. Te moren ne qafe librat e Frojdit a ditezi.

kurse un ta kam shpjeguar çdo dite kushedi sa here, edhe me shkrime e me argumentime sa nje çarçaf, qe un nuk jam intelektual qe “lexoj libra” dhe e konsideroj turp te jem i tille. Dmth ti, Frojdi, Jungu, dhe kushdo tjeter intelektual i modh qe “lexon libra”, hecni e ma kapni nji her per qafe, sepse libri mund te pershkroje te verteten, por nuk eshte e kurre e verteta vete, edhe sikur te jete Libri i Shenjte i te Vertetes Absolute. Un i perdor librat, nuk jam i perdorur prej tyre, dmth nuk jam kurve intelektuale si sëra jote qe e mban veten me kulture se ka “lexuar libra”, di anglisht, jeton ne Amerike si vend me kulture t’modhe dhe vjen per pushime verore si turist ne atdhe te vet qe te qijë nenen e tij - siç ka shkruar Frojdi ne nje liber qe kam lexuar une.
:stuck_out_tongue_closed_eyes:
Pastaj kategoria jote as me ner me thon intelektual nuk eshte, e ke treguar me fakte duke bere gafa skandaloze si ne rastin e perkthimit literal te “Shishekullonjëse” te Dushamp me “arke shisheje”, gafe qe tregon qe as i ke haberin Dushamp dhe nuk e ke pare ndonjehere kete veper te tij. Ti se do veten qe ke bere nje gafe te tille, prandaj me je qep me buke ne trajse me vite te tera, nuk ke pune tjeter ne Peshk.

Por ç’eshte me e rende eshte politizimi jot deri ne kocke, ti je ngjizur me perversionin politik qe kur spermatozo ke takuar ovulin e mamaçkës tende; nuk eshte supozimi im, eshte rrefimi yt qe ti je i djathte familjarisht e ke trashegim nga babai disident vesin e politikes llap e llap dite e nate lajmet e dites ne TV e gazete, i cili te ka edukuar me liri te djathte “s’ka ndonje gjë qe te qihet gruaja”, kunder edukates morale enveriste puritane te majte. Prandaj krijon armiq politike imagjinare: xake fuksi qe lexon Frodin e majte (si dikur Marksin), kundeshtar i Katror bythqimit qe lexon Jungun e dajthte.

O katror kokloqja, pozita ime eshte me prane Jungut qe te pakten nuk mohon Zotin siç ben Frojd ateisti.