Peza në Top Story: Sulm politik ndaj meje

Nje interviste e neveritshme, si dy vete qe bejne muhabet ne kafe. Une nuk e di si ka qene kryeredaktor ky qe kishte artikulimin zero, dhe logjiken akoma me pertoke! Po hajt se te qenit kryeredaktor eshte problemi i atij qe i ka dhene rroge aq te larte pikerisht ketij, po tani e paguajme ne qe te degjojme lloj lloj budalliqesh! E kushedi sa paguajme si ky!

3 Likes

Qenkeni eksperte gazetarie.Si do te “artikuloheshit” ju ne vend te tij?

Jo, nuk jam eksperte gazetarie, por di te dalloj nje argumentim te trajtuar mire dhe shqip nga nje bisede sa per te kaluar radhen. Sidoqofte, cilado te jete ekspertiza ime, une nuk paguhem nga taksat e shqiptareve ndaj po ke gje per te thene pro Pezes apo kunder thuaje, se ai eshte personazhi i artikullit, jo une.

Per cfare e ke paguar ti Pezen nga taksat e tua,per te qene Ciceron qe po ankohesh per artikulumin e tij.Per Pezen kam per te thene qe ti nuk e njeh fare,pyet ata qe kane qene kolege ose vartes te tij te te tregojne.Ti paguan njerez qe kane vjedhur miliona dollare nga paret e shtetit,kane lyer duar me gjak e shkojne bejne pushime ne Karaibe dhe nuk “artikulohesh”, te paska mbetur mendja te artikulimi i Pezes per te cilin po e paguake nga taksat.

2 Likes

ky kapterri paska pas dhe program me pika. Shif ca te zberthyme i ka bo. Ky duket qe fsheh nji zgjuarsi te vecante. Mu nuk m’habit aspak qe ky ka bo 1 milion e kusur euro
http://81.7.13.100/videostreaming/2016/10/28/1477668885/1477668885.mp4

1 Like

Ore une as nuk e ve ne dyshim qe takemi i Pezes mban ne pune njerez si ty qe ti bejne fresk. Se ashtu e kane mbajtur ne pune mbase dhe ate qe ti bej dikujt fresk. Nese pa folur fare, per Pezen mund te flisnin koleget, me intervisten e djeshme s’ka asnje qe mund ta mbroje ne rolin qe ka si deputet. Me mire te kishte mbajt gojen mbyllur! Ka shume si puna e atij qe mbase kane me shume miliona, po te pakten nuk dalin te te bejne si gjynaf ne televizion e te mundohen , e ka thene mire populli “te lajne m… me sh…”, te pastrojne figuren e vete, kur s’ka komunale qe i merr persiper. Se jo per gje, po eshte i disati ky qe del te justifikohet edhe durimi ka nje kufi ndonjehere kur duan te te bejne budalla.
Ua besoj ama qe juve gazetareve ua hedhin kollaj, sidomos me shifra se e tha dhe vete Balla; Nuk di une nga matematika.

1 Like

po ti thuaj ate tjetren. Qe kur folen koleget, u tha se jane xheloze te semure

Ju bankjeret mund te na tregoni sekretin sesi 1/3 e pasurise mund te jete interes bankar?

Po ca ti thuash! S’e kam inatin me kete, se ky per nje cope buke e te tjere si ky me radhe mbrojne ata qe bejne miliona. E kam inatin dhe me veten dhe me gjithe kete popull qe paskemi qene kaq pa b… sa nuk u gjend njeri ti veje nje bombe mu ne mes parlamentin e o te behet ky vend o ne te semes te veje. Se dhe ata qe rrine atje dhe ngrohin karriget e asistojne ne menyre pasive jane po aq fajtore, ne mos duke bere miliona, duke bere tjeter lloj dallaveresh e nderesh. C’mos te te vije plasja, vriten njerezit per nje llaf goje se keta qe i vjedhin mbare e mbrapsht nuk i prek njeri. Zaten edhe Enverin s’pati njeri b… ta vrase, ndaj gjysem shekulli hengren njeri tjetrin.

3 Likes

Aaa kjo ishte llogari shume interesante: Interesin e kish pas 8% ne vit. Dhe tha: 8% e milionit dollare, 80 mije ne vit, praaa 160 mije dollare ne dy vjet etj etj. Po prape milioni doli qe ishte aty qe ne fillim .Se interesat gjithe kohes mbi milionin i llogariti.

1 Like

po pra, si e tha Berlusconi historine e pasurimit. Ne fillim bleva 1 kg molle me 10 lireta dhe e shita me 20; me 20 bleva 2 kg dhe i shita per 40 e kshu me radhe. Po pastaj, vazhdoi me kersheri gazetari. Pastaj, me vdiq im ate dhe me la pasurine, tha

me gjithe keta qe ju dashka vene bumja, te jete rastesi thua qe nuk u permend emri i vucidolsit & familja…

Po mjaft o njerez. Nuk pyetet si behet milioni i pare.

Nderkohe qe vete thote “në momentin e futjes në aksione ka qenë kur interesat e bankës shkuan deri në minus dhe të kesh 1 mln dollarë kesh dhe në fund të marrësh më pak?!” Si u beka 1/3 kur interesat shkojne dhe ne minus?

pse këto para të mos i çoj në një biznes shumë të nderuar dhe le të jenë aty në aksione duke patur parasysh që vlera e tyre rritet

Ja dhe nje lexues tjeter i VQ!

I ka gjetur nje pune te dyja palet, cdo akuze i pergjigjeni me : Po ky i anes tjeter ! Se dhe Peza, desh e harruam milionin e tij, kur i parapriu me milionat e opozites.
S’keni faj, keni nga nje kryekaragjoz te dyja palet njehere pastaj te gjithe me radhe i mbani petkun.

Në qoftë se media kërkon të investigojë vërtet, le të sjellë bilancin krahasues mes fitimeve të deklaruara çdo vit dhe tatimit të paguar mbi pasurinë e vënë respektivisht po çdo vit, për një periudhë kohe që e zë ligji (hetimi i viteve shumë të hershme s’ka kuptim, pasi shmangia apo mosdeklarimet parashkruhen). Pjesa tjetër, me deklarata, fatura të tundura në studio e “pyetje delikate” apo opinione si ky që keni sjellë këtu janë llogje pazari pastaj.

1 Like

mire me mire te morem vesh
po pse ne te paret, eshte llafi. Gjithnje.
kishim qef ndonjehere te ishim te dytet, kur na rendisni ju.

edhe tallen me Trumpin se thote do ta bej ameriken great again. Ky tjetri thote harroni mizerjen se une do u hap kanal futbolli per Peqinin (kte skuader te lavdishme. Kete e them une)

Ca lidhje ka parlamenti me kete rast? Ky gazetar/deputet milioner duhet te sqaroje te ardhurat qe ne fakt i ka te deklaruara ne formular… nuk i ka te fshehta i ka te deklaruara sipas ligjit. Askush nuk po e merr ne mbrotje dhe eshte shume e thjeshte aritmetika; verteto te ardhurat ose kalo ne prokurori jep shpjegime.

Askush nuk po i ben fresk Pezes, askush.

Deri tani popplli hokatar shpatullgjere vetulltrashe eshte marre me veten, duke u vra e u pre si biftek per dasem. Kur te zgjohet trimi syshqiponje, hunshkab e leshpakrehur e ti bjer ndonji gjykatsi ne salle te gjyqit apo ndonji spurdhjaku politikani barkderr buzyndyre atehere do filloje dhe rilindja shqiptare. Tash per tash kemi vetem hypnotizim me fyell me nje vrime.

2 Likes