Philip Roth, "Inati"

…Mund t’u rezistosh ulërimave histerike po të vijë puna deri aty? Mund t’u bësh ballë lutjeve dëshpëruese? Mund ta mbash vështrimin mënjanë kur një njeri në dhimbje të lutet e të dëshpërohet për atë që ajo do nga ti, por që ti s’ia jep dot? Po babait munde t’i thoshe: “S’ka ç’të duhet ty-lërmë të qetë!” Po a e ke forcën që kërkon kjo? Sepse ti ke edhe një ndërgjegje. Një ndërgjegje për të cilën unë jam krenare që e ke, por një ndërgjegje që mund të jetë armiku yt. Ti ke një ndërgjegje, ke dhembshuri dhe ëmbëlsi brenda teje-ndaj më thuaj, a di të bësh atë që mund të kërkohet nga ti me këtë vajzë? Sepse dobësitë e të tjerëve mund të gërryejnë po aq sa forca e tyre. Njerëzit e dobët nuk janë të padëmshëm. Dobësia e tyre mund të jetë forca e tyre. Një njeri kaq i lëkundur është një kërcënim për ty, Marki, edhe një grackë.

Philip Roth, “Inati”, përktheu: Sokol Bega.

1 Like