Plani i pronarëve të mediave për fonde publike kundërshtohet nga RTSH dhe opozita

Media private, me material tashme te perditshem pornografoid, kerkon fonde publike? Nuk ka me te pakten pergjegjesi ndaj profesionit, dinjitetit dhe respektit te vetes, habitem me cfare guximi dhe ambicjeje kerkon besueshmerine e publikut.

1 Like

fonde publike per te perfaqsu interesat e mediave private qe e dredhin shkopin mediatik per ti bere presion pushtetit me qellim qe te marrin ne kembim ndonje koncesion.
Laperdhi e madhe nese vihet ne zbatim.

1 Like

Qe eshte racionalja perse nje program te tille nuk e gjejme ne ndonje nga demokracite e BE-se (e ne demokraci pergjithesisht). Si i bie, konflikt interesi? Se nga ana tjeter, shteti njesoj mund te shtrengoje nje media private te beje broadcast ne favor te qeverise ne pushtet, permes fondeve publike qe iu paracakton.


iniciativa debile si kto vijne

  • nga injoranca demokratike
  • nga huliganizmi per te sfiduar ne menyre arbitrare per hir te sfides ndaj “kufijve” per se’

Ky propozim vjen paradoksalisht ne momentin kur rrjeti i rtsh e ka rritur disi nivelin e vet te transmetimeve ne krahasim me me pare, me nje sere kanalashte dixhitalizuar qe rivalizojne televizionet private me interesat e tyre po te tilla.
Mjafton te shohesh vetem top channel tani qe ka drejtor ben blushin per te vene ne dukje qe kanalet private nuk mbrojne interesin publik po thjesht i bejne presione qeverise per interesa private.
Per te mos permendur pastaj sa absurde do dukej financimi i rrogave te majme te nje pakice gazetaresh te vetequajtur elitare, tip fevziu e co nga taksapaguesit apo emisioneve me shale jashte te mamaqit etj.

Nuk e di a lexove kete pjesen " përcillet në heshtje nga qeveria. "

vijne nga kjo qe thashe me siper;

Mjafton te shohesh vetem kronikat dhe politiken editoriale te top channel tani qe ka drejtor ben blushin per te vene ne dukje qe kanalet private nuk mbrojne interesin publik po thjesht i bejne presione qeverise per interesa private.

, ose me ane te kesaj inisiative neoliberale duan te blejne politiken e medias private me ane te privatizimit te publikes, eshte nje praktike e bazuar ne nje ideologji te bere udhe tashme.

Mban gomari po he. Mos ju lini asnje lek ne xhep robve. Jo vetem programet e privateve te financohen me taksa, edhe kur ben shurren Henri Cili duhet te paguhet me taksat e njerezve per kohen qe harxhon ne banje.

1 Like

Eshte ne instiktin predator te se djathtes qe te bleje sa me shume nga publikja, e te vendose kontroll mbi te. Dhe Liberalet cedojne gjithnje, aq proteksion lejon demokracia liberale.

ose me ane te kesaj inisiative neoliberale

Nuk eshte neoliberale Ama shfrytezon hapesira qe lejon neoliberalizmi.

shteti dhe politika jane dobesuar aq shume nen neoliberalizem sa jo vetem nuk mund ta urdherojne por perkundrazi i perunjen e marrin urdhra prej privatit.

e vertete por nuk mund ta quash neoliberale kete ide.
Se ideja, pavaresisht qe per momentin duket perfituese per privatin (ne kurriz te shtetit), faktikisht eshte e tille dmth perfituese, vetem ne nje kusht: ne kushtin e nje qeverisje te majte.
Ne kushtin e qeverisje te djathte apo me tej, autoritare, ajo c’ka kerkojne keta oligarke mediash ka potencialin t’iu kthehet ne bumerang , sepse autoritari iu vendos ‘kufirin te thana’ lirive mediatike, permes shtrengimit ekonomik/fondeve shteterore.
Andaj me kushtetutat e demokracive perendimore media private eshte e ndare nga shteti, per shkak te potencialit te uzurpimit te lirive mediatike nga shteti.
I bie qe neoliberalizmi permes kushtetutave demokratike eshte kunder kesaj.

hi gjembi, me sa lexoj ky problem do adresuar nga kuvendi jo qeveria meqe behet fjale per ndryshim ligjor.

Cdo lloj fondi hequr menjane mund ta financonte RTSH perderisa eshte nje deparatament buxhetor. Eshte vendosur te financohet me fondin e takses se aparatit marres televiziv, ok.
nuk duket se ka ndonje obligim shteteror per kete fond karshi ndonje kanali tv ne vecanti, as kanalit shteteror.
I bie qe s’ka ndonje lidhje ne pretendimet e privateve ndaj tij.

pyetje per t’u bere do ish, pse kaq i larte ky fond mbledhur nga kjo takse?
Nese eshte e larte saqe tepron edhe per privatin, ka dicka qe nuk shkon me shumen qe paguan qytetari.
50%+ 20% (te ardhurat e RTSH) = 9.2 milione euro

Eshte shifer arbitrare taksa televizive per qytetaret apo bazuar ne matje.

Qeveria e dergon ne Kuvend.

Drafti i propozuar nga pronarët e mediave ka mbërritur në AMA në datën 5 qershor dhe në 8 qershor, kryetari i AMA-s, Gentian Sala ia ka përcjellë ministrit të Financave, Arben Ahmetaj si institucioni që ka tagrin të dërgojë projektligje me karakter ekonomiko-financiar në tryezën e Këshillit të Ministrave.

Qeveria eshte vetem nje nga menyrat per te propozuar projektligj per kuvendin. AMA ka zgjedhur qeverine.
Ministri Ahmetaj ne egzekutiv ndoshta nuk e ka prioritet kete iniciative para detyrave te tjera. Ose i duhet kohe te informohet mbi kompleksitetin e kontekstit te propozimit sepse financat jane vetem siperfaqja e ketij problemi.
AMA mund te kish zgjedhur nje rruge tjeter per kuvend, me te shpejte.