Plazhet e lira

38 postime 5779 shikime 28 gusht 2017 në 10:30 e paradites
bsalaj

Plazhet e jugut mund t’i shash në Facebook, ose t’i shijosh atje ku janë. Varet nga tipi që je, apo zgjedh të jesh. E vërteta është se, megjithë mangësitë, shtrenjtësinë relative, ndodhirat tipike shqiptare që nuk mungojnë, etj. këto, plazhet e jugut mbeten një mrekulli ende e prekshme, pa patur nevojë të jesh oligark. Megjithë komercializimin e një pjese të mirë të bregut, ka ende kilometra të tëra që janë të pafrekuentuara, apo fare pak të frekuentuara edhe në Korrik e Gusht.

Plazhi i ëndërrave siç, nuk di se kush ka shkruar me spray në shkëmb se quhet, është i frekuentuar vetëm nga 10 apo 15 vetë gjithsej një të shtunë në gusht. Ka disa çadra kampingu të hapura në plazh në të cilat pak njerëz kalojnë natën. Këtu mund të vihet edhe me vetura të zakonshme, nuk ka nevojë për 4X4, as për $x$. Ai që i ka vënë emrin plazhit, ka shkruar edhe MBANI PASTER MJEDISIN, ironikisht, me boje spray mbi shkembin e lashte. Marketet janë vetëm 15 minuta në këmbë dhe çmimet aty janë pak a shumë të njëjta si kudo. Një birrë që kushton 70 në Tiranë, mund të jetë 80 apo 90 këtu, por “vjedhje” nuk ka.

Edhe për restorantet, cilësia e të cilëve rritet, ngadalë por ama për mirë, çmimet i kanë ende shumë më të lira nga ç’kam gjetur në Mal të zi, Greqi apo Kroaci. - Po atje s’gjen plehra në plazh, - do thotë me të drejtë dikush. Dhe ashtu është. Mesa pashë, në plazhet që janë të lira për publikun ka plehra. Jo shumë, por ka. Njerëzit mundohen t’i grumbullojnë në fund të plazhit por era i shpërndan qeset kur fryn e fortë. Ne i morëm me vete në makinë se kosha nuk gjetëm dot dhe as pamë ndonjë njeri apo mjet apo send që të kishte të bënte me pastërtinë publike.

Rruga e plazhit të Dhërmiut është copë-copë (rruga paralel me detin). Ndoshta përgatitet një pedonale si në Qeparo apo Himarë, por deri tani të vetmet investime janë private.

varik

jugu eshte shume i bukur, kush e shan ose ska qene kurre, ose eshte kokrra e budallit

plehrat behen nga plehrat

B-O-H-I-C-A

:joy: Se ku lexova diku ne shtypin periodik vendas nji reportazh nga nji bythece shqipo-angleze : Kishte shku me nji resort te futur ne det andej nga Kavaja dhe s’e kishin lone me hy. Aresyeja : " Nuk lejme shqiptare se jane zhulsa " … Argumentat e kesaj autores, me te hap barkun. Midis te tjerave, protestonte se ajo nuk ishte zhulse, se sapo ishte lare dhe vinte ere akoma shampoo Armani … Hej zot, thashe me vete … c’moot desha qe e lexova , ishte prag dreke. :joy:

Ardian_Hoda

ne korrik ndalova per plazh ne porto palermo…ai pronar ca i shte na tha nuk mund te uleshim dy veta ne nje shazlon!!! fillum ti benim llafe normalisht…kur mbrapa nesh vjen nje gru i ben pagesat per familjen e saj 7-8 veteshe me na tregu qe pse ne ishim “sooo cheap”…ajoo gruja me boni me “turp” ne qe jetojme jashte, edhe cheap dhe bojme llafe ne “ven te huj”…nejse sapo po boheshim gati me ik edhe prej cmimit por me shume prej nonsensit…pronarit ju prish menja…

zeqo

gjembo, erdhi shkaba prape!

bradland

Ca vendi qenka me bo i 5 katsh per qejf.

Bleta

Eh, u rafte plasja atyre qe I prishin e nuk mund kalamajte tane te trashegojne te njejtat bukuri qe ne kemi arritur ti jetojme! Po natyra do u vije hakut te gjitheve!

Pjer

Jugu i Shqiperise, eshte dhurat e Zotit, me ate uje kristal. çmimet jane vertet pakez te larta ne krahasim me Durrsin, Vloren, Shengjinin, etj, por jo me te larta se vendet rrotull nesh apo vendet turistike.

Aquamarine

Del ndonjehere te pershendet ndonje gjarper ekzotik 1.5 m ne plazh te Dhermiut…sa me prish syun e keq. :blush:

varik

Ty te shqeteson se eshte gjarpe apo se eshte i gjate?

Natyra e virgjer i ka keto

Aquamarine

Edhe m’pelqen edhe me frikeson…kur s’ke pare ndonjehere gjarper live kshu ndodh apo jo? Hera e pare i ka keto…

BeluliXVI

-po , ka qe e bejne kete, te thone ; 2 persona ne 1 cader me 2 shezlone… nese jeni 4 persona duhet sipas tyre te marresh edhe 1 cader tjeter. me detyrim percaktim, dmth.:smiley: -por duhet theksuar qe zakonisht e bejne per shqipet e Kosoves dhe sidomos kur shohn makina me targa zvicerane, gjermane etj…

e qe thua ti, me ndodhi edhe mua qe diten e pare fare ne nje plazh ne Radhime (sic duket pane targen e makines ) , ne ishin 4 veta edhe kerkova 1 cader une… ok tha, po ju jeni 4 e duhet te merrni 2 cadra, me tha fshtari nga Vranishti (kete e mesova me pas.:smiley: )… ça the ti uore, i thashe une… -uou po nga Vlora qenke tiii… po keshtu na ka thene pronari, tha, po rrini ju rrini, .:smiley:

nejse, keta fshtaret nuk e kuptojne qe me keto palacolleqe i bejne dem vetes se tyre keshtu… Vlora ka pas nje sezon shume te dobet kete vit… plazhet ishin ishin bosh, hotelet, restorantet shume dobet… vetem te shtune dhe te djele , qe vinin familje nga Tirana apo qytete te tjera kishte njerez. edhe flas per kulmin e sezonit , une isha javen e fundit te korrikut edhe javen e pare te gushtit… -edhe sic me thane nja 2 shoke te mi qe kane restorante andej nga deti, kete vit pritshmeria ishte e madhe. dhe pikerisht, prisnin shume turista nga Kosova.

Pjer

Me i fjale paska qene me dobet se vitin e kaluar Belulo

bradland

Thone qe hera e pare tek femrat nuk eshte aq e frikeshme se sa hera e dyte , kur shikon nje gjarper . :v:
Kam dhe shpjegimin per kete.

zeqo

Prandaj pashe dhe une ne enderr gjarper!

Vlonjat

Personalisht i quaj nje vjedhje ne dite me diell gjithe plazhet ( flas te pakten per Vloren qe e njoh) private pergjate bregut te detit nga Vlora e deri ne kufi me Saranden. Nuk ka ngel me plazh i hajrit qe mund te pushosh pa paguar. Te pakten te ishin plazhe te bashkise dhe te paguaje bashkine per parkingun apo dhe mirembajtjen. Po keta hajdutet jo vetem qe te marrin leket por as nuk mirembajne ambjentin brenda dhe perreth plazhit. Mos te ze me goje te gjithe ato hotele, restaurante buze ujit qe derdhin si ujrat e bardha por edhe te zeza ne det. Mu aty ku pushojne njerzit. Ne shkojme se kemi akoma njerez dhe na merr malli por per kushte, as qe behet fjale.

Vlonjat

Kujt do me i tregu Kanadane ti ? Po rri moj shoqe se flet me specialista ketu jo me pjatalares!

gjembi

Te me falni ju Montrealistet. Ti mund te quash veten specialist por prit sa te vije AI e te ta shfryje tullumbacen montrealiste me video nga lajvliik.

Vlonjat

Po rri tani mos na dekonspiro vendndodhjen se do vijne te na arrestojne keta te customs and border se jemi pa dokumenta e do na çojne ne shqiperi.

gjembi

Vendndodhjen e keni dekonspiruar vete, zoteri nga vlora qe i thoni patrio Tironcit. Vete e ke fajin qe shkon ne shqiperi njehere ne 5-6-7-8-9-10-11-12-13-14-15 vjet. Dhe i jep reputacion te keq shqiperise tek te huajte.

Vlonjat

Po ca te bejme, po te kishim mundesi do te shihnim liveleak-un dhe nuk do kishim nevoje te shkonim vete ne memedhimbje. Po ja qe jo te gjithe e kane ate fat.

ACDC

Shqiptaret nuk dine te menaxhojne ne term afatgjate.
Duan te nxjerrin fitimet e investimit ne 1 vit dhe cmimet i mbajne sa ne Greqi qe ka tradite 50 e kusur vjecare te turizem,sherbime dhe infrastrukture.
Te mos kalojme pastaj me lojen e cmimeve qe bejne ndaj te huajve.
Shkurt jane harbute dhe kjo harbuteri dhe grykesi ka per ti marre ne qafe.

anon63896856

Per infrastrukture e kam gjetur veten me mire ne Shqiperi se ne Greqi, ndersa per lojrat e cmimeve kemi mesuar nga me te miret: greket. :stuck_out_tongue:
Te me falin vlonjatet ne Vlore dhe mbare Vlores, por puna e kamarierit s’eshte per ju. Kam hasur ne pergjithesi arrogance dhe papergatitje. Fatkeqesisht.

“Mund te me sjellni nje liste te pijeve qe ofroni? S’kemi. Cfare pijesh keni? Po pije kemi.”

Nje nder dialoget me nje kamarier ne Vlore.

Edi

hahahaha … Vete njeri ne vlor i thot kamarierit bem nje kafe te shkurter , vjen kamarieri me filxhanin plot, i thot ky miku , ore un te thash kafe te shkurter , kamarjeri , pi ore sa te te doj k… ste detyroj un ta pish te gjith.

Pjetermustakuqi

po ai qe shkoi me 4 leke per te ble nje gurabi ;- ben 5 ,- i thote shitsja. futi je te kafshuar, q* motren! - i thote ky. :stuck_out_tongue:

BeluliXVI

“futi nje gaç”.
po jane shume te lashta keto qe po thoni ju , me kafe te shkurter , apo kulaç 5-leksh.:slight_smile: -une thashe nje te re para ndonje 1 jave, po se ke pare si duket .

Pjetermustakuqi

ne e kemi pas “nje kac”. dhe ajo “me jep motra nje me kancer mua” eshte e madhe.

BeluliXVI

…me paketen e cigareve, e forte eshte ! por gjithashtu e vjeter…:slight_smile:

Ok… po them edhe njeher nje qe degjova ne Vlore se fundmi… -ne nje restorant buze detit nje tiranse duke pare menune, gjithe pordhe e delikatese, i thote kamarjerit vlonjat… o çuno eshte i fresket peshku ? -ouu, i fresket fare motra, sa te pa ty ngordhi, tha kamarjeri.

Aquamarine

Ma shpjego te lutem…se nuk e kuptoj.

@zeqo ma shpjego dhe ti…ta kuptoj me mire

Manjola_Tirana

ua po c’do na shpjegoje brandi ne moj moter. ?

Aquamarine

Eh moj moter… ku te kuptojne kta te gjinise tjeter, gjithsesi ia vleresojme perpjekjet, por prape nuk i bien në të halleve tona.

Kthupi

Kjo ne fakt eshte nje cike ofenduese. Ne vertet qe mund te mos i kalojme ca gjera fizikisht, po me shpirt e zemer jemi me ju.

Aquamarine

Po mire edhe une thashe qe i vleresojme perpjekjet tuaja😧por kete gje e them dhe per vete…nuk lodhem te kuptoj meshkujt…jo po foli zemra jo po folen hormonet, jane ca gjera qe kam rene ne paqe me faktin qe s’i kuptoj.

Pjer

Mos u merzit Vlonjato, se sa te kemi Kone Miushin, gjendja e plazhit aty, do rregullohet sipas kerkesave tuaja, mos u merzit, se ai po i rri tek koka problemeve, para monitorit.