Po të isha…

Po të isha edhe unë njëri ndër ata zyrtarë që jetojnë në vila me disa kate pa zënë kurrë një punë me dorë, nuk do ta doja Reformën në Drejtësi. Po të isha ndër ata që kanë fshehur miliona euro në Qipro, apo kanë blerë hotele në Spanjë do ta urreja me shpirt zonjën Vllahutin. Po të kisha mbledhur përqindje nga bizneset në këmbim të lejeve, do ta luftoja Ambasadorin Lu.

Nëse do kisha marrë çanta me euro për tendera multi-milionëshe, nuk do lija gur pa lëvizur që drejtësia të mos bëhët. Do gërmoja çdo justifikim, do lëpija çdo prapanicë, do përdëllehesha në çdo televizion për demokracinë, do thoja gjithçka, do mallkoja çdokënd, do përdorja çdo njeri, do thurja çdo marrëzi, sado të dëshpëruar, që Drejtësi të mos ketë. Më pëlqen një vend ku drejtësinë mund ta blej ne Gjykatë, kam aq para sa të shkel mbi çdo fukara. Korrupsioni më ka pajisur me kartën e paprekshmërisë.

Po të isha i krimbur në para të bëra me drogë e me prostitucion do ta luftoja çdo rrezik që më kanosej. Afërmendsh, do preferoja një sistem ku drejtësinë mund ta blej. Ku për shumën e duhur, gjykatësi jep vendimin e kërkuar, e ku për shifrën e saktë, prokurori e mbyll dosjen vetë. Po të isha një parazit politik, një maskara i rrezikuar nga zullumet e mia, do paguaja me flori për të blerë analistë, gazetarë, këshilltarë, protestues për të blerë kohë, për të shtyrë më tej, për të shpresuar edhe një ditë më shumë, se drejtësi nuk do të ketë, për tu lutur edhe një natë tjetër, që Shqipëria të mos bëhet kurrë.

Po të isha një ish zyrtar që ka bërë mjaftueshëm për të bërë ca vite burg, si homologët në Kroaci a Rumani, do rekrutoja çdo fundërinë, do premtoja diellin e hënën, për të shpëtuar lëkurën time. Po të kisha në ndërgjegje faktin se kam bërë mjaftueshëm për të parë muret e brendshme të një qelie për një kohë të gjatë, do isha tani duke u djegur, si qiriri i Naimit, gjoja për një Shqipëri më të mirë, po, do isha i gatshëm të bëja çdo gjë, vetëm për të shpëtuar mbrojtur plaçkën e vjedhur.

4 Likes

Tani s´po di si me te thene , shyqyr qe ishe apo shyqyr qe nuk ishe , se po te ishe dicka te sigurte e kishe , s´do hyje kurre ne burg , po te mos ishe je shume i rrezikuar per te bere burg …

Keto thenie me ngjajne pak me ato qe thone njerezit ne kafene: Eh te isha dhe une dikush(lexo person qe te ma kishin nevojen), po i rripja nga leket shtetin e njerezit.
Dhe kjo ne fakt, kjo menyre justifikimi, eshte ajo qe po i ben gropen ketij vendi. Sepse nese vete shqiptaret nuk do kishin kete natyre, atehere nuk do arrinin dot as ta mendonin, as ta justifikonin, as ti falnin ata qe po lozin me te ardhmen e femijeve te tyre.
Ka nje pjese te vogel qe kane parime te ngulitura nga femijeria, dhe kane mundesine te jetojne pa shtyre te tjeret e pa lakmuar pasuri te madhe, por nuk jane mjaftueshem te forte qe te krijojne ortekun e duhur per ndryshim.
Une nuk justifikoj asgje nga ato me siper, e para se po te isha e krimbur ne para, do ikja te jetoja diku tjeter dhe jo ne pluhurin e Tiranes. E dyta sepse nuk e shikoj jeten te ndare nga njerezit qe me rrethojne, as jeten time, as te femijeve te mi, keshtu qe me intereson te jene mire dhe te tjeret.

1 Like

Shpresoj ta lexoje ndonje nga pasaniket e korruptuar kete pjese.

Po te isha si Jim Carrey te Bruce Almighty :wink:

1 Like

…ka edhe nje grup tjeter njerzish qe i kane bere te njetin dem shqiperise ne keto 26 vite te tranzicionit.E ashtuquajtura elita Sorosiane e financuar dhe formuar sipas ideve te spekullantit Soro me rreth 150 miljon dollare per 26 vite dhe qe arriten me ne fund ta kthejne shqiperin ne kolumbine e europes .

1 Like

Serbo komunistet mor zoteri! Bijte e eterve mor zotri!

… nje funderrine qe e meriton ne lule te ballit, ose pas veshit, ose lakun ne fyt.
Me lejo mu ta them te mesipermen meqe vet nuk mund ta thuash dot.
Per mu reforma ne drejtesi nuk mund te jete e plote pa kthimin e denimit me vdekje.

1 Like

Ese shume e kendeshme Blend, te pergezoj! Besoj se 90 % e shqipetareve e duan reformen ne drejtesi si nje nga shpresat e pakta per tu kthyer ne rrugen e zotit. Mbetja prej 10% qe ne fakt duken si me teper, pasi po perpeliten e keshtu duken sikur dyfishohen, uroj te ngordhin sa me shpejt.

Artan Fuga: Vetingun apo zgjedhjet? Ja pse më ngrihen flokët përpjetë nga çudia

Koha e tyre ka përfunduar!

Në fund të mandatit nuk kemi asnjë besim se ata do të votojnë një ligj ose procedura të drejta. Të ndryshojë ligji elektoral. Deputetët mos votohen me listë, por të dalin para popullit në zgjedhje të ndershme, të drejta, të barabarta. Vetëm deputetët e ardhshëm, të pastruar nga megallomanët, të inkriminuarit, të korruptuarit, të zgjedhin procedurat për ta spastruar gjyqësorin dhe prokurorinë nga të padenjët!

Kjo është rruga! Këta deputetë që janë nuk e bëjnë dot një drejtësi të pastër. Tani ata janë në konflikt interesi sepse nga dëshira që kanë për t’u rizgjedhur përkëdhelin dhe lëmojnë cdo gjë që u servirin kryetarët e partive.

Ata janë në konflikt interesi sepse tani në fund ata e bëjnë gjithçka për fushatë elektorale dhe jo si masë e drejtë për një drejtësi tê pastër. Jo vendime për vite e ardhëshme nga deputetë që po u mbaron mandati! Eshtë e rrezikshme! Pavarësisht se ka edhe deputetë të pa ngallosur me baltë!

Deputetet tashme jane si guret e shahut, pra do levizin ashtu sic do Lu-ja dhe Vllahutin. Prandaj thuj Artan Fuges - shko mer pirdhu se ja ke fut kot.

Meqe ra fjala, cdo dite e me shume Vllahutin zbukurohet. E mire osht dreqi, por kohet e fundit ka mor edhe nje nur te bukur. Ene Lu-ja me simpatik duket

1 Like

e pith somes … ore na thuj dhe ne o vlla cfare mut interesi ka sorosi me u marr me nje shtet bananesh se na vdiqet

oooo milet … drejtesine e ben GJYKATA jo deputetiiiiiii

Shkrimi me pelqeu, ishte shkruar shkelqyer, veç duhet nxjerr ne gazeta, tv e radio, se vetem ketu tek Peshku, ja e lexuam ne nja 100 veta, po ç’fajde ben. Ai popull duhet te ndergjegjesohet qe te mos votoje depudet qe duan kryetaret e partive, por njerez te paster e me vizione, ku te zgjidhen direkt nga populli.

Lu-ja eshte cun bob, vllahutin eshte bere shume femerore, mjaft klass.
Po eshte drejtesia e ceshtjes per drejtesi qe ndoshta i ben me te denje per syte tane. Ne fund te procesit populli do tu ngreje kenge.

Blendo ti mir e the po kujt ja the. E shikon qe cfaredo argumenti te sjellesh ka tipa ketu qe pordhen e Saliut nuk e largojne dot se i ka ngrof xhepat. Ka vdekur llogjika, argumenti… ja pergjigja e lepirsave te Shqupit. E ke qa.

Do gërmoja çdo justifikim, do lëpija çdo prapanicë, do përdëllehesha në çdo televizion për demokracinë, do thoja gjithçka, do mallkoja çdokënd, do përdorja çdo njeri, do thurja çdo marrëzi, sado të dëshpëruar,

Ermal Hasimja te fevziu tani, njeri pa fije dinjiteti. Sharlatan.

E ki pi Kosove. Po pse,ku e tregoi mungesen e dinjitetit?!

Po te ishe… Minimumi i minimumeve do e kishe bo i xhiro per te pa Majemi Heat lajv ne rresht te pare :smile:
Nejse. Blendi qenka me ne fund gati per nji ndryshim, nji qendrese, nji rrevolucjon, nji rrevolte,
nji proteste :stuck_out_tongue:
Se kush nuk dodonte ta shohe Shqipnine Zoj’ te Madhe