Po të isha

[Numrat para fjalive të shkrimit të Blendit janë vendosur nga unë, për të bërë kollaj krahasimin me shkrimin tim.]
Teza
Nga: Blendi Salaj

1 Po të isha edhe unë njëri ndër ata zyrtarë që jetojnë në vila me disa kate pa zënë kurrë një punë me dorë, nuk do ta doja Reformën në Drejtësi. 2 Po të isha ndër ata që kanë fshehur miliona euro në Qipro, apo kanë blerë hotele në Spanjë do ta urreja me shpirt zonjën Vllahutin. 3 Po të kisha mbledhur përqindje nga bizneset në këmbim të lejeve, do ta luftoja Ambasadorin Lu.
4 Nëse do kisha marrë çanta me euro për tendera multi-milionëshe, nuk do lija gur pa lëvizur që drejtësia të mos bëhët. 5 Do gërmoja çdo justifikim, do lëpija çdo prapanicë, do përdëllehesha në çdo televizion për demokracinë, do thoja gjithçka, do mallkoja çdokënd, do përdorja çdo njeri, do thurja çdo marrëzi, sado të dëshpëruar, që Drejtësi të mos ketë. 6 Më pëlqen një vend ku drejtësinë mund ta blej ne Gjykatë, kam aq para sa të shkel mbi çdo fukara. 7 Korrupsioni më ka pajisur me kartën e paprekshmërisë.
8 Po të isha i krimbur në para të bëra me drogë e me prostitucion do ta luftoja çdo rrezik që më kanosej. 9 Afërmendsh, do preferoja një sistem ku drejtësinë mund ta blej. 10 Ku për shumën e duhur, gjykatësi jep vendimin e kërkuar, e ku për shifrën e saktë, prokurori e mbyll dosjen vetë. 11 Po të isha një parazit politik, një maskara i rrezikuar nga zullumet e mia, do paguaja me flori për të blerë analistë, gazetarë, këshilltarë, protestues për të blerë kohë, për të shtyrë më tej, për të shpresuar edhe një ditë më shumë, se drejtësi nuk do të ketë, për tu lutur edhe një natë tjetër, që Shqipëria të mos bëhet kurrë.
12 Po të isha një ish zyrtar që ka bërë mjaftueshëm për të bërë ca vite burg, si homologët në Kroaci a Rumani, do rekrutoja çdo fundërinë, do premtoja diellin e hënën, për të shpëtuar lëkurën time. 13 Po të kisha në ndërgjegje faktin se kam bërë mjaftueshëm për të parë muret e brendshme të një qelie për një kohë të gjatë, do isha tani duke u djegur, si qiriri i Naimit, gjoja për një Shqipëri më të mirë, po, do isha i gatshëm të bëja çdo gjë, vetëm për të shpëtuar mbrojtur plaçkën e vjedhur.
***
Antiteza

  1. Vërtet, unë jam një nga ata zyrtarët shqiptarë me vila dhe jam shprehur për Reformën në Drejtësi! 2. Vërtet, unë jam një nga ata që kanë fshehur miliona lekë dhe e puth zonjën Vllahutin në të dyja faqet sa herë e shikoj, (për t’mos thënë kështu në koenfidencë, që kam edhe fantazi erotike sa herë e shikoj)! 3. Vërtet unë mbledh lekë nga kudo ku mundem pa i deklaruar të gjitha dhe e përkrah gjithmonë ambasadorin Lu!
  2. Unë jam në radhë të parë për tendera dhe, nga ana tjetër, përpiqem që drejtësia të mos bëhet! 5. Sa herë më jepet rasti unë flas për Drejtësinë, ndonëse jam servil nga njëra anë, e nga ana tjetër jam një prepotent, siç i ka hije një biznesmeni të botës anglo-saksone! 6. Më pëlqen vërtet një vend ku drejtësia blihet me para, dhe këtë unë e kam gjetur në çdo vend të botës, (ndryshojnë vetëm çmimet)! 7. Korrupsionin e njof me dhëmbë e dhëmballë, si në Shqipëri, ashtu dhe në vendet perëndimore e kudo, natyrisht jo kudo është i njëjtë!
  3. Jam i krimbur me para nga droga e nga shumë biznese të tjera të pista, të cilat i bëj në bashkpunim me biznesmenë dhe zyrtarë të huaj, kryesisht të perëndimit, e të gjithë ne spastrojmë mjaft kollaj nga rruga cilindo që na kundërvihet, gjë që e kemi bërë edhe në shekullin e XX, apo dhe më herët. 9. Natyrisht që të gjithë ne preferojmë drejtësinë që mund të blihet! 10. Ku sipas pagesës tonë ashtu vendimi i drejtësisë! 11. Unë jam një maskara në kuptimin e plotë të fjalës, dhe kam arritur ta blej median dhe gjithfarë laskarësh, të cilët punojnë për mua dhe shokët e mi, si në internet, si në median e hapur, ashtu dhe në terren, duke arritur kështu që ky vend (Shqipëria) të hiqet rrakapjerrdhi tutje-tu!
    12 Unë jam një nga ata që e meritojnë burgun, por unë kthehem nga fryn era, ndaj tani unë jam pro-amerikan, pro Lujan, pro-demokracistian, si i tillë unë jam i mbrojtur nga burgu! 13 Ndërgjegjia ime meriton muret e qelisë prej kohësh, por unë pikërisht sepse mendoj të shpëtoj lëkurën time përpara lëkurës së vendit dhe popullit tim, jam shpallur pro të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi, kështu vë në pranga të ardhmen e vendit tim tek USA, vë në pranga Drejtësinë shqiptare tek politikanët e brendshëm dhe të huaj perëndimorë, për të shpëtuar lëkurën time!
    ***
    Sinteza
  4. Unë jam një punëtor krahu i thjeshtë, një njeri që jetoj me djersën time, por jam kundra të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi. 2. Nuk kam para të fshehura, po të mos llogarisim ato rreth 2-3 mijë euro, që mbledh përgjatë dy vjetëve, për të bërë 3-4 javë pushime me familjen në vendin tim, (Shqipëri), megjithatë jam kundra veprimeve të zonjës Vllahutin! 3. Unë nuk kam biznese fare, as trashëgimira toke dhe pasurie, dhe megjithatë jam shprehur kundra veprimeve demagogjike të zotit Lu, të cilat i tejkalojnë veprimet e një dipllomati disa herë!
  5. Unë, jo çanta plot me para që nuk kam, por nuk kam as një portofol për ti mbajtur parat e mia, sepse aq sa kam m’i nxe xhepi i vogël, por megjithatë kam lëvizur me disa pak shkrime që e ashtuquajtura Reformë në Drejtësi të mos bëhet! 5. Unë nuk kam sjellë ndonjë justifikim dhe as kam lëpirë ndonjëherë në jetën time ndonjë prapanicë, (pra nuk kam qenë kurrë servil as dje e as sot, as në Shqipëri e as jashtë ku jetoj), por jam përpjekur të sjell vetëm argumenta kundër të ashtuquajturës Reformë në Drejtësi. 6. Mua nuk më pëlqen një vend ku Drejtësia mund të blihet me para, unë e dëshiroj Shqipërinë si një vend ku Drejtësia është tërësisht e pavarur nga Ekzekutivi dhe nga Politika; ajo duhet të jetë e varur vetëm nga Ligji. 7. Korrupsionin e konsideroj mjaft të dëmshëm, jo thjesht vetëm për vendin tim, por edhe për vete, ndaj nuk kam patur të bëj kurrë në jetën time me këtë fenomen!
  6. Nuk posedoj asnjë qindarkë dhe cent nga droga apo prostitucioni, e as nga çdo lloj tjetër veprimi antiligjor apo dhe krimi, megjithatë e konsideroj rrezik për vendin dhe popullin tonë reformën e tashme në drejtësi! 9. Afërmendsh ëndërroj dhe dua një sistem drejtësie, ku paraja nuk shkon, 10 ku gjykatësi është tërësisht i pavarur në gjykimin e tij nga çdo lloj subjekti, ku prokurori kërkon zbatimin e ligjit! 11. Unë nuk jam fare parazit, aq më pak politik, (sepse nuk merrem me politikë dhe as dua të merrem, siç thashë jam punëtor i thjeshtë), nuk rreshtohem tek maskarenjtë, sepse nuk kam bërë zullume, dua që vendi im të kish më tepër drejtësi dhe zhvillim, e megjithatë unë jam kundra të ashtuquajturës reformë në drejtësi, po ashtu jam kundra proçedurave të ndjekura për hyrjen në fuqi të kësaj reforme, si të kundraligjshme këto dhe skllavëruese për vendin dhe popullin tonë!
    12 Ndonëse unë nuk kam bërë qoftë edhe një veprim të kundraligjshëm, apo qoftë një vepër jo të denjë etike dhe morale në jetën time, me të cilën do të justifikoja një gjobë, një ditë burg, një përçmim, prapseprapë unë jam kundra kësaj reforme për të cilën flet zoti Lu dhe zonja Vllahutin! 13 Ndonëse unë e kam ndërgjegjen time mjaft të qetë në lidhje me ligjin, prapseprapë dhe pikërisht këtë qetësi kam unë në ndërgjegjen time për pozicionin tim kundra kësaj palo reforme, sepse e di që kjo reformë nuk është fare reformë në radhë të parë, por vënie nën kontroll e të gjithë sistemit gjyqësor tek ekzekutivi i vendit dhe ai i huaj (amerikan kryesisht), sepse e di që është një mbajtje nën frikë e të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve shqiptarë prej politikanve të brendshëm e të huaj, të gjithë këta të blerë nga kapitali i segmenteve mafiozë dhe imperialistë, që mendojnë vetëm për investimet e tyre private, duke mos u ndalur përpara çdo vrasje, shkatërrimi, lufte; sepse e di që, si zotit Lu, si shumë politikanve të tjerë perëndimorë, nuk u rreh fare tek zbatimi i ligjit në Shqipëri, nuk u rreh fare tek drejtësia shqiptare, por u rreh tek mbajtja e Shqipërisë nën kontrollin e plotë të tyre, për të mbajtur larg ose nën kontroll ndikimet ruse, kineze, etj., gjë që e arrisin nëpërmjet mbajtjes nën kontroll të tre pushteteve, atij ekzekutiv, prapa të cilit janë politikanët e blerë me para, atij legjislativ, të cilin e kanë arritur gati-gati plotësisht, duke i patur politikanët shqiptarë të parlamentit në xhepin e tyre të vogël, me gjithë zullumet që këta politikanë kanë katranjosur në luftën e tyre për pushtet, po kështu duke e bërë në këto 25 vjet çorap këtë legjislacion, përfshi aty edhe (palo) Kushtetutën shqiptare, e tani këta të huaj duan ta kenë tërësisht nën kontroll edhe pushtetin gjyqsor, i cili akoma nuk është vënë tërësisht nën kontrollin e tyre, ndonëse në shumicë të tij edhe ky pushtet është pak apo shumë i korruptuar, -një fakt(or) ky që e ndihmon kapitalin mafioz të huaj ta verë edhe këtë pushtet tërësisht nën kontrollin e tij; sepse e di që pas çdo suksesi të zotit Lu dhe zonjës Vllahutin ndrin vetëm karriera e tyre, gjë të cilën ata nuk e fshehin dhe as kanë pse ta fshehin, (në botën anglo-saksone çdo ngritje shkallësh hiearkike quhet meritë dhe zotësi, dhe jo arrivizëm); sepse e di që po si unë janë me qindra mijra shqiptarë të tjerë, të cilët ndjehen të ofenduar nga arroganca, presioni, shantazhi, Lu-Vllahutin; sepse e di dhe e shoh se si po duan ta venë në zbatim këtë reformë të tyren këta bandillë amerikanë, duke shkelur edhe kodet më të thjeshta dipllomatike, duke bërë vetë shantazh direkt apo nëpërmjet gjithfarë veglash të tyre anonime në Shqipëri, duke paguar dhe privilegjuar median shqiptare, e cila nuk boton dhe as lejon shkrime dhe komente kundërshtues të kësaj reforme, duke mos ftuar juristët shqiptarë të japin mendimet e tyre mbi këtë reformë, (diskutimet në TV dhe gazeta për këtë reformë kanë qenë të ralla), jo sepse nuk ka patur por janë eleminuar nga media e paguar, duke mos ftuar qytetarët të japin mendimin e tyre, gjë që kërkon një farë kohe, por duke lejuar vetëm disa pak komentues gazetash, të cilët nën disa emra-anonimë sejcili shkruajnë sikur popullit shqiptar po i digjet zemra për këtë reformë; sepse e di se kjo reformë vetëm do bazohet në shpifje dhe thashetheme për njërin dhe tjetrin e gjithsejcilin, gjë që në terrenin shqiptar do të ketë një intesitet shumë herë më të madh nga ai në botën e huaj; sepse e di dhe e shoh që gjithshka është një maskeradë, pasi deri më tani kanë dalë në shesh disa afera korruptive dhe antiligjore të “peshqëve të mëdhenj”, por sërish zoti Lu përflet vetëm disa kartëra tashmë të djegura dhe jo ata që janë akoma në pozita të shëndosha, apo që dinë shumë nga horllëqet e bëra në bashkpunim me forca mafioze të huaja (kryesisht perëndimore); sepse e di dhe e shoh që zotërinjtë Lu & Co. nuk i shfaqin hapur tek të gjithë juristët dhe tek populli shqiptar nenet dhe paragrafët e kësaj reforme, ku sejcili qytetar e ka të qartë ku konsiston kjo reformë, por Lu & Co. thjesht flasin me fjalë të mëdha për korupsionin, për peshq të mëdhenj, për drejtësinë e kërkuar nga populli, etj. demagogjira, të cilat ne i dëgjuam për 45 vjet me radhë; sepse e di dhe e shoh se si nën ndikimin e këtyre “specialistëve” perëndimorë, Shqipëria ka arritur në çerek-shekullin e fundit të ketë një paçavure me emrin Kushtetutë, Shqipëria ka arritur me këtë palo Kushtetutë dhe gjithë legjislacionin e saj rrjedhës ta shmangë qytetarin e thjeshtë (të gjithë popullin) nga rishikimi i Kushtetutës (Ligjit Themeltar) dhe Legjislacionit rrjedhës, Shqipëria ka arritur dhe po arrin që Kushtetutën dhe Legjislacionin e saj ta bëjnë dhe vendosin të huajt, po ashtu subjekte të ndryshëm, kështu duke shmangur edhe Gjykatën Kushtetuese nga përgjegjësia e plotë për kontrollin (analizimin dhe rishikimin) e Kushtetutës apo dhe ligjeve të tjera rrjedhëse të saj; sepse e di dhe e shoh katrahurën që është bërë me ligjet, pa folur pastaj për kontrollin gjyqsor apo të hetimeve, një katrahurë kjo në të cilën një meritë kryesore kanë pikërisht këta palo specialistë të huaj; sepse e di dhe e shoh që kapitali mafioz perëndimor ka gjetur një metodë mjaft efikase për vënien nën kontrollin e tij të tre pushteteve në Shqipëri, atë të parasë, duke shantazhuar hapur, se pa këtë reformë Shqipëria nuk do të marrë kredi dhe ndihma të mëtejshme financiare nga ata; sepse e di dhe e shoh se si të gjithë të korruptuarit shqiptarë e votuan këtë reformë dhe do vazhdojnë veprimet antiligjore edhe në të ardhmen, mjaft që të prezantohen si pro-amerikanë; sepse e di dhe e shoh se si të gjithë votuan dhe kanë për të votuar po kështu gjithnjë, nga frika se mos u futet emri në rreth dhe pastaj automatikisht do të hetohen, çfarë do të thotë se, edhe një i korruptuar i vogël që ka një shkelje të vogël fiskale diku, do të trajtohet më keq se një shkelës i rëndë i ligjit, do të trajtohet më egërsisht nga një kriminel, vetëm e vetëm se ai e konsideron këtë reformë një metodë të hapur skllavërimi të sistemit të drejtësisë dhe vendit të tij nga politika dhe biznesi i huaj; sepse e di mjaft mirë që politika e shteteve të ndryshme ndryshon jo rallë në bazë të interesave dhe konjuktuarave të ndryshme, çfarë pas disa vjetësh apo dekadash kjo e ashtuquajtur reformë në drejtësi ti bëhet Shqipërisë një lak mbytës; sepse e di dhe e shoh se si investuesit më të shumtë në Shqipëri në këto 25 vjet kanë qenë nga vende që dallojnë për korrupsion, por pro-amerikanë, si Turqia, Greqia, Italia, bota arabe, etj., dhe këto investime janë bërë nën hundën e dipllomatëve si puna e Lu-së dhe Vllahutinit, të cilët nuk kanë thënë deri më tani as edhe gjysëm fjale përse ky vend i vogël nuk është lidhur me vende ku korrupsioni është minimal, si ato skandinave, etj.; sepse e di dhe e shoh se vendi im po shkatërrohet më shumë pikërisht nga ata që bërtasin në kupë të qiellit për atdheun, për shqiptarinë, për reformën, shumica e këtyre natyrisht shqiptarë të Shqipërisë, por jo pak edhe shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, e duke vazhduar rreshtin me investitorë të tjerë nga vendet që sipër-fola; sepse e di dhe e ndjej shuplakën ofenduese të “të mëdhenjve” perëndimorë ndaj ne “të vegjëlve” shqiptarë, e provoj shqelmin përbuzës të pasanikut amerikan ndaj “ballkanasit rrjepacak” shqiptar, e kapërdij (dhe nuk dua në fakt) pështymën e injorantit megalloman anglo-sakson, i cili më detyron ta hedh vallen sipas muzikës së tij, në të kundërt nuk i jep vendit tim para, në të kundërt i kallzon politikanët e vendit tim për paudhësitë që kanë bërë, (ajd ti futësh 90% të tyre në burg, kush do ta drejtoj këtë vend!?, ¾ e shqiptarve janë emigrantë të ikur! o Zot, katastrofë e paraprogramuar! por jo ore jo, deri atje nuk e çon punën daj Sami, ai do vetëm përulsi dhe bindje të plotë!), sepse e di dhe duhet ta pranoj që ne shqiptarët nuk ditkemi të bëjmë shtet dhe vetëm me ndihmën e amerikanve Lu& Co. ne mundtkemi të arrisim ta bëjmë shtetin e së drejtës (!), sepse e di mjaft mirë që, nëse një shoqëri dhe popull i caktuar nuk mund të bëjë drejtësinë në vendin e vet, këtë nuk do t’ia bëjnë të tjerët; dhe, edhe nëse do t’ia bëjnë njëfarsoj, pa interes dhe kushte të caktuara nuk do t’ia bëjnë; sepse e di dhe e shoh se një shumicë e përkrahësve të kësaj reforme e bëjnë këtë thjesht për karrierë, për të mos patur probleme në punën dhe karrierën e tyre zyrtaro-politike, për t’mos rënë në sy me biznesin e tyre; sepse e di natyrën e njeriut, atë të prejardhjes nga majmuni, ku shtazëria dhe hileja mbulohen me fjalë parimore dhe drejtësie; e sa e sa sepse do të rreshtoja këtu, e sa e sa sepse kanë thënë edhe disa pak të tjerë, të sferës së jurisprudencës, por që janë mbuluar nga zhurma populiste-demagogjike dhe ajo shtazore nëpër faqet e shtypit të paguar shqiptar, që po e shet këtë vend për hir të xhepit të vet, në bashkpunim me politikanët shqiptarë! 1-2.3.2017

Mire Kjo reforma ne drejtesi qe propozojne kauret mund Te mos jape rezultatet e duhura sipas kokave Te mencuara Te cquara per largpamesi te shqiptareve.po ju qe jeni kondra a mund Te na thoni nje pllan me Te mire se qish te shpetoje vatani nga gjykatesit e prokuroret e korruptuar?

shpifje te nderuar, vetem shpifje!

jam kurioz, a ka burre qe e lexon kete shkrim? qe nuk eshte as shkrim, eshte nje valange germash, nje logorrea.

4 Likes

Pasionit dhe patetizmit te Marksit ketu, une i pergjigjem me nje pyetje;
Po une qe s’jam soroist, qe me dhimbet ai vend, qe dua ti fus ne burg politikanet, gjyqtaret, administratoret, etj, qe kane vjedhur e abuzuar me postin e tyre, qe i kane ber dem indivitit, shoqerise shqiptare me veprimet e tyre, si t’ia bej per ti hequr nga skena politike, nga posti qe mbajne, nga zullumet qe bejne, si t’ia bej. A ta le Shqiperine ne dore te maskarenjve.

" …Çadra e madhe e opozitës, mitingu i saj i përhershëm, dhjetëra çadra të tjera të pushtetit, në mbrojtje të Vettingut. Njerëz që vrapojnë pa e ditur se ku. Kjo është Shqipëria sot. Këto pamje të rralla në të gjithë botën, duke i ndjekur para dy ditësh edhe një gazetar huaj, na tha: “Ky vend duhet bërë nga e para……”./BW…" Nga tv News24.

Edhe pllanet me te persosura, edhe recetat me te mira, nuk e shpetojne nje popull, nese ky popull vete nuk do, ose nese ky popull nuk gjen tek vetvetja forca intelektuale dhe organizative. Dhe lufta kundra korrupsionit, lufta per zbatimin e ligjit ne drejtesi (prokurori dhe gjykata) mund te kete sukses nese vete punonjesit ne kete sfere ngrene organizime te tilla kontrolli, qe kane te drejte te kontrollojne punen e tyre. Ka keshilla, kolegjiume, etj. me juriste te pavarur, por si e qysh ka vajtur puna e tyre, as une e asnje shqiptar nuk e di, sepse puna funksionale ne drejtesine shqiptare eshte bere ca corap (e koklavitur, e nderlikuar). Verte, e dobishme eshte edhe afrimi i juristeve te huaj ne kete kontroll, une jam pro, por jo ne kete forme shantazhi politik-ekzekutivesh, e nen ca nene te nderlikuar. Ka disa shkrime ne shtyp nga juriste te ndryshem qe shprehin mosbesim dhe kririka ndaj kesaj reforme, me fakte dhe argumente. Pastaj vete fakti i votimit ne parlamentin shqiptar 100% a nuk tregon se kjo reforme nuk konsiston ne zbatimin e drejtesise, por venien e drejtesise nen pushtetin politiko-ekzekutiv?!. Ne shtypin shqiptar, ne mos gaboj edhe tek peshku i vjeter, gjinden shkrime juristesh mbi kete reforme, me fakte dhe argumenta. Shkrimi im vertet renditet me se shumti permes opinioneve se sa fakteve dhe argumenteve, por here tjeter mund te jap ketu faqen time te web-site, ku mund te kete per kete teme dicka me shume.

FLM

immagine

fondi lashtë i manjolës