Trashegimia ime
jane humbjet shtatlarta
te ndertuara me aq kujdes
nga pavedija
por me damar jeshil.
I shoh neper endrra
filmat rreqethes,bardh e zi
dhe kurre nuk munda
te zbuloj te verdhen e forte ne thonjza.
Jam nje perbindshem i bukur
me kacurrela te dendura
qe dashurova vehten me boten
kur askush nga ne ende nuk ish krijuar.
Dua ta pastroj pasqyren
nga syte fosforishent
ta bej edhe une kengen time
te denje per veshet me dyll.
Trendafilat celin te djelave
dhe kane ngjyren e buzeve te zhuritura
qe po nuk i puthe
mbesin si petale te plasaritura.
T’u zesh bes’ xixellonjave
eshte njesoj me pritat
qe rete i bejne shiut
asokohe kur qielli s’kish as vete cati.
Ne s’jemi,vijme,plasim si qelqe
por ama e bardha eshte prore
eshte kuadrati i arenave ku ndeshen
oqeanet me violinat.
C’do vello e bardhe
eshte me shume se nje femije i lumtur
ose gjyshja
me topuz thinjash aq te arta.
Njerzit i glltisin,njesoj
me sa me shume etje,embelsirat dhe tradhtite
dhe pambarimisht i vadisin trendafilat e mi
me lotet e tyre.
Cerrik. Maj 2017