Poezia duhet të jetë molotov i mbushur me ankth, kujtesë dhe zjarr. Nëse ajo nuk është e rrezikshme, nuk është poezi

1 Like

"Në qytezë (Mamurras, shenimi im) ti i njeh të gjithë, ua di jetën, historitë, veset, virtytet dhe ka material letrar me bollëk. Këtu gjej rrënjët. Këtu nuk ndihem tollumbac, por trëndafil i egër. Këtu janë njerëzit me të cilët jam rritur. Në pamje të parë ky duket si provincializëm melankolik, por jo. Njeriu gjysmëurban është subjekti më interesant i kohës sonë. Tek ai reflektohet klasa, kurbeti, dhuna e shtetit, kërkimi i ujit në shkretëtirë dhe një ekzistencë thellësisht dramatike. Njeriu postmodern i Tiranës është metafizik, ndërsa njeriu i qytezës imanent. Metafizika është arrati. Imanenca ballafaqim. Prandaj mendoj se ky subjekt do të bëjë letërsi dhe politikë radikale në të ardhmen".

1 Like

Ka dhe te tjere momente por konstatimet ne mbyllje me pelqyen dhe mua.
Ka vende ku edhe s’bie dakord megjithate.

interesante, intervista me pelqeu, ndonse pakez e gjate,

nga djemte e vajzat me te mira qe ka vendi.

Shumica punojnë keq dhe jetojnë edhe më keq. Dëshirat e tyre janë të prekshme, si shkollë për fëmijët dhe paqe për familjen, por për shkak të pagesës qesharake; vegime të pambërritshme. Gratë janë më të izoluarat. Përveç shfrytëzimit kapitalist, ato vuajne edhe shtypjen patriarkale. Pronari italian, supervizori shqiptar dhe burri në shtëpi, janë shtyllat e turpit ku shfrytëzohet trupi i saj. Ne kemi takuar një punëtore në Shkodër që ishte 21 vjeçe, me fëmijë, me arsim tetëvjeçar, pa shpresë për edukim dhe ngritje profesionale, e cila do t’i gdhijë ditët më të bukura të jetës në fabrikë dhe në furgonin burg që nuk i lë të dalin në qytet. Këto janë gratë punëtore. Dhe nuk janë pak. Janë me qindra mijëra. Sot në Shqipëri numërohen 400 fasoneri ku punojnë 100 mijë njerëz, 90% e të cilëve janë gra. Klasa punëtore ekziston, por nuk ka zë publik. Ne po përpiqemi të bëhemi megafonë për ta.

Sikur PS me shoqin Edi rama ne krie eshte partia e ketyre qe po iu qan hallin ti?

ket djalin e ke kundra PS me shoqin Edi rama

C’ben PS me shoqin Edi si parti e shtresave te paprivilegjuara te mbroje keta njerez?

kot e ke me shoqin Edi rama ne krye te PS.
e vetmja menyre te mbrohen keta njerez eshte permbysja e sistemit.
zgjidh e merr, do mbash sistemin megjithe PS, apo do komunizme me benefitin qe s’ka PS-ne e shoqit Edi rama

Ashtu ë, te permbyset sistemi thua!
Por po u permbys sistemi, ku t’i gjeje kurvat Godard per te luajtur filmat e tij?
A mund te kuptohet ekzistenca pa filmat e te modhit Godard?

po me grusht kush i ka rënë? pse nuk flitet për këtë? meqenëse është nxjerrë syri i nxirë.

ky djali thotë gjëra të vërteta dhe prekëse. vazhdo kështu.

syri i nxire sa per mijra fjale

Po ne kishim sistemin ku ne fuqi ishte kllasa punetore ne aleance me fshataresine kooperativiste dhe punetoret qe thua ti ngordhen per buke .

Hakshe hakshe, kane ngordhur fshataret (po qe puna me ju afru te vertetes) po hajt mo

I kam pare vete punetoret e kombinatit Te tekstileve ne njejtat konita si keto Te fasoneve sot .dikur ishim 100% Te varfer .sot 80% Te varfer.progress eshte pavaresisht se jo ai qe prisnin .