Pogradeci, qyteti që fsheh vlerat për të treguar antivlerat


Nga Olsjan TOPALLI

Në këto ditë të nxehta gushti me temperatura mbi 40 gradë zgjodha qytetin e Pogradecit për të kaluar disa ditë pushimi…

Udhëtimi nis i hareshëm që në mëngjes, shoqëruar me ndjesinë e papërshkueshme që të ofrojnë pushimet.

Pasi udhëtimi kishte shkuar për bukuri deri në Lin të Pogradecit, aty fillon dhe ”beteja” ime me këtë qytet.

Rrugë me gropa, punime në rrugë, mbeturina ngado, trafik i rënduar, mungesë e punonjësve të policë në shërbim të komunitetit.

Asfaltimi i rrugës Pogradec-Lin duket sikur nuk është punuar me cilësi të lartë sipas standarteve të kërkuara, pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor prej afro 500 metrash ky asfalt është amortizuar dhe janë krijuar gropat e para, ndonëse kjo rrugë quhet e papërfunduar plotësisht.

Disa punëtorë kanë filluar nga puna menjëherë për ti arnuar këto gropa, ndonëse në një moment jo të përshtashmëm pasi është kulmi i sezonit turistik dhe këto punime bëhen pengesë e qarkullimit normal të automjeteve të shumta që përshkojnë këto anë.

E sikur të mos mjaftonte kjo. Vapa ka nisur përvëlimin e saj me ritme të shpejta edhe është mëngjes heret, e bëhet akoma më e padurueshme kur pret për të kaluar te pjesa e rrugës së amortizuar. Megjithëse këtë pjesë mundohem ta shmang duke shijuar bukuritë e liqenit të Ohrit.

Pas më tepër se 30 minutash udhëtim nga Lini futem brenda në qytet, me idenë se Pogradeci do kishte ndryshuar sadopak. Por, më kot. Investime zero, rregulla zero, zhurmë kudo, njerez që ecin kuturu, ngado duke penguar dhe qarkullimin. Ky qytet ecën në mënyrë të çrregullt, pa ditur se ku.

Edhe pse ndodhem në mes të qytetit mungesa e një polici(sespe semafor sbëhet fjalë të ketë) ka bërë që automjetet të krijojnë kaos në trafik pranë kryqëzimit që ndan rrugën e varrezave me atë të policisë. Makina që vijnë e të tjera që ikin, njerëz mes automjeteve, kamionë me inerte që u bien borive papushin për të zhbllokuar trafikun, por më kot, ky qytet u dorëzua para pushuesve…

Mes shumë përpjekjeve arrij të arratisem nga trafiku mbytës e të gjendem bregut të liqenit me shpresën se aty do gjeja paqen e vërtetë të pushimeve.

Pas disa ecjeve buzë gjolit(liqenit siç i thonë ndryshe Pogradecarët) gjendem përballë një pamje mbreslënëse dhe ujërave të kristalta që ofron ky liqen. I rrethuar nga pushues të shumtë dhe turistë të huaj të cilët i kanë dhënë gjallëri këtij oazi të Juglindjes, duke u akomoduar në hotele apo dhe rulotë që ato posedojnë.

Megjithësi është një vend që të fal dashuri, Pogradeci ka akoma shumë punë për të bërë…
Ajo që bie në sy si në bare por dhe restorante është shërbimi i dobët, ndonëse ushqimi është i përkryer. Duket se pogradecarët nuk ua dinë akoma vlerën pushuesve.

g8gpqx20160301000721

Nëse ata do punojnë akoma më shumë me vizitorët do ta kthejnë këtë qytet ndër më vizituarit në Shqipëri sepse është një vend me potencial të lartë turistik.
Pra, këto janë disa nga problematikat e vogla që po ti mbledhësh bashkë krijojnë problem të madh. Ky qytet fsheh vlerat për të na treguar antivlerat.

Me të mbërritur mbrëmja pogradecarë e pushues bëhen një. Ata i bashkohen ecjes përgjatë shëtitores anës bregut të liqenit, ku duket se orët e mbrëmjes i kalojnë aty.
Ndërsa për ata të apasionuarit e jetës së natës kemi lajme të këqia, pasi ky vend nuk e ofron atë.
Qyteti i Lasgushit fle herët dhe zgjohet me natë… Që me buzëqeshjen e Diellit që nga Mali i Thatë, pogradecarët nuk ngurojnë ta pinë kafenë e mëngjesit lokaleve buzë gjolit. Duket se janë të dashuruar me atë çka qyteti i tyre u ofron.
Pozita gjeografike e Pogradecit e bën këtë vend mjaft atraktiv si për pushuesit shqiptarë por edhe të huaj.

Nëse nga pushteti lokal e qëndror do i kushtohet me shumë vëmendje turizmit e do të bëhen investime frytdhënëse ky qytet do të kthehet ndër qytetet më të vizituara në Shqipëri por pse jo dhe në Ballkan.
Pogradeci ka gjithçka që shumë vende të tjera nuk e kanë. E nëse fillojnë investimet e mëdha në turizëm, ato më parë duhet të fillojnë nga perla e Juglindjes, Pogradeci.

Ndersa pervoja ime kete vere ne Pogradec ishte pak a shume e kunderta e Olsjanit.

Ne radhe te pare kane te bejne pritshmerite. Nuk u nisa me idene se po shkoj per te pushuar ne perlen e Ballkanit. Trafiku, gropat, punimet dhe kaosi nuk eshte as me shume as me pak se ne qytete te tjera turistike ne Shqiperi. Po ashtu dhe investimet. Ushqimi mund te them se eshte larg te te qenit i perkryer por i pranueshem. Sherbimi si kudo, ne mos pak me mire.

Ajo qe me beri pershtypje shume te mire ishte pastertia e ujit te liqenit dhe cilesia e investimeve te privateve ( sidomos ne zonen e Tushemishtit). Me sa kuptova nga banoret e zones se Tushemishtit edhe komuna kishte bere goxha investime ne kete fshat, megjithate kishin filluar shenjat e para te neglizhences pas kalimit nga komune ne pjese te bashkise.

Perfundimisht sa i perket raportit cmim/cilesi Pogradeci eshte njish sot per sot. Mund te besh pushime te qeta (shume te qeta) duke pasur mundesine te besh plazh dhe te shijosh natyren.

@squarepusher, pastertia e liqenit nisi qysh pas venies ne pune te atij impiantit filtrues qe ndertuan gjermanet. Ka disa vjet qe eshte shume mire.

Mua Pogradeci me pelqen per njerezit, shume te prirur te te kenaqin, shume te sjellshem. Flas per pervojen e pergjitheshme se ndodhira mund te kete. Kam bere 2 pale pushime ne 7 vjetet e fundit se kur femijet jane te vegjel klima atje eshte e perkryer ne gusht.

Seriozisht, kesaj i thone te shkosh ne nje qytet enkas per te share qe pa arritur mire, e te shkruash enkas per te share. 100 metra te qelbura eshte ajo rruga ne te cilen ka trafik e ne te cilen qenka bezdisur ky, dhe gjithe artikulli eshte bazuar aty. Ky vrer ndaj qyteteve shqiptare vetem ne peshk mund te gjeje vend ne faqe te pare.

Pogradeci eshte qytet shume here me i vogel se Durresi dhe ka shetitore shume here me te madhe se durresi. T’i shkosh nga fillimi deri ne fund, ke bere gjimnastike. Dhe jo vetem qe pergjate shetitores kane ruajtur me fanatizem lulishten e kohes se enverit, pa i vene kioska persiper, por edhe e kane permiresuar me bimesi e lule dhe e ujisin rregullisht.

Shetitoren e kane shtruar me pllaka, kane asfaltuar rrugen perkarshi pergjate gjithe anes buze liqenit te qytetit. Hotelet variojne sipas cmimit, ka nga te lirat fare qe sigursiht qe nuk kane sherbim te mire, ka dhe me cmim normal, shume me te lira se ne jug, qe kane kushte shume te mira. Kam shkuar te hotel Pogradeci qe eshte i ri dhe gjithcka eshte moderne, edhe mobilimi brenda eshte bere me stiliste e duke ndjekur moden e fundit, madje kohet e fundit lexova qe hynte te 30 hotelet me te mira ne Shqiperi, dhe s’ka ndonje cmim ne stratosfere.

Uji eshte kristal i paster qe brenda ne qytet, e jo me po te dalesh drejt volorekes ku plazhet jane fantastike, me cmime te arsyeshme e me restorante qe gatuajne tave me koran fantasatik, me leng me arra qe te lepish gishterinjte. Sherbimi sigurisht varion sipas vendit, por ky duket qe nuk ka shkuar atje per ndonje qellim tjeter.

Dhe kur thote “pogradecaret nuk ia dine vleren akoma pushuesve?” Ah mer zot kujt i duket vetja gazetar. Shkruan vetem sepse perqendrohet te negativja dhe fatkeqesisht ka shume portale qe ate i kerkojne atyre qe shkruajne, te shpifin ndaj te mirave vendit. Pogradecaret o bebush kane bere turizem qe para kohes se enverit, dhe gjate gjithe kohes se enverit. Te gjithe jepnin shtepi me qira cdo vere qe ne kohe te xhaxhit. Nese ka qytet qe duhet te shahet me pak per turizmin, eshte Pogradeci, Qyteti me ndoshta traditen me te vjeter te turizmit.

Edhe google street view kap foto me te mira se ky vreri.

gjeja e pare qe te binte ne sy kjo ishte. ndryshim shume i madh me para ca vite kur te vinte pak ndot te futeshe ne liqen.

@salben Perpara se te kritikosh I nderuar qendro me kembe ne toke. Une me Pogradecin I kam lidhjet e hershme dhe nese e kritikoj e bej per te mire. Te ftoj ti prekim bashke keto problematika dhe nese nuk qendrojne mbaj une pergjegjesi. Ata duken te vogla si problematika qe po ti mbledhesh te gjithe perbejne problem te madh. Ato 100 metra rruge pse duhet te prishen pa perfunduar mire. Kryqezimi ne mes te qytetit pse mos ket nje polic apo nje semafor te rregulloje trafikun sepse po vriten njerezit. Une spo e ve ne diskutim qe Pogradeci ka turizem te hershem por duhet ti rregulloje ca pika per te arritur aty ku e meriton.

Ti nuk e kritikon o vlla, ti kapesh i gjithi tek dy antivlera qe jane te perkohshme, ne pune e siper, per te mbuluar 98 vlerat e perhershme, sepse ashtu eshte moda, ndoshta ashtu te leverdis. Nuk e di. Problemi yt ai. Po ky artikull nuk eshte kritike. Eshte shpifje. Thua qe nuk jane bere investime, investime jane bere. Thua qe nuk ka tradite turizmi, tradite turizmi ka. Thua qe nuk ka sherbim te mire, sherbim te mire ka. Thua qe s’ka kushte te mira, edhe kushte te mira ka. Komplet “fake news”.

Ky eshte nje tregues shume i qarte ( nuk ka shoshe ta mbuloje) i varferise se ketij qyteti. Qytet qe fle me pulat dhe zgjohet po me pulat! Njerzit nuk kane leke te blejne nje ore me zile por perdorin pulat si qemoti!
Ndersa per police e semafore qe mungonin duhet pare ne prizmin qe jane qytete te qeta, me pak trafik. Ç’i duan, thjesht me rrit shpenzimet!

pogradecaret duket se jane pak me punetore dhe te dhene mbas rregullit dhe perkujdesjes ndaj detajeve. megjithate pak kilometra me tej po te shohesh shen naumin e fyrom-it, e kupton se investimet e bera ne PG jane zhvatur e reduktuar ne nje thele. s’ka shpjegim tjeter.

3 Likes

Eshte qytet shume i mire por shume i varfer. C’pune bejne pogradecaret ne dimer? Miniera e gurit te kuq ka vite qe eshte mbyllur. Sa mire qe eshte gjoli qe u sjell ca te ardhura ne vere.

Jam dakord me ty @squarepusher se diferenca me Shen Naumin shihet menjehere ne cilesine e puneve publike. Me Ohrin s’e krahasojme dot. Megjtheketo, ashtu sic thua, raporti cmim/cilesi eshte me i larte ne Pogradec se kudo ne Shqiperi. Ato pushimet oh sa qeta mua me shijojne. Mund te marresh makinen e shkon ne Voskopoje, Korçe, Oher per pak diversitet.

Nje vit, pas 10 ditesh ne Pogradec kuptuam se kishim mall per det dhe u nisem per ne Vlore per ca dite. Tani, jam vete 1/2 vlonjat por kontrasti ishte i forte. Tek sherbimi mbi te gjitha. Pastaj, iku qetesia, erdhi zhurma, etj qe nuk po i permend.

Ueee prandaj ja ke vene emrin blogut Peshku…

njesoj, tani po shpelajme ujin e liqenit me uje me kripe qe te quhet tamam.

per ata pak me aventurieret, kishte nje kamping ne pogradec qe ishte aq mire i organizuar dhe i strukturuar sa qe i kisha zili ata pushuesit me cadra.

une jam gjys-pogradecar. Shkoja rregullisht ne Pg cdo 3 muajt e veres deri nga viti II apo III i gjimnazit. Ka nje kontrast te frikshem mes veres dhe dimrit. Heren e fundit isha para 3 vitesh, diku nga marsi. Te kapte nje trishtim. Ajo rruga qe permendet ketu eshte bere si copa e Penelopes sepse dhe une e mbaj mend. Impianti i perpunimit te ujrave te zeza me fond gjerman eshte e vetmja gje me mend e bere ne keto 2 dekadat e fundit atje. Diku nga mesi i viteve '90 uji mbulohej plot me flluska dhe te ngjallte krupen te hyje.
Plazhe fantastike sic thote shkaborja pastaj nuk ka, mgjthe dashurine qe kam per Pg. Per mua, qe nje plazh te jete fantastik, duhet te kete hapesire, rere e uje e ndonje mjedis gjysem te virgjer perreth. Nga keto, liqeni plotson vetem ate te ujit, mbase.

1 Like

Sagllam shkabe .veshtiresi te rritjes I quante udheheqesi legjendar dulle djegesi .

Shkabe, nxjerrja e te metave ne pah, nuk do te thote se nuk e do ate qytet, shtet, njeri. Ai niset nga e mira, per te permisuar edhe ate mangesi qe vihet re, nuk e ka fare tendencen negative siç kujton ti.

1 Like

Jo, nuk eshte ashtu. Kur shkruan per nje qytet e shkruan vetem te keqijat, te genjesh, madje, do te thote qe do vetem te keqijat. Po te pyesesh gjembin apo keta te tjeret qe shajne shqiperine psh, per te ekqijat e vendeve andej, genjejne edhe per andej e thone qe s’ka te keqija.

Po ai nuk shkruan vetem te keqiat i/e dashur, lexoje dhe nje here, por pa emocione.

E lexova, Pjer. Pa emocione. Njesoj eshte. Klm

Tamam ashtu sic thua ti eshte Pjer. Une lexova pjese te mira ne shkrim por ti e di qe shkeraba nuk ka durimin e duhur per te lexuar. Sikur autori ta kishte perkthyer ne video do te kishte qene me mire per te.

Ti gjembi perderisa shkon e vret trurin tend, gjithe ai stermundim dmth, per te gjetur qindra justifikime per te mbrojtur grekerit, sigurisht qe do te gjesh dhe qindra te tjera kur shpifet per shqiperine. Nuk eshte se pret njeri te mos e besh kete, mos ki merak.