Politika po abuzon me rininë!

Nga Olsjan TOPALLI

Jo më pak se 25 vite që me rrëzimin e sistemin komunist dhe me hyrjen e demokraisë, me rininë shqiptare po abuzohet masivisht nga politika e cila i drejton.
Shumë prej të rinjve e shikojnë Shqipërinë me një pesimizëm të lartë shoqëror dhe si shpresë të vetme shikojnë politikën duke e përdorur atë si “trampoline” për të ngjitur shkallët e suksesit të tyre. Ata bëhen pjesë e anëtarësisë së tyre, me mëndjen se një ditë qeveritarët sëbashku me politikën bindëse do tu dalin në krah. Premtimet janë të shumta, duken kaq të vërteta dhe reale, mbushur edhe me një dozë të madhe shprese dhe optimizmi nga ata që janë në pushtet por edhe ata të cilët pretendojnë të marin pushtetin.

Të rinjtë në perëndim

Në shoqëritë perëndimore të rinjtë nuk meren shumë me politikë, ose e ardhmja e tyre të jetë e varuar vetëm nga politika. Duhet të kemi parasysh diçka se ata i kanë kaluar fazat e tranzicionit.
Ato jetojnë në vende ku aftësitë e tyre i kanë rrugët e hapura dhe nuk vihet në asnjë moment në diskutim. Ato jetojnë në vende ku sundon dhe zbatohet ligji, ku udhëheq e drejta dhe të zgjedhurit i shërbejnë të mirës së vendit dhe nuk luajnë me vullnetin e lire të popullit. Shumë nga këta të rinj në perëndim e dinë që fati i tyre është në votën që ato japin dhe ajo votë është ëndrra e tyre dhe shërbimi i pakushtëzuar që do tu kthehet nga klasa e tyre politike. Politika nuk luan dhe nuk abuzon me ta, përkundrazi investon tek ta më të mirën e mundshme, pasi ata e duan vendin e tyre, i duan të rinjtë, të ardhmen e tyre, barazinë dhe zhvillimin e shoqërisë.

Të rinjtë në Shqipëri

Në vendin tonë të rinjve politika është një alternativë që u parashtrohet, një rrugë që u propozohet e që lidhet ngushtë me fatet e tyre të hidhura.

Çdo ditë flitet për politikë, për programe, për vende pune, bëhen premtime pa fund, bëhet propaganda e pamasë dhe ajo që mbetet në fund, të paktën deri në ditët e sotme për të rinjtë është zhgënjimi.
Nga vetë emri “Rini” nënukptohet energji, vullnet, pasion dhe ide të reja, ku disa prej tyre në prag fushatash zgjedhore u premtohen nga shefat “ëngjëllorë” se emri që ata mbajnë do tu shënohet në lista për deputetë, anëtarë këshilli, e nëpër kongrese. U premtohen diploma mbushur me 5-sa(e cila nuk vlen për asgjë) apo dhe poste të tjera të rëndësishme politike e shoqërore. U premtohet një e ardhme e mirë, u premtohet mbështetja e tyre absolute dhe e pakontestueshme, u premtohet dielli dhe këtu ‘servilizmi’ lind e rritet në nivele të larta me të drejtë. U servilosen ‘idhujve’ të tyre duke u shfrytëzuar me idenë se diçka e mirë i pret në ditët në vijim. Por këtu çdo gjë merr udhën e saj…

Bëhen pjesë e partive politike, por asnjëherë nuk ndihen të tillë. Aty nuk diskutohet për realitetin por se si do vijnë në pushtet. Nuk diskutohet për të ardhmen e vendit por diskutohet për të ardhmen e karriges së shefave. Nuk diskutohet për të mirat e atdheut por për të mirat materiale personale. Nuk diskutohet se do shkojë jeta e gjeneratës së re, të cilët kanë nevojë për drejtimin e duhur, për një dorë të forte e cila ti mbështesë dhe jo ti shfrytëzojë për qëllime personale politike.

Por, edhe takimet që bëjnë me drejtuesit e tyre, i bëjnë nëpër kafene, e diskoteka… Thua sikur nuk kanë ambjente, zyra për ti mirëpritur. Kaq u mjafton kësaj rinie për tu gënjyer pas gotave mbushur me alkool, pas kampeve, lojërave argëtuese dhe të ndërtojnë endrrat e tyre mbushur me fantazi…

Lorenci meret me politikë, por kjo nuk do të thotë se ai është politikan. Ai është një i ri që studion dhe nuk gjen dot punë, një njeri që voton por që i dhunohet vota, një i ri që ka ëndrra për jetën, por që i janë vrarë nga politika e derimësotme. Kjo gjë nuk i ndodh vetëm atij, por edhe Albanit, Arditit që kanë të njëjtin fat si Lorenci. Kjo gjë iu ndodh shumë të rinjve anë e mbanë shqipërisë, e deri në momentin që kjo rini do rrijë indiferente ndaj gjithçkaje që ndodh, e ardhmja do jetë aspak premtuese.

Nuk mjafton vetëm kjo sepse ka dhe nga ato të cilët kanë frigoriferin bosh, u mungon ushqimi, buka, paratë. U mungon gjithçka, madje dhe gjërat më minimale jetësore. Kjo i ka bërë të meren me pak politikë dhe të bien pre e premtimeve boshe që u bëhen nga eprorët ‘ëngjëllorë’ të cilët edhe premtimet i kanë të tilla.
Me të mbaruar fushata dhe zgjedhjet, aty kuptojnë që ska ndryshur asgjë. Aty përballen me realitetin e hidhur, e tillë është politika… Askush s’u hap dyert, askush su ngre telefonin, askush si përshëndet në rrugë, askush sdo t’ia dijë për ta, thua sikur s’u njohën fare, nuk egzistojnë. Aty ata njihen me zhgënjimin për të disatën herë dhe kuptojnë që ato pak iluzione të kurdisura plot dëshirë e pasion thyhen pas fushatave elektorale e zgjedhjeve politike.

Aty kuptojnë që vendi tyre s’është për ta… Politika s’është për ta… Ashtu trishtueshëm e të dëshpëruar marrin rrugët e emigracionit për një jetë më të mirë larg premtimeve boshe që politika u ofroi.
Shumë të rinj janë larguar, nëpër Europë e kudo në botë, larg dyerve të atdheut të tyre, sepse me këtë vend si lidh më asgjë tjetër përveçse origjinës.

E tillë është politika nuk ofron asgjë pozitive për ta, përveç zhgënjimeve të njëpasnjëshme dhe ëndrrave që ato thurin…

ky ka fatin e keq te mbarte mbiemrin deputetes J. Topalli…
nuk mund vec ta paragjykoj shkrimin…
po perpiqem mos ta bej…
e pamundur… ju jeni kot…
me falni, ideja eshte shume e thelle, e ardhmja eshte patjeter kot…
mjafton tu shohesh ju… mbiemrin…
me falni edhe njeher… nuk mundem… me ndjeni…
ju jeni i paragjykuar gjithsesi…
e leme fare.

1 Like

rinia abuzon me veten

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Ti qenke kelysh komunisti.
Dmth sipas radakes tende te kuqe,cdo gazetar me mbiemrin Hoxha,Rama,Berisha,Ruci etj nuk duhet te shkruaje?
Akoma me lufte klasash juve kelyshet e kuq…
Vazhdoni se si keni nisur Shqiperia pas 4 vjetesh do te shkoje ne 2 million banore.

ke shkruar gomarlliqe dhe idiotesi shabllon qe vetem torollaket e peshkut mund t’i hane.

shkabe, a nuk mendon se po ja fut keq vetes me ket? se ti ke kontribu me komente ne ppu sa gjysma e antareve te marre se bashku. Pa permend faktin qe ke kriju llogari me shume se sa ka antare ppu.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Po une nje cope emigranti jam mo shkabe. C’pret nga une? une fjalorin prej harbuti dhe kercenimet online me afat 2 mujor di

Ti vazhdo bjeri daulles se Berishes, tjeter soj kamunisti, komunist blu.

1 Like

po ca pret hajr nga nje rini qe idhull kan sali berishen e kompani … kjo asht jo me qa po me u shkrra tu vajtu :frowning: une jam rrit dhe jetoj jashte, dhe ktu ka rini qe i perkushtohen jetes politike, e ke shum gabim qe thu qe rinia jasht nuk i interreson politika. Ne universitetin ku une studioj gati 3 a 4 here ne muaj thirren me fol politikan te ndryshem…dhe ta garantoj qe ndihen me shum kureshtje sepse ktu ku jetoj une votohet jo si ne shqipni per 20 mileksh por per ate qe rinia e mendon qe eshte i duhuri. Ta thash edhe ne fillim, nje rini qe ka idhull Salen e shokt e ti ska me ec kurr perpara. Keqardhje!!!