Portali e-albania

E njeh ndonjeri portalin e-Albania? Eshte hapur keto kohet e fundit per qytetaret shqiptare dhe emigrantet per te realizuar sherbime nga me te ndryshme qeveritare e publike. Per ta perdorur duhet te regjistrohesh ne fillim po per mua eshte pothuajse e pamundur. Nuk regjistrohem dot. Ka ndonjeri ketu tek peshku qe eshte i regjistruar?

Pse nuk regjistrohesh dot? Çfar te thote?

Thote qe numri i identitetit nuk perputhet me emrin e mbiemrin. Njehere tjeter thote qe nuk ben password-i.

Edhe unë jam e interesuar si funksionon dhe ç’duhet bere për tu regjistruar. U përpoqa të regjistrohem para goxha kohësh dhe në fund të procesit duhej të më dërgonte një PIN me sms, që nuk erdhi kurrë, ka mundësi ngaqe numri nuk është shqiptar.

me eshte dukur teper i ngarkuar si site, dhe cik e pabesueshme qe te mundesoje ate nr. aq te madh sherbimesh qe liston.

Kohet e fundit? Ajo ka gati kater vjet qe eshte hapur, qe me ardhjen e PS ne pushtet.
Ne fillim ishte shume mire, por tani ka filluar vonon pak e-mail-i i konfirmimit per regjistrim. Vonohet me ore, ndoshta dhe te nesermen. Te duket sikur s’je regjistruar por thejsht duhet pritur verifikimi ne e-mail. Ndoshta dhe te spami i e-mailit.

Ai thjesht perqendron sherbimet e faqeve te tjera ne nje vend te vetem.
Patentat psh kane faqen e tyre. E-Albania lidhet me faqen e patentave.
OSHEE ka faqen e vet. E-Albania lidhet me faqen e tyre. Thjesht sherben si hub.
Por cdo sherbim qe ofrohet aty e gjen dhe diku tjeter.

1 Like

Gjithsesi, se harrova. Kontaktoni me stafin per cdo problem, sepse zakonisht pergjigjen ne kohe te shpejte. Jane te rinj qe e kane idene e sherbimit, punojne dhe me faqet e tyre personale neper pune te tjera. Nuk jane brezi i vjeter qoftengrenes qe kapin nje pune shteti.

1 Like

I dergova stafit nje e-mail ne fakt, jam duke pritur. Po doja te dija nese ndonje ka eksperience me ate faqe.