Postprodhim (Ngambrapaprodhim). Pjesa e shtatë

Si në çdo çështje tjetër, edhe në rastin e diskutuar në ketë temë në seri ekzistojnë dy fele: pro dhe kundër, që në vija të përgjithëshme përputhen me përkatësisht felën politike majtas dhe djathtas. Në këtë seri sjell një shkrim “djathtas”, e ndërsa në serinë e ardhme do të sjell përgjigjen e kundërt “majtas”. Kështu mund të krijohet disi kuadri i plotë.

-------------------------------------------------------------------------------------------

Kujdes, njeriu është demode. Shkenca përgatit “përtejnjeriun”

Marcello Veneziani

Ne tarallakët me fytyrë njerëzore hezitojmë të votojmë referendumin e modernizmit grotesk për fekondimin artificial. Dhe as i biem në të se njeriu është demode, është vjeturinë, madje më keq, është mbeturinë. Kam në dorë një fletushkë që njofton shpërndarjen në botë të shoqatës botërore trans-humaniste. Trasumanare është një folje poetike, e përdorur nga Dante, Carducci dhe Pasolini. Në këtë rast nuk flitet për transumanza, si barinjtë abrucezë që dikur zbrisnin për kullotë në Puglia. Dhe nuk bëhet fjalë as për një agjenci funerale që përkujdeset për të mjerat mbeturina mortore. Por diçka më beterr, sepse nuk ka të bëjë me vdekjen e ndonjë njeriu, por me vdekjen e njeriut. Hej more hej, tani ndodhemi bash në njoftimet e zakonshme katastrofike të filozofëve apokaliptikë, të cilët shpallin - për t’i dhënë peshë eseve të tyre - se Zoti vdiq, njeriu gjithashtu, filozofia - as që bëhet fjalë. Dhe shokëni gjëja është më serioze, sepse në pilaf nuk ndodhen filozofë nën kthetrat e melankolisë, por shkenca dhe biologjia.

World Transhumanist Association ka lindur në Amerikë; themeluar në Connecticut nga Nick Boston, një emër filmash me gangsterë, e ka degë të shpërndara në tërë botën. Sapo mësoj se në Itali një sociolog i shkencës, Riccardo Campa, është kryetari i degës tonë; jep mësim në Krakov, por mendoj se nuk e ka dërguar atje Papa Wojtyla ndjesë pastë.

Nga filozofia në bioteknologji

Shoqata na thotë se njeriu është tejkaluar. Dhe këtë gjë ka disa shekuj që e përsëritin. E thoshte tanimë Niçe për shembull (“Njeriu është diçka që duhet të tejkalohet”), duke parashikuar dukjen e mbinjeriut. Gjë e përsëritur në mënyra të ndryshme pothuajse nga të gjitha ideologjitë e së kaluarës që ndoqën mitin e njeriut të ri: futurizmi, komunizmi, fashizmi, amerikanizmi. Megjithatë kësaj here ëndrra e njeriut të ri nuk vjen në rrugë ideologjike, letrare apo filozofike, por shkencore dhe bioteknologjike: inxhinieria gjenetike, manipulimi, klonimi dhe të gjithë kushurijtë e afërt të njeriut: robotët, androidet, mutantët, cyborgs. Pra përtejnjeriu mbërriti. Dhe nëse nuk mbërriti, për të mashtruar pritjen, trans-humanistët këshillojnë hibernimin, për tu shkrirë atëherë kur biologjia të ketë realizuar mrekullinë.

Rreziqet e lirisë absolute

Nga ku lind ky delir për të shkuar përtej njeriut? Nga dëshira njerëzore, tepër njerëzore: e mos-plakjes, e mos-sëmurjes, e garantimit të bukurisë, shëndetit dhe inteligjencës, rritjes dhe zgjatjes në kohë të fuqisë së vetes. Shkurtimisht, ata janë aq të dhënë pas gjendjes së tyre prej njeriu, sa janë gati ta shesin për të zënë një vend më të mirë në koleksionin e postnjerzorëve. Dhe ata që nuk mendojnë njësoj me ta, i quajnë me përbuzje biokonservatorë, pse jo bioreaksionarë. Me të parën u ndjeva si një prej këtyre të fundit, i gatshëm për të ndërrmarrë mbrojtjen ekstreme të njeriut nga këto humanoide teknologjikisht të avancuar dhe shpirtërisht të kalbëzuar. Por më pas u ndala. E përse nuk duhej shpikur një specie e gjallë që është më e përshtatur në hapësirën kibernetike, teknologjinë e përparuar, botën e sofistikuar, ushqimet sintetike, telefonat satelitorë dhe kështu më tej? Nëse Zoti nuk ekziston, gjithçka është e lejuar, thoshte Dostojevskij, një shtazë primitive me mjekër dhe shpirt. Nëse Zoti nuk ekziston, imagjino njeriu, ky hiç i kotë i universit. Dhe jo vetëm: nëse mund ta ndryshojmë njeriun, të prodhojmë fekondime heterologe, të manipulojmë gjenet e tij, të orientojmë kromozomet e tij, e kështu me radhë, pse të mos shkojmë drejtpërdrejt përtej njeriut? Dëshironi të kenë akoma peshë frenat morale, rekomandimet groteske të dinozaurëve të lashtë të fesë, të etikës, të vlerave tradicionale? Por jo, nëse jemi të lirë, duhet të jemi të lirë deri në fund. Për dekada me radhë filozofët kanë shkallmuar, madje dekonstrukturuar njeriun, kanë treguar zhdukjen e tij dhe në çdo rast parëndësinë e tij. Dhe bota është gati për të dhënë dekretin e mosqenies. Çfarë po presim pra?

Vrasjet e ndërgjegjes së Fukuyama

Majmuni amerikanjaponez Francis Fukuyama, që njoftoi me ngazëllim disa vjet më parë se historia ka marrë fund, denoncon tashmë i shqetësuar se nga ide të tilla të rrezikshme (dangerous ideas) është njeriu që po merr fund. Por për çfarë ankohet, të lutem shumë? Në qoftë se njeriut i hiqni historinë, për të mos thënë filozofinë dhe fenë, familjen dhe të lindurit në mënyrën klasike, çfarë do t’i mbetej të bënte ky pasagjer kureshtar që quhet njeri? Por mbi të gjitha, në qoftë se njerëzimi prej kohësh refuzon sensin e kufirit, duke e konsideruar një pengesë të urryer për lirinë dhe dëshirën e tij për të eksperimentuar më tepër jetë, më tepër histori, më tepër botë, përse nuk duhet të mbështesim idenë e manipulimit të natyrës njerëzore për ta bërë diçka tjetër ndryshe? E për të parë fshehtas efektin që shkakton … . Pjesmarrim masivisht në lëvizjen e trans-humanistëve, krijesa të përkohshme që quheni burra dhe gra, gjallesa të përkohëshme mbi rruzullin toksor. Hidhuni, edhe një tjetër përpjekje të vogël, hidhni në lojë edhe natyrën tuaj njerëzore. Nuk keni se ç’humbni veç zinxhirët tuaj, drekën e së dielës tek vjehrra, ndeshjen e futbollit, punën, seksin dhe do gjëra të tjera pa rëndësi. Mshojani! Shkojmë pra të regjistrohemi masivisht tek Campa, një mbiemër që premton mbijetesë. Përse nuk ngutesh dhe nuk jep shembullin ti vetë, më thotë dikush; por lermëni të humbas, nuk jam unë shembulli, unë bëj pjesë në specien arkaike të ish njerzve, dykëmbësha qesharakë që ëndërronin, luteshin, dashuronin, hanin, shkruanin. Lermëni të ngordh sipas modës së vjetër, si njeriu i fundit, thënë në gjuhën e Niçes. Shkoni përpara ju, se me vjen për të qeshur. Jo, për të qarë. Jo, për të qeshur.

                                         FUND

---------------------------------------------------------------------------

WORLD TRANSHUMANIST ASSOCIATION ka degë në të gjithë botën.

Fondacioni: Shoqata u themelua në Connecticut në vitin 1998 nga Nick Bostrom, aktualisht studiues në Universitetin e Oksfordit. Pionierë të tjerë janë: James Hughes, i cili jep mësim në Trinity College, Gregory Stock, autor i fatlumit “Redesigning Humans” dhe dekan i Shkollës Mjekësore të Ucla, dhe Max More, themelues i Extropy Institute.

Aktiviteti: Teknofilë të dalë nga galaktika e të drejtave të njeriut dhe mbështetës të hedonizmit gjenetik, trans-humanistët kanë qenë përkrahësit e parë të klonimit riprodhues dhe përdorimit të ilaçeve Ritalin, Viagra dhe Prozac.

Në Itali: Udhëheqësi italian është sociologu i shkencës Riccardo Campa, i cili jep mësim në Krakov.

Pjesën e mëparshme e gjeni këtu.

4 Likes

@Pjetermustakuqi, meqe i vetem me ke dhene nje zemer: ky kolegu jot katolik (i vetmi intelektual italian jugor vertet i djathte, njesoj si mbret Beluli qe nuk komenton me) ka harru kryeizmen ne listen poshte me izma varg:

Pastaj pashë një qiell të ri dhe tokë të re. Sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar dhe deti nuk është më - Zbulesa, 21.1

Si tha Sander Prosi per bilbilenjte? - gjalle eshte Beluli,gjalle…dhe ketu do vije ai qenbirqeni,ska nga te veje - sic tha dhe Kadri Roshi.
Me pelqeu perkthimi yt po edhe ai katoliku me ato etiketimet e Njeriut si vjetersire dhe me idene e mos pasjes droje me kalu te Ngamrapanjeriu.

1 Like

http://rs215.pbsrc.com/albums/cc140/m122117/snoopy%20animated/ani_logo.gif~c200

Peshku pa Belul, eshte si … jom tu harru shqipen, nuk me kujtohet shprehja tipike pop e perdorur rendom ne kesi rastesh.

1 Like

…si pjeshka pa berthame https://youtu.be/7Sj7NNptVUA

… si rrushi pa fare.

Shkrimi i italianit, qe interesant. Ne fakt njerzit presin, e presin se ç’do behet, ç’do ndodhe, gje qe tregon se po jetojme ne nje bote, thjesht si konsumatore.

kaloi rreshqonthi @Manjola_Tirana:

1 Like

nuk paska komente fare tek kjo tema.

pse komenti jot nuk eshte koment? Biles eshte koment i modh, sepse eshte bere shkak per nje koment t’modh timin, keshtu duke me nxitur, komenti jot merr madheshtine e komentit tim te sapo bere fresko Pjerit. E perseris komentin, qe ketu merr me teper vlere dhe kuptim:

… Shefi im, nje cope budall si gjithe shefat, po edhe klysh kurve si gjithe shefat, me pyeti:

-Çfar qu ti tragjedi atehere? (mbasi qe per tu justifiku per nje gabim timin, thashe: “ho me se nuk eshte ndonje tragjedi!”)

Un nuk fola, se e di qe ne keto raste pergjigjet i Modhi :grinning:, e pritsha ndonje pergjigje skandaloze, psh: “Tragjedi eshte te mos japi shefi rrogen ne fund t’mujit!”. Por i Modhi :grinning: kesaj here ja pati ndryshe:

-Ta dish qe je i modh, e te mos kesh spektator perveç vetes!

Aplausi. T’gjith pane nga mu, e shefi me tha:

-Ç’ke qe perplas duret?

1 Like