Presidenti grek:Shqiperia ta mbylle gojen, nese do Europen

http://www.balkanweb.com/site/ceshtja-came-presidenti-grek-ashperson-tonet-shqiperia-ta-mbylle-gojen-nese-do-evropen/

Ja te zgjidhim pak keto çeshtjet e brendshme ( gjetja e nje çizme ne drejtim te paditur, kapja e ca peshqve me parangall) dhe kemi per t’iu kthyer greqise e nuk kemi per ti lene gje mangut.

1 Like

Mire e kane, te rrime urte, te futemi ne eu, pastaj llapim sa te duam, mundesisht i japim nje shtjelm greqise dhe e nxjerrim fare nga eu

Pse camet nuk i perdorin florinjte per te hedhur greqine ne gjyq nderkombetar po i harxhojne per fushata zgjedhje fjala vjen ne diber , a thua se dibronet e kane ne dore te detyrojne greqine tu ktheje pronat e jo gjykata nderkombetare?
http://www.albanianhistory.net/2002_Vickers/index.html

Me mire keshtu, tani organizatat e çameve (jo shteti shqiptar), kane te drejte ta hedhin ne gjyq presidentin grek per aludimet qe ai i ben çameve si masakrator te L2B, nderkoh qe vete çamet kane qene viktima te luftes dhe te shtetit grek. Tani do ishte mire qe te hapeshin letrat, organizatat dhe individet çame, te deshmojne per genocidin qe iu eshte bere nga greket.

Është gabim Pjer, nê rastin e grindjes mes një grupi popullate - çamëve dhe shtetit grek, të marrësh historinë si dëshmitar për të përcaktuar përgjegjësitë e njerit dhe të tjetrit.

Ajo e uruara histori ka rregjistruar dëshmi dhe “prova” nga më të ndryshmet dhe jo gjithmonë të favorshme - për njerin dhe tjetrin.

Që çamët - një pjesë e tyre (sikundër dhe kosovarët) pêrfituan nga ardhja e fashizmit apo e nazizmit për të larë hesapet e tyre të vjetra me fqinjët, kjo nuk ka asnjë dyshim - sikundër edhe tjetra, që edhe grekët e Zervës përfituan nga konjuktura e Luftës së Dytë për të larë hesapet me shumicën e çamëve, nuk është sekret për asnjeri…

Sa për dijeni, ai Napoleon Zerva apo plot nga shokët e tij ishin arvanitas…

1 Like

Ne keto raste,zakonisht fiton me i forti…ne kete rast Greqia.

E mendoni kete palo-president ti drejtohet keshtu Turqise?

Po i nderuar e kam ndigjuar kete, dhe te besoj, por kjo nuk perben shkak qe nje grup te beje genocid ndaj grupit tjeter. Me ligje nderkombetare, eshte i ndaluar genocidi, pra vrasja masive apo debimi me dhune e nje pjese te popullates.

Kam patur ne shkolle nje mbesen e tij ose stermbesen, nuk e mbaj mend mire lidhjen. Goce shqiptare. E thoshte si me mburrje qe ishte mbesa e tij. Fucking lunatic, nga ato qe mund te ishin protagoniste ne filmat e Lifetime movie channel.

Ashtu është Pjer.
Ligjet e sotme ndërkombëtare e dënojnë gjenocidin e një grupi ndaj një tjetri (e një Shteti ndaj një pjese të popullsisë së tij ) - bile nuk njohin as parashkruarje të tij, shlyerje si pasojë e kohës që ka rrjedhur.
Veçse mos harro, ngjarjet e Camërisë kanë ndodhur nê kohën e luftës II botërore, dhe sipas grekëve të të gjitha ngjyrave politike, për shkak të luftës apo të pjesëmarrjes në një kamp ndeshësis apo në tjetrin.
Me fjalë të tjera, ata i asimilojnë me ngjarje sigurisht të dhimbshme, por të kryera si pasojë e luftimeve të përgjithshme ndaj armikut dhe bashkêpuntorëve të tij - dhe jo të organizuara apo të drejtuara kundër një grupi etnik.
Duke thënë këtë, as që ve në dyshim faktin se Zerva dhe bandat e tij nacionaliste fanatike fanariote të EDES-it ushtruan maskra të planifikuara ndaj myslimanëve çam, me qëllim dëbimin e tyre nga territori i Camërisë dhe përvehtësimin e pasurive të tyre, në rradhë të parë tokave dhe shtëpive!

Mos harro gjithashtu, se menjëherë pas lufte, Greqia u përfshi në një luftë civile tê përgjakshme që zgjati disa vjet dhe që shkaktoi disa dhjetra mijra viktima mes grekësh…

vrasje dhe burgosje ndaj bashkpuntorve te nazismit, ka patur edhe kendej ne perendim, por me gjyq, jo pa gjyq siç ka ndodhur ne Greqi, biles fushata ndaj ter kollaboracionisteve kendej ne Europe, ka filluar ne 1945 deri ne 1950, ku ishte nje fushate e eger.

Pse shqipot qe e kane paditur qeverine e tyre ne gjykaten e Strasbourg kushedi sa here nuk hedhin ne gjyq qeverine greke ?

Prapë gabim e ke Pjer,

“Këndej në Perëndim” - sikundër ti e quan, përpara se të vendoseshin gjykatat e posaçme për të gjykuar kolaboratorët vendas të pushtuesit nazist apo fashist dhe me ç’rast edhe dënimet pëkatëse (vdekje, burgime të ndryshme, shpronësim të pasurive të bëra gjatë pushtimit apo humbje të të drejtave qytetare), ka patur një periudhë larje hesapesh të pËrgjakshme pa gjygj - thjesht, futi plumbin, që bëri me mijra viktima.

Kështu për shembull, vetëm Francë - (po të jap shifrat):

  • 158.000 të gjykuar, 7.040 të dënuar me vdekje, 2.722 të dënuar me punë të detyruar të përjetshme, 10.434 me punë të detyruar të kufizuar në kohë,

  • 60.000 të burgosur në korrik të vitit 1945 nga të cilët 26.529 të dënuar me masë burgimi, 57.852 të ndëshkuar nga gjyqi me masën e degradimit kombëtar (humbje të të drejtave civile), 300.000 të degraduar nga ana e Komiteteve të pastrimit profesional (humbje të të drejtave dhe privilegjeve të punës dhe të pensioneve), 120.000 të degraduar nga Administrata (të përjashtuar nga postet administrative dhe pa të drejtë pune)…

  • Në total, gati 2.000.000 persona të prekur nga procesi i pastrimit kombëtar, nga të cilët 990.000 të arrestuar qoftë për disa ditë, muaj ose vite…

  • sa për egzekutimet nga ana e Rezistencës franceze gjatë dhe pas lufte për shkak të « bashkëpunimit dhe kolaboracionizmit » : 105.000 persona nga qershori 1944 deri në shkurt 1945, nga të cilët 50.000 vetëm në jug të Francës (nga Nica në Tuluzë – sipas të dhënave të shërbimeve të sigurimit ushtarak amerikan).

ekzaktmo dhe ne Itali.

vetem ne Belgjike hane çokollata sido te perfundoje lufta.

1 Like

Bile belgët hanë çokollata edhe gjatë luftes - dhe ju japin çokollata edhe gjermanëve që ju vijnë si mysafirë në shtëpi - t’i hanë ulur në divan dhe t’i marrin me vehte për familjarët e tyre në Gjermani.

1 Like

Ne Çekosllovaki ne vitin 1938, dmth para luftes II, 20% e popullates çeke ishte etni gjermane. Mbas lufte, ne vitin 1945, u debuan nga territori çek rreth 3,5 milion gjermane. U pastrua gjaku çek, nuk ka nevoje me qe ti vijne ato, edhe fabrika Skoda u pastrua nga teknologjia naziste.

Per ceshtje kombetare dje ne Greqi dolen ne miting 1 milion greke, ndersa dje ne Tirane nuk kishte as 1000 mije vete perpara kryeministrise. Shqiptaret jane patriot tastiere.