Prezantohet struktura dhe ministrat e qeverisë Rama

Qeveria e re, ose “Hakmarrja e Rudina Seserit” per zgjedhjet e vjedhura te 2009-s :

ore, po ministrine e integrimit pse e shkriu ky ?! -apo sic duken bathet ajo puna e Evropit, ku kishim pështetur tere shpresat tona, iku per lesh…
edhe zoti Hann ishte lakonik. integrohuni ne Ballkan me mire, te Serbia .:smiley: , tha.

keshtu na polli ministrine e Diaspores… se normale, nje nga sukseset e rilindjes ishte dhe do jete prodhimi me shumice i emigranteve. ehh mer Pandi gjigandi… https://youtu.be/tbxK-nCmVVo

4 Likes

Me verte e ke.Pse sipas teje krahasohet kapaciti i nje mjeku te njohur ka punuar 30 vjet ne zanat me ate te nje vajze qe ka drejtuar Sherbimet Sociale ne Bashki. Ajo do 2 vjet te kuptoje cdo te thote mjeksi. Po zaten ska problem jo se ne kemi patur dhe drejtor te AKU-se nje oficer topash. Si thota Rama pastaj ti gjejme vendin e punes individit jo indivitit vendin e punes. Mashtrues ordiner dhe demagog ja cpo del ai. :sob::zipper_mouth_face::rage:

1 Like

Ne fakt, kjo puna e personaliteteve ne qeverisje eshte “fausse bonne idée” (ide genjeshterisht e mire). E kam vene ré dhe tek qeverite ne vendin ku jetoj: kurre nuk kane dhene rezultat. Ne ekonomi tregu (kapitalizem, quaje si te duash) duhen menaxhere te mire. Kaq.

Pikerisht, po ne na pelqen te lozim kungulleshkash, (ministrash), cdo shqiptar ka ender te behet minister.

@espana me vjen keq por po.
Drejtimi egzekutiv sic ta sqarova eshte i ndare si aftesi, dhe perben specialitet me vete.
Kjo s’do te thote apriori se cdonjeri mund te jete nje menaxher i zoti, por vetem qe pellgu i njerezve me potenciale drejtimi eshte me i gjere sesa ai per potenciale intelektuale.
Menaxhimi eshte nje fushe ku kane gjetur veten te shprehen, dhe t’i katapultoje ne klasen e mesme, shume qe vijne nga bota e trete, ketej. Eshte nje aftesi e perhapur mjaft, dhe s’do cuditesha ta gjeja te tille edhe ne shqiperi. Nje intelektual a specialist i fushes perdoret me mire ne rolin e keshilltarit te nje drejtuesi egzekutiv.

Ta gëzosh Gramozin, Shqipëri

Kuvendi i ardhshëm i Shqipërisë do të ketë për kryetar një ish-ministër të brendshëm nga regjimi i diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave. Ky është një turp shqiptar! Një veprim që e bën të ngërdheshet një të ngarkuar me punë nga Europa në vendin tone. Një njeri që akuzohet për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkoder. I bën ata skeptikë. Ose edhe në mos u akuzoftë, i habit se si qoftë dhe moralisht, shqiptarët nuk reagojnë. Si ish-minister i brendshëm, i atij dikasteri, që është faqja e zezë e tyre për atë kohë… , për atë aspirate mbarë sociale për një demokraci perëndimore, ky njeri duhej të ishte sot një qytetar normal. Dhe jo ligjëbërës. Edhe për faktin tjetër, kokëfort të dështimit vit pas vite të vendit nga kjo klasë politike. Për një lloj pastrimi të ndërgjegjes sonë. Duhej të kishte një lloj refuzimi të ashpër civil. Por nuk ka ka. Madje me mburrje një lider të ekspozon si dorë të forte pikërisht elementin e bërjes së pushteti me dhunë. Elementin e dosjeve a të tjera kulisave nga bodrumet e diktaturës. Sikur ky vend ka vdekur nga rigjenerimi I brezave një here e përgjithmonë.

Ta gëzosh Gramozin, Shqipëri.

Trupat e masakruar të të rinjve shqiptarë në kufi, në Korçë në 1990, kur Ruçi ishte zv.ministër i Brendshëm

sidoqofte eshte vetem nje bankiere, qe ne mendje ka reformat neoliberale:wink:
Pak e ceket mu duk ne prezantimin e saj. Duket shume here me larte Olta Xhacka, kulturalisht.
Ndoshta mund te jete e afte si tekniciene, boh.
Kjo puna en ministrave u be si emisioni i big brother, komentojme pjesemarresit thjesht nga vuajerizmi

1 Like

Vendosja e intelektualit/specialistit ne drejtim te institucionit eshte mendesi e vjeter organizative, e cila ketej eshte me se e tejkaluar.
Me e mira eshte qe kandidati te kete te dy aftesite, ate te specialitetit, dhe te menaxherit. Ky eshte kombinim me i rralle, por sidoqofte ne mungese, aftesia menaxhuese merr prioritet vs. specialitetit, ne nje karrige egzekutive / menaxhuese, dhe kjo dihet tashme.
Aq me teper kur ne epoken e teknologjise qe jetojme koncepti i specialistit eshte relativizuar shume.

nje qeveritar nuk mund te jete thjesht nje tenkicien i ftohte, duhet te marre vendime edhe politikisht.
Duhet te kete nje diference mes nje korporate dhe nje partie ne qeverisje. Ndoshta Rama ka dashur nje qeveri me hermetike dhe te kontrollueshme, kur ka zgjedhur keto emra, si ne te paren xhanem.

qeveria sic ta kam sqaruar perdor specialistet per keshillim, si keshilltare.

Eshte e habitshme mangesia qe ka shoqeria shq. lidhur me keto gjera, dhe pretendimet e madheshtise qe shfaqin njerezit ndersa japin gjykimet e tyre

shikoje me vemendje mbledhjen e asanblese se Ps dje dhe nje mbledhje te partise vetevendosja ne kosove dhe do kuptosh dallimin mes nje korporate qe produkt ka mbajtjen e pushtetit dhe nje partie te mirefillte politike qe produkt ka te interesin e publikes jo te publikut.

Harrove dhe qe qeveria e ardhshme do te kete per minister te brendshem nje ish-hetues te regjimit te diktatures.

Nderron vazhdimisht subjektin ne debat alban.
Nejse, nuk kemi pritshmeri te tilla mbi qeverine rama.
Dhe shkaku i ketyre pritshmerive te pakrahasueshme me VV, eshte shoqeria ne Shqiperi vs. asaj ne Kosove. Dy shoqerite bejne diferencen e pare.
Te dyten, e ben e ashtuquajtura opozite, e cila perfaqeson nje ekstrem ne konservatorizmin si kah.
Ne demokraci, lirite (si aspekt i majte) jane aq me te forte sa me i zbutur eshte skaji konservator (anti-liri) i saj.

shqiperine jua la trashegim enveri kelysheve komuniste qe sot behen ministra e krye M

nese skeni pas lidhje me plehrat e atij sistemi, ikni, ai vend nuk ben per ju

Sot vendi une nuk eshte me ne vitin 91 kur kishte mungese menaxher etc. Sot vetem une njoh disa persona qe kam mbaruar Phd per menaxhin spitalesh ne universitete prestigjoze ne ShBA. Te garantoj qe jane shume te afte si menaxher dhe shume te zote ne profesion. Sot nje Shqiptare eshte dekane e fakultetit ne Gjermani, e pra askush nuk e thirri te drejtoj ministrin e arsimit. Te garantoj qe do ta drejtonte 100 here me mire se ajo qe eshte sot. Cfare kujton ti se dikush qe menaxhon nje fakultet ne Gjermani sdo ja dilte ne Shqiperi.E di ti kush eshte sot sekretari i pergjithshem i asaj ministrie, avokati i Rroshit te Kavajes. Ku i gjeti ai aftesite menaxhariale duke mbrojtur kriminel.

1 Like

Fituat shoku Gramoz …. por një ditë do të shihemi !

I dashur shoku Gramoz.
Shumë demokratë janë zemëruar prej emërimit tënd Kryetar Kuvendi. Mirëpo ty s’të ftohet mishi i qengjit për ketë punë sepse kauza anti-komuniste në ketë vend, ka ra. PD, duke qenë e mbushur me fëmijë sigurimsash nuk ka më legjitimitet për t’i udhëhequr ata që do të të nxirrnin ty me dhunë nga Kuvendi sapo të vonoheshe. Nuk beson më askush, thonë “Të dy palët njëlloj janë”. Ju fituat, shoku Gramoz. Fituat. i mbushët partitë opozitare me fëmijët tuaj, me të afërmit apo lidhjet e krushqisë dhe <<Të Djathtët Shqiptarë>> që janë gati të të nxjerrin ty nga Kuvendi dhe partinë tënde nga historia, sot nuk dinë kundër kujt të luftojnë më parë; kundër teje apo kundër kolegëve kriptokomunistë të lyer blu e që shtiren si demokratë. Dhe iu mbushët mendjen miletit se jemi të gjithë komunistë. Nuk tentuat kurrë ta bindnit miletin se ju nuk jeni komunistë, pra nuk jeni të këqij. Thjesht i thatë se edhe ata të tjerët janë të këqij si ju dhe, le të votohet i keqi më i aftë. As ata të tjerët nuk tentuan kurrë seriozisht të jenë anti-komunistë të vërtetë, të ngrinin diferencë ideologjike, thjesht menduan se do të mjaftojë gjithmonë sharja juaj si bij të afërt të Byrosë (duke pasur në drejtim bijt pak më të largët e më të panjohur) për të marrë votat e popullit të djathtë. Ju nuk ankoheni që midis jush ka të djathtë që u janë infiltruar prej nesh. Se nuk ka. I keni vetuar mirë radhët e sektit. Le që ne s’po kemi të djathtë mjaftueshëm për vete, jo më me tepri për t’i infiltruar tek ju. Kurse komunistë ka boll edhe për tek ju edhe për tek ne. Kështu që, shoku Gramoz, jeni të fituar. Jo se keni ndryshuar por, se ia keni arritur të mos e lejoni PD të ndryshojë. Gjithsesi, besoj se një ditë do të shihemi diku, në kuti votimi apo në bulevarde mes flakëve e gurëve apo gëzhojave por, besoj se dy popujt, ai komunist e ai i djathtë do të shihen diku, se shkoi gjatë pa u parë. Deri atëherë, bëfshi qejf atje në Kuvend.
image

Nje tip te vogel persa i perket ministrave …? Edi Rama kur u ftua te Ylli Rakipi ne studio nga qe i plasi shpirti me gazetarin nxorri nga goja nje gje aq me vler sa qe cdo shqiptar duhet ti therras mendjes se nga na vijn ne gjith keto poshtersira. Shikoheni intervisten ne 2.12 minuta deri 2.13 minuta.

Dmth gjith kete semundje e kemi nga USA dhe nga keta kelyshat e europes.

Ku mund ta gjejme kete intervisten?