Profecia

Profecite jane si farat.
Nese I hedh, ato do te mbijne, e nese mbijne do te celin frute, frute te cilat nuk mund te mos kesh deshiren ti kafshosh, me thjeshtesine dhe pafajsine qe kafshone nje kokerr molle.
Mbreti I Argosit, Akrisi, nipi I Linkeut kishte nje vajze te quajtur Danja, se ciles I kishte dale nami per bukurine e saj hyjnore. Orakulli I kishte parathene Arkisit, se ai do te vdiste nga dora e te birit te Danjes.
Akrisi, as qe kishte dashur ta besonte profecine e Orakullit, por cuditerisht I dukej kaq e pranueshme nje vdekje e tille. Ishte trend ne kete kohe qe njerzit te kishin vdekja te cuditshme, madje absurde. Ne fund te fundit pse do te duhet te shkruanim per Akrisin, nese ai do te vdiste I shtrire ne shtrat, I mbuluar deri ne fyt me lekuren e ariut duke u dridhur nga ethet.
Bukurija e te bijes ishte e njohur ne gjithe Argosin. Po me shume se per bukurine, e bija shquhej per dicka tjeter. Asaj I pelqente te tundej ne cdo ore te dites. Dhe per te qene plotesisht I vertet kjo e fundit ja kishte rritur me shume sec mund te mendohet virtytin e bukurise. Qe te jemi te ndershem deri ne fund, me shume se e bukur, Danja, ishte nje grifshe histerike, qe renkonte fort dhe paturpesisht, edhe kur ne dhomen ngjitur, babai perpiqej te shkruante Ode per Demetren. Pra sic mund te kuptohet Akrisi, ishte intelektual, me nje dell krijuesi, qe I njihte dhe respektonte zakonet e mira, por qe njekohesisht respektonte edhe privacine dhe lirine seksuale te te bijes.
Dyshimi, se do te vdiste nga pjella e te bijes, kishte hedhur rrenje ne mendimet e Akrisit, dhe qe atehere ai perpiqej te bente nje jete te arsyeshme dhe te mbushur me vepra te mira. Profecia e kishte bere te mendonte per vdekjen, dhe per emrin qe duhet te linte pas ne histori, per aq sa e kishte parandjere qe me te tille vdekje do te thuhej patjeter dicka per te ne mitologji. Keshtu pra e kishte shkruar fati. Ne vend qe te gezonte dashurine e nipit te tij, ta pushtonte me puthje e perkedheli ate krijese te vogel, do ti duhej ti qendronte larg I mbushur me friken dhe dyshimin se ai nga casti ne cast mund ta linte top ne vend. Orakulli nuk kishte dhene asnje hollesi apo rrethane, kur a si do te ndodhte.
Qe kur filloi te mendonte per vdekjen, pjesen me te madhe te dites, Akrisi, e kalonte duke menduar per filozofine. Ne koke tirrte mendime per natyren e perjetimeve, per artin, dhe harmonine. Me vone, I pelqente qe te hidhte ne leter ca mendime, ashtu sic e donte zakoni te benin mbreterit e medhenje, qe linin mbi karte, pervojat dhe keshillat per pasardhesit e tyre. Shpesh e kapte nje maraz qe I shtrengonte gjoksin, por e qetesonte pamja e se bijes. Tek shihte belin e saj te holle, kuptonte se ishte ende larg ora e vdekjes, dhe kjo e ngazellente. Rrembente kupen e veres dehej e qante.
Qante edhe e bija ne dhomen e saj, por me te tjeter ze, me te tjere lote e me te tjera renkime. Ishte nje qarje qe cante diafragmen e vapes, shqyente cdo zell e perpjekje per te qene I urte. Freskia e nje puhize qe sdihet nga buiste ne ate cast, thyente zhegun e derdhej brenda tij. Pikerisht ne ate cast, Danja keputej mbi shtratin e saj, ndersa nje langua rrace, jargavitej ne kembet e shtratit.
Keshtu, Akrisi, I mbytur nga dyshimi, frika dhe absurdi I nje vdekje te cuditshme, e mbushur me paragjykime dhe cene qe sdo te mund ti mbulonte asnje veper e mire, dhe mbi te gjitha I shtyre nga dashuria per jeten e tij, urdheroi qe vajzen ta mbyllnin pergjithmone ne ne dhomen e saj. Keshtu u be, Danja u burgos ne dhome, dhe asnje mashkull nuk ishte I lejuar qe ti afrohej deres e cila ruhej nga dy eunuk dhe nga langoi besnik I danjes.
Qe te harrohej profecia, Akrisi, mbreti I Argosit denoi me vdekje orakullin. Por duke qene se ishte e ndaluar qe te vrisje Orakujt, dhe duke qene se Akrisi nuk donte ti shkelte ligjet, pasi ai u besonte atyre po aq sa edhe profecive, ai e deboi orakullin nga Argosi.
Dhe keshtu jetoi, I qete dhe I lumtur, derisa nje dite, fare cuditshem, ndersa mendonte per natyren e filozofise dhe rolin qe arti ka ne pasurimin e shpirtit, e kafshoi ne fyt dhe e mbyti nje langua I ri rrace, qe kurre se kishte pare kush me pare ne pallat.
E bija as qe u trishtua per vdekjen e te atit. Sikur ta kishte parandjer fatin e tij te trishte, ajo krejt e zhveshur as qe kishte dale nga dhoma per ti qendruar besnike edhe pas vdekjes porosise se tij.
Ndersa e varrosnin me nderime trupin, nga larg degjohej Orakulli qe kendonte profecine e tij per vdekjen e Akrisit, mbretit te Argosit, atit te Danjes qe ishte me fame per bukurine e saj hyjonre dhe per gjithcka tjeter hyjnore qe mund te kete nje femer. Ndersa degjonte kengen e profetit, langoi tundte bishtin, sic bejne qente kur jane te lumtur.

PS: Duan e thone qe ky langua, u be me vone qeni I Odiseut, dhe I ndenji besnik fatit te tij, jo nga dashuria por nga forca e zakonit dhe deshira per te pasur nje vend te denje ne mitologji.

1 Like