Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkon në gjykatë sekuestrimin e pasurive të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Anëtari i parlamentit nga radhët e mazhorancës po hetohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash
Ndonëse në sekret të plotë, prokuroria ka avancuar në hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza. Burime të besuara për News24 konfirmojnë faktin se në gjykatën për Krime të Rënda është paraqitur nga prokuroria një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të deputetit të mazhorancës, hetimet ndaj të cilit nisën pak muaj më parë, për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të ardhurave apo detyrimeve sipas OpenData Albania rezulton se çifti Peza kanë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra të deklaruara në vitin 2013 kur gazetari Peza u bë deputeti Peza.
-Sipas kontratës të siguruar nga Citynews bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini në vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të Bankës Credins me vlerë 1.13 miliardë lekë
Në vetëm 18 muaj deputeti i Rilindjes 4 apo 5 fishon pasuritë e tij. Por nga vijnë këto qindra milionë lekë që e bëjnë Pezën aksioner Banke?
-pergjigja e Pezes: Lekët i kam fituar me punë të ndershme, akuzat nga ziliqarë
ik mer kriminele qe keni vra e pre per 50 vjet, mer hajdute!!! fuksa katnare kokcepsha ngelet gjithe jeten! ja si puna e ketyne qe pastrojne lekt e droges te kupoles, tu i bo robt me ik nga syte kembet ne vend te dyte mbas sirianeve.