Propaganda

Propaganda antishqiptare e Shqipërisë zyrtare dhe një keqkuptim fatal!
14:06 / E enjte, 12 Janar 2017

Ndofta kanë kaluar gati 18 vjet nga ather , kujtimet ruhen akoma tek unë sikur të ketë ndodhur sot . !

Në arenën shqiptare ,për herë të parë ,kishte filluar të ndihej aroma e luftës së armatosur të shqiptarëve në Kosovë , kundër pushtuesit shtypës serb . Kjo gjë, ndofta akoma në ” tunelet ” e konspiracionit “,kishte filluar të ngjallte , edhe njëherë fuqishëm , ndjenjëë kombëtare , dhe dëshirën mbarëshqiptare për çlirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi . !

Në këtë kuadër ,unë si ish ushtarak , kisha marrë njëftesë miqësore , nga disa miq të mi në Zvicër , që me se të mundja , pra , mepara , njerës dhe ndërlidhje , tëndihmoja në rast të fillimit të një lufte ( e ciala ilegalisht kishte muaj që kishte filluar ). Duke qënë se unë shpreha dëshirën dhe e pranova menjëherë ofertën për ndihmë , vendosa , që si fillim , të ndërtoja kontaktet me faktorin shqiptar , luftëtar në Kosovë . !

Kontakti dhe miku im nga Zvicra me emrin Sadri ( vonë shumë e mësova emrin e tij të vërtetë), më dha udhëzimet ku dhe si do të mund ti takoja . ! Meqë unë kisha një bisnes tregtar , Serbia , deri edhe Bosnja që sapo kishte dale nga lufta , ishin vende që shkoja shpesh , dhe vajtja ime për takimin aty nuk ishte fare problem . Me bashkëpunëtorë të mi , ngarkuam dy makina me mallra italianë ,të konsumit të përditshëm , që i kishim çuar edhe më parë , dhe u nisëm e shkuam në Kosovë ,në disa qytete …

Nuk ka rëndësi më tashti se si dhe ku u takuam në Prizren me personat që donim , por ajo që ka lënë gjurmë në kujtesën time ishte se zotërinjtë që na takuan , na pyetën menjëherë se nga ç pjesë e Shqipërisë ishim , nga Jugu apo nga Veriu . I sqaruam me humor ,se nuk e dimë ku hyn Vlora , por ne jemi shqiptarë dhe kemi ardhë për ” …atë punën e Sadrisë “( kështu kishim sinjalin për njohje . ! …

– Pra jeni nga Jugu , jeni komunistë . ! –

Vëlla , iu drejtova unë më të vjetrit , ne jemi shqiptarë dhe ardhja e jonë këtu , ka një arsye akoma më të fortë se ajo që thua ti ,pra ,jo për politike . Megjithatë nuk e di , më sqaro se çfar ndryshimi ka , Jugu me Veriun , se ne në Shqipëri i kemi njësoj !

– Si nuk ka , a nuk jeni Ju të Jugut që morët pushkën kundër presidentit Berisha , duke ruajtur anën e grekut ?? Ore mik , i thashë prerë , kush ti ka thënë këto , le ti mbajë . Unë kam ardhë nga Greqi me të vërtetë , se aty kam shkuar këtu e shtatë muaj si emigrant , por kam ardhë , i përkushtuar të ndihmoj vëllezërit e mi e mi shqiptarë në Kosovë , jo vetëm me njohuritë e mia si ushtarak karriere , por edhe me trupin tim dhe me pushkën time ,po ta dojë nevoja !

Gjithshka që thashë , sikur ra në vesh të shurdhër në fillim , dhe të dy ata ( ishin kushërinj të parë ) u bënë gati të largoheshin . Vetëm kur i lutën , të na dëgjonin , dhe kur iu thamë se unë isha mik i të ndjerit Zahir Pajaziti*, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ata u ulën dhe biseduam gjatë . !

Tashmë kanë kaluar 19 vjet dhe kuptojmë se çfarkishte influencuar në Kosovë , që pjesa më e madhe , kishte ” alergji ” për Jugun . Propoganda e shtetit shqiptar ather , gjatë trazirave dhe revoltës popullore kundër firmave piramidalene dhjetor – Mars 1997 ( pra një vit para këtij takimi ) ishte e tillë , që Jugu u rebelua nga segmente komunisto shoviniste greke !!

Kjo propagandë , kishte arritur deri aty , sa shumë luftëtar kosovarë , kishin dalë vullnetarëpër të mbrojtur Veriun . Ky ishte një keqkuptim fatal , që mund të çonte në një luftë civile shqiptare të pastër , duke larguar kështu vëmendjen ndërkombëtare , nga vullkani shqiptar në Kosovë , ku UÇK , kishte filluar tashmë luftën e saj të drejtë për çlirimin e trojeve shqiptare . !

Unë u ingranova për disa muaj , në skalionet ndihmëse , ( atë detyrë më dhanë ) duke ndihmuar refugjatë shqiptarë ti largoheshin luftës nga Kosova … !

Propaganda e shtetit zyrtar shqiptar ishte një propagandë antishqiptare e pastër , e cila për pak sa nuk bëri dëme të paktheshme në çështjen shqiptare në Ballkan !

  • Më 31 Janar 1997 , 31 janar, në një pritë të organizuar saktësisht dhe mizorisht, do të vriten tre nga drejtuesit kryesorë të luftës: Zahir Pajaziti, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe drejtues i Shtabit Qendror Operativ, Hakif Zejnullahu, zëvendëskomandant i Zonës Operative të Llapit, që përfshinte dhe Prishtinën dhe Edmond Hoxha, njëri ndër liderët e Lëvizjes Studentore.

Pak ditë më parë ishte arrestuar edhe Nait Hasani, në atë lideri politik në Kosovë i UÇK-së. Zahir Pajaziti , kishte hyrë disa herë në Shqipëri deri në Vlorë e Sarandë , nga ku kishte marrë takim me shumë ish ushtarak me përvojë në Shqipëri . Në këto takime , disa herë kam qenë edhe unë megjithse sigurimi ( SHIK ) i Shqipërisë , po bënte çmos që ti gjente dhe ti dorëzonte tek UDB e Jugosllavisë të gjithë këta elementë ilegalë nga Kosova në Shqipëri !!

1 Like

Stereotipet rreth jugoreve kam pershtypjen qe kane burim me te vjeter se propaganda ne fjale, siç edhe ne bisede, jugoret i shihnin si komuniste. Kjo perçarje bashkekombetaresh eshte nje nga dhuratat e regjimit komunist. Nuk perjashton faktin qe Berisha te kete shfrytezuar apo nxitur stereotipe ekzistente prej brezash.

po para 90-s të gjithë komunistë ishin! bile ateherë rregjimi ka bërë të mundur përzierjen e popullsise,martesat etj. shkollat,ushtria,punët,ndertimet,bënë të mundur njohjen reciproke,plus që denohej shpehja e krahinarizmit. më të diskrimininuar kanë qënë çamet qe ishin nga jugu i jugut sesa verioret! por edhe këta në nivel thashethesh,se në shkolla apo institucione nuk guxonte kush te thoshte gjysem llafi.
përçarjen krahinore e përdori për herë të pare berisha,antishqiptari më i madh në historinë e shqipërise.

2 Likes

Ne fakt, e çuditeshme eshte se shum kosovare te uçk, apo figura politike te qeverise se ardheshme kosovare, jane vrare apo burgosur ne territorin e Shqiperise, gje qe ben me faj direkt qeverite shqiptare.

Stereotipi i “jugorit komunist” nuk u formua pas rrezimit te pushtetit, por erdhi duke u formuar nder vitet qe u konsolidua diktatura. Jugori shikohej si ai qe “kapi” dhe “mbajti” pushtetin me dhune. Kjo pasqyrohet me se miri ne biseden e mesiperme, por edhe nese te ka takuar ne biseda me bashkekombetaret tane kosovare (por edhe me bashkekombetaret tane veriore) te njefare moshe, do te kesh vene re qe shprehin ne menyra te ndryshme apo te ngjashme stereotipe te tilla.

Miti i Berishes ne vetvete do te thoja qe gezon fort nga keto klishe per komunizmin dhe jugun; gje qe e ka ndihmuar politikisht dhe pertej kufirit te shihet si çlirimtar i kombit dhe gegeve.

Jugu si jugoslkavia, komuniste flake

në fakt ka një fshehje pas anti komunizmit te një ndjenje krahinariste e cila buron nga mungesa e identitetit kombëtar. sepse po ta përseris,niveli i komunistizimit në veri ka qenë më i larte. grupi i parë komunist në shqipëri u hap në shkoder. pra nuk kanë qenë antikomunist por anti jugistë,sepse për ta kombi nuk njihej. njihej vetëm krahina. nuk identifikohen si shqiptare por si gegë apo katolikë. edhe balli kombëtar që ishtë kundërshtar i komunisteve ,në jug e kishte bazën dhe koken. kështu që alibia komuniste bie. në te gjitha trojet shqiptare,vetëm labëria dhe një pjese e kosovës kanë identitet të fuqishëm kombëtar. edhe sot vetem këto zona mbeshtesin bashkimin kombëtar. të tjeret flasin për vilajete.

Interesante ky kend-veshtrim i Deltes ketu per identitetin krahinor dhe kombetar :slight_smile:

Perse nuk eshte e vertete kjo?
Zan Caushi I denuar per vrasje ne Greqi cuditerisht lirohet, vjen ne krye e bandave te kuqe ne 1997 dhe udheheq revolten ne Vlore.Bile edhe “kujdeset” per “mbarevajtjen” e zgjedhjeve ne 1997.
Piramidat ishin preteksi,qellimi ishte per te pastruar Shqiperine nga te djathet dhe me eksodin 1997-2003 ja arriten qellimit.
Me kete rast,te kuqte,e siguruan pushtetin edhe per 50 vjet te tjera.

njeriu duhet të ketë një minimum objektiviteti!
në ate periudhë kam qenë vete 6 muaj në shqipëri. populli kërkonte leket! ça lesh greku thua ti? ç’lidhje kanë protestuesit me zanin? greku shfrytezoi situaten e krijuar nga berisha që po e çonte vendin në luftë qytetare me motive krahinore. prandaj nxorri zanin nga burgu. zani e vetmja gjë që bëri ishte te terrorrizonte qytetaret vlonjatë. u duk më vonë kush i shërbeu grekut. sllavo-komunisti sali, të cilin ti pa pik turpi e quan te djathtë,ishte vegla kryesore e tyre. plani grek ky ishte. te fusim shqiptaret ne luftë me njer tjetrin dhe te nderhyjme duke ndihmuar njeren palë. por shqiptaret patriotë në jug të shqipërise nuk pranuan ndihmën e grekut ,ashtu sic parashikonte sali serbi. edhe sot e kësaj dite ,labëria është pengese për grekët sepse sllavo-komunistet e tu i dhanë greqise gjithçka kërkoi. det,shkolla greke,varreza greke,kishën ortodokse shqiptare, administraten në korçë-gjirokaster e plot të tjera që nuk kanë dalë akoma.
nqs saliun e quan te djathte,atehere esat toptanin duhet ta quash udhëheqës historik të saj.
në shqipëri nuk ka të djathte,sepse po të kishte ,do kishte kërkuar shqipërinë e madhe,prandaj mos fol si militant kafaneje që vishen polic kur merr pushtetin partia

1 Like

Jo mo une nuk quaj Saliun te djathte,por ata qe moren rrugen e mergimit ne 1997-2003 pasi i pushkatuat,i rrahet i perdhunuat apo i pushuat nga puna,vetem se ishin anetare te PD-se.
Dhe te gjitha i bete me urdher te Gramoz Rucit me shoke.
Ai ishte plan gjenial,sic zhduku Hoxha ballistet dhe legalistet,juve me menyren moderne zhduket elementet e djathte qe kishte ne PD.
Keshtu qe e siguruat pushtetin edhe per 50 vjet te tjera,pasi e djathta ska me anetare se I niset ne mergim juve…
Sa per Laberine persa kohe jane te majtet ne pushtet edhe shurren ne koke tja u beni do tju duartrokasin,se ashtu jane mesuar qe te vegjel.
Nejse mire ja beni atij populli se ate koke ka ate feste do.

o tunxh ,nuk jam shkaba unë,që më flet me gjuhë 55-e! as kam shprehur ndonjë simpati për ps-ne,se për ju, po nuk ishe me burrin e sllobodankës je me ps-në ose anasjelltas. na i bëre dhe mërgimtaret ushtarë te saliut! shqipëria do bëhet shtet kur të ketë një parti të djathtë kombëtare,e jo me çeta kaçakësh që dalin për plaçkë si çeta e salës.

1 Like

delta, ti ke bere me keq, si shume te ngjashem, si psh Stalker dhe grupi i tij porno muvi, ke shprehur vazhdimisht nje urrejtje per vdekje ndaj PD me paragjykim. Simpatia jote ndaj nje te djathte hipotetike, eshte e vone. PD mire a kaq, do s’do ti dhe çdo porno muvi, perben formalisht dhe simbolikisht gjysmen e popullit tend per te cilin ti ke vojtur kaq shume. Pothuaj çdo familje shqiptare e zgjeruar me shume persone ka vellezer te ndare ne PS dhe PD, ndare si dikur ne balliste dhe komuniste. Fakti qe vazhdimisht ti ke heshtur fare per PS-ne si formacjon, megjithse duke perbuzur ndonje eksponent te saj qe punon ne Sorros, tregon diçka. Gjithashtu tregon diçka edhe fakti qe je jugor tipik.

Nuk zgjatem me tej ne analize sepse nuk ja vlen, kaq sa thashe mjafton per te me nxjerre me detyrim dhe percaktim sorroist te PD-se dhe spijun te UDB-se. Ti lufton kunder stereotipeve, bashke me zhardinen, por jeni vete misherimi steorotipi qe mohoni realitetin me banal ne emer te nje uniteti stereotip qe nuk ekziston dhe nuk ka per te ekzistuar ndonjehere ne kete forme false qe e propogandoni.

Nuk eshte e thene qe edhe stereotipi s’mund te permbaje ne vete nje te vertete. Me konkretisht steerotipi i ndarjes jug-veri permban ne vete nje realitet, dhe jo vetem realitet shqiptar, por edhe mbare botror, njof mire rastet e Italise, Frances, Gjermanise, Amerikes. Njekohesisht ne keto vende ekziston edhe stereotipi qe ndarja gjeografike korespondon edhe me ndarjen politike ne linja te pergjithshme, dhe sipas vendit kuvendi.

Un nuk mund te tjerr lesh ketu te bej tere historine moderne te Shqiperise, mund te them shkurt se ndarja jug-veri me perkatesi felore majte-djathe eshte nje kostante ne politiken shqiptare, hapur dhe fshehur. Fshehur qe me krijimin e qeverise te Ismail beut, hapur me feloret Nol dhe Zog, fshehur me qeverine e Hoxhes, hapur me ardhjen e demokracise ku eksponentet kryesore te PS jane jugore dhe ne nivel kryetari te PS ortodokse jugu pernballe malokut mysliman (arketip nol-zog). Te mohosh faktin e ndarjes jug-veri nuk eshte nje akt heroik patriotizmi, por perkundrazi eshte nje akt falsiteti te paskajshem qe nuk ve re realitetin me mjeran banal, me pasoje direkte qe mjerimi do te mbetet i perjetshem, kurre i zgjidhur

1 Like

Propagande?
Nderhyva ne teme, nder te tjera, edhe per arsyen e thjeshte se me ngjau bezdises per te disaten e disaten here qe pas çdo te keqeje te kombit emerohet vuçidolsi Sali Berisha pas saj. Prandaj evidentova qe ndarje te tilla nuk qene pasoje direkte e propagandes se kohes por me zanafille me te kahershme. Unitetin fals qe thua ti, e konceptoj si pasoje e natyrshme ne baze interesash te perbashketa qe mundesohet ne kushte te nje vendi te lire, jo ne kushte te felores tjeter, ne nje vend te palire e te izoluar. Etiketimet prej jugori komunist e te tjera, e te tjera, jane pasoje e ketij izolimi te brendshem, pamvaresisht martesave nderkrahinore, ushtrise dhe shkollave qe paskan nxitur aq shume njohjen krahine me krahine.

ndarja jug-veri me perkatesi felore majte-djathe eshte nje kostante ne politiken shqiptare, hapur dhe fshehur

Inkuizitor,
sh i kënaqur që po lexoj një koment të tillë. Në vijim dhe si shtesë:

edhe në ato dy momentet në politikë ku kjo ndarje duket e fshehur, shfaqet hapur polariteti më se latent jug-veri: në kohën e Qemal beut vlonjat egzistonte qeveria e Esat pashës krutan, sikundër dhe epoka e komunistit “ortodoks” gjirokastrit Enver u zëvendësua me periudhën e komunistit “reformist” shkodran Ramiz.

Në një plan tjetër më përgjithësues:
Ndarja tradicionale veri-jug u shëndrrua në “stereotip” nga momenti që u materializua nga politika si ndarje pushteti (më mirë të themi si pellgje gjeografike influence mbi të cilat mbështetej pushteti politik qysh prej krijimit të Shtetit shqiptar të pavarur).
Ajo është një konstante jo thjesht politike por së pari, historike. Për mendimin tim, ajo çfaqet qysh në daljen për herë të parë në skenën rajonale dhe evropiane të “arbërve” (shek XI) dhe mbështetet mbi dy bashkësi njerëzore të dallueshme (të quajtura qysh prej shek. XVII me etnonimin Toskë dhe Gegë), të vendosura sipër dhe poshtë fraktalit Shkumbin.
Të gjitha elementët mbi të cilat ngrihet koncepti i etnicitetit dëshmojnë mbi këtë fakt historik:

  • gjuha; paçka se gjithmonë brenda suazës të një gjuhe gjenerike “arbër” (më vonë shqip), të dallueshme dhe thelbësisht të ndryshme nga gjuhët e rrethqarkut ballkanik, dy dialektet e saj tosk dhe gegë përçojnë fonema apo njësi mbisegmentale (konsonanca apo tonema) po aq të ndyshme dhe të dallueshme mes vedit;
  • orientimi fetar, krishtërimi ortodoks në Jug - katolik në Veri. Bile edhe myslimanizmi mbizotërues, i sjellë nga pushtuesi osman i epokës, u orientua mes dy poleve të dallueshme: bektashi në Jug dhe sunit në Veri-Qendër;
  • sferat e ndikimit politiko-kulturor: greko-bizantine në Jug - latine (normane-venedikase) në Veri;
  • marrëdhëniet familjaro-shoqërore: fshati dhe bashkësia komunale në Jug - fisi i gjakut, bajraku në Veri;
  • struktura e marrëdhënieve pronësore: beu dhe çifligu në Jug - bajraktari dhe prona e vogël individuale në Veri:
1 Like

tiku,e para unë jam një shqiptar dhe jugor siç ta ka qejfi ty. problemi nuk ështe tek prejardhja krahinore,por tek kundërvënia e saj ndaj kombëtares. është çëshje përparësie. përse kjo dukuri nuk vihet re në vendet fqinje? ku ndryshueshmëria krahinore dhe gjuhësore është shumë më e lartë se në shqipëri?përse nuk ka parti krahinariste si pd-ja? ështe çëshje modeli. do ndiqet modeli afgano-libanez i theksimit te ndryshime i cili mund ne 97-a te reja,apo modeli evropian kombëtarist i zvogëlimit të tyre dhe solidaritetit kombëtar?
sa për ps-në ,ajo është një parti qytetbotiste dhe lubonjiste. kështu që aludimi yt nuk pi ujë. nuk kam asnjë lloj simpatie për të dyja,por qasja saliste paraqet rrezikshmëri reale kombëtare. pastaj,ju te ‘‘integrimit’’ duhet të ishit ps-istë! ju që e konsideroni kombin një institucion të pavlerë,duhet të kishit për guru lali erin që është dhe protestant,apo naim çilin që u henrizua.
dhe e fundit,modeli salist ,mbeshtetet nga një pjese e vogël e veriut. shqiptaret ,edhe atje janë më të shumte se gegët

hudhu e na bo i dor muhabet anej nga tema: A mund te jete objektiv gjykimi?

Kur te fitoje ps ne shkoder, dhe pd ne kuqove flasim :wink: